Histori e Institucioneve

Print

Ilirjana Kaceli, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 103
Emri
Histori e Institucioneve
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kursi i lëndës Historia e Institucioneve trajton institucionet politike, sistemet kushtetuese, zhvillimin e institucioneve të së drejtës dhe të drejtat e lirisë përballë pushteteve politike, në një përiudhë shume shekulore të historisë, nga Institucionet poltike të Lindjes së Lahtë, rënia e Perandorisë Romake e deri në vendosjen e demokracive bashkëkohore, në një hapësirë të gjërë gjeografike dhe kulturore që përfshin Europën, Afriken, Azinë dhe Amerikën e Veriut

Objektivat

Pas përfundimit të këtij kursi, studentët duhet të jenë në gjendje të: 1.Kuptojnë zhvillimin historik të ligjit në kulturat më të rëndësishme botërore; 2. Fitojnë një perspektivë të gjerë mbi kulturat e lashta, mesjetare dhe moderne ligjore; 3. Analizo burime parësore dhe rëndësinë e tyre në momente të rëndësishme historike; 4. Zhvillojne aftësi analitike dhe kritike , aftësi të diskutimit dhe prezantimit.

Java
Tema
1
Institucionet politike të Lindjes së Lashtë dhe tiparet e monarkisë egjiptiane Shtetet skllavopronare janë shtetet e para në zhvillimin e historsë njerëzore. Viti i saktë i formimit të tyre nuk dihet, sepse ai nuk u krijua përnjëherë, nuk u krijua për një vit as për një dekadë, por krijimi i tij ishte një proces shoqëror historik që zgjati me shekuj. Shtete e para Skllavopronare të Lindjes së Lashtë u krijuan dhe u zhvilluan në zonat subtropike pranë luginave të lumenjëve të mëdhenj siç janë: Nili, Eufrati, Tigrisi, Indi, Gangesi, Jancekjangu, Hoang-Ho etj. Vendosja e njerëzve në këto vise u bë për shkak të kushteve shumë më të përshtatshme për jetë. Në këto vise njëherë u krijuan qytet-shtetet e para të cilat për një periudhë bukur të gjatë qëndruan të pavarura, por për shkak të kushteve klimatike dhe kushteve të dobëta të teknikës këto qytet-shtete vetëm të bashkuara mund të mirëmbanin sistemin e irigacionit (përmes numrit të madh të skllevërve). Ky leksion do të trajtojë institucionet politike të Lindjes së Lashtë. Një vëmnedje të vecantë do ti kushtohet tipareve të monarkisë egjiptiane dhe kodit të Hamurabit. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 17-36
2
Institucionet në Athinë dhe Spartë Në fund të shek. IX dhe në fillim të shek. VIII p.e.s. në gadishullin e Atikës nga fiset (filet) jone u formua qytet- shteti i Athinës dhe qyteti i Spartës. Ky leksion do të fokusohet në karakteristikat e institucioneve në Greqinë e vjetër dhe në Spartë. Një vëmendje e vecantë do ti kushtohet regullimit shtetëror; shtresat shoqërore dhe pozita e tyre juridike dhe karakteristikat e së drejtës në Athinë dhe Spartë. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 37-72
3
Periudha mbretërore dhe Respublica romake Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë. Sipas një tradite dhe sipas shkrimtarëve të mëvonshëm si Tit Livi, Republika Romake u krijua rreth vitit 509 p.e.s, kur i fundit nga shtatë mbretërit romakë, Tarkuin Krenari u rrëzua dhe një sistem i bazuar në magjistratë të zgjedhur një herë në vit dhe kuvende me përfaqësues të ndryshëm u vendosën. Një kushtetutë vendosi një varg normash dhe balancimesh dhe ndarje pushtetesh. Magjistratët më të rëndësishëm ishin dy konsujt, që së bashku ushtruan pushtetin ekzekutiv në formën “imperium”, ose me urdhër ushtarak. Ky leksion do të fokusohet në Periudhën Mbretërore dhe Respublica Romake. Një vëmendjë të vecantë do ti kushtohet institucioneve romake dhe burime të së drejtës. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 76-105; 121-133
4
Perandoria Bizantine, institucionet dhe rendi juridik Perandoria bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë romake, që mbijetoi për një mijë vjet pas copëtimit të gjysmës perëndimore në mbretëri feudale të ndryshme dhe që ra përfundimisht pas sulmeve të vazhdueshme të turqve osmanë në 1453. Vetë emri Bizantin shfaq keqkuptimet me të cilat është rënduar historia e perandorisë, duke ditur që banorët e saj nuk do ta konsideronin aspak të përshtatshëm. Sipas tyre, ata nuk i përkisnin askujt tjetër përveç Perandorisë romake, të themeluar pak përpara fillimit të Periudhës së krishterë me aprovimin e Zotit për të bashkuar popullin në pregatitje për ardhjen e të birit. Krenarë për prejardhjen e krishterë dhe romake, ata e quanin veten Romaioi ose romakë. Historianët modernë bien dakord me ta vetëm pjesërisht. Termi Roma Lindore përshkruan saktësisht njësitin politik që përfshinte provincat lindore të Perandorisë së vjetër romake deri në 476, kur akoma kishte dy perandorë. I njëjti term mund të përdoret deri në fund të pjesës së dytë të shekullit të 6-të, sa kohë që njerëzit vazhdonin të vepronin e të mendonin jo ndryshe nga ata të Perandorisë së hershme romake. Në po këtë kohë, megjithatë, pati ndryshime aq të shumta saqë pas shekullit të 7-të, shteti dhe shoqëria në Lindje ndryshonin dukshëm me format më të hershme. Për të shfaqur këtë ndryshim, historianët tradicionalisht e kanë përshkruar perandorinë mesjetare si Bizantine. Ky leksion do të trajtojë institucionet dhe rendin juridik në perandorinë Bizantine. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 157-180
5
Institucionet mesjetare në Evropë Me mesjetë nënkuptojmë periudhë të historisë evropiane ndërmjet lashtësisë (rreth vitit 600) dhe kohës së Re (duke filluar midis viteve 1453 dhe 1517). Mesjeta krijoi periudhën e mesme në një ndarje skematike të historisë evropiane në tre "epoka": Qytetërimi klasik i lashtësisë, Mesjeta dhe Kohët moderne. Mesjeta e Evropës Perëndimore fillon me mbarimin e Perandorisë Romake perëndimore (qv. 5) deri në ngritjen e monarkive, fillimit të kërkimeve tejdetare, ringjalljes së humanizmit, dhe Reformimi Protestant që filloi në vitin 1517. Të gjitha këto ndryshime shënojnë fillimin e periudhës së hershme moderne që solli Revolucionin Industrial. Një vëmendje të vecantë në këtë leksion do ti kushtohet institucioneve politike-juridike. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 181-192
6
Shoqëria feudale, Sistemi i senjorive dhe i komunave, Qytetet e Mesjetës Në shoqërine feudale, forma zotëruese ekonomiko - shoqërore e mesjetës ishte feudalizmi. Ky leksion to të trajtojë karakteristikat e shoqërisë feudale, sistemin e senjorive dhe të komunave. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet organizimit të qyteteve mesjetare dhe analizës së normave juridike që parashikonin statutet mesjetare. Statutet e qyteteve mesjetare kanë qenë tërësi normash të shkruara e të kodifikuara, që rregullonin jetën e brendshme të qyteteve mesjetare dhe marrëdhëniet e tyre si komuna autonome ose të pavarura me zotërinjtë feudalë. Mbi bazën e tyre zgjidheshin dhe vepronin të gjitha organet e brendshme drejtuese të komunës, që kryenin detyra të caktuara me karakter legjislativ, administrativ, gjyqësor etj. Në statute përcaktoheshin të drejtat dhe detyrat e qytetarëve të komunës, rregullat për shfrytëzimin e tokës pronë të komunës, parashikoheshin sanksione për respektimin rigoroz të tyre. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 193-237.
7
Karakteristikat institucionale të Mbretërisë Britanike dhe Francës gjatë mesjetës Në këtë leksion do të trajtohen organizimi dhe karakteristikat institucionale të Mbretërisë Britanike dhe Francës gjatë mesjetës. Në mesjetë monarkia absolute ishte forma e qeverisjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë. Monarkia është një formë e qeverisjes në të cilin sovraniteti, i plotë apo nominal, mishërohet në 1 ose 2 individë (monarku ose monarkët). Format e monarkisë ndryshojnë bazuar në nivelin e autonomisë juridike të monarkut në qeverisje, mënyra e përzgjedhjes së monarkut, dhe kufizimet e paracaktuara për gjatësinë e mandatit të tyre. Kur monarku nuk ka asnjë apo ka pak kufizime ligjore në çështjet shtetërore dhe politike, ajo quhet monarki absolute dhe është një formë e autokracisë. Rastet në të cilat kompetencat e monarkut janë të kufizuara (forma më e zakonshme e monarkisë), atëherë quhet monarki kushtetuese. Në monarkitë trashëguese posti kalon përmes trashëgimisë brenda një grupi të familjes, ndërsa monarkitë zgjedhore përdorin disa sisteme votimi. Krahas identifikimit të institucioneve dhe kompetencave që kishin, një vëmendje të vecantë do ti kushtohet edhe aspekteve të së drejtës në atë kohë vecanërisht Magna Carta Libertum. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 238-305
8
Provim Gjysmëfinal
9
Rënia e monarkisë absolute dhe vendosja e monarkisë liberale në Angli Ky leksion do të trajtojë rënien e monarkisë absolute dhe vendosja e monarkisë liberale në Angli. Gjatë leksionet do të sqarohen gjendja socio-politike e Anglisë në prag të revolucioneve të shek.XVII dhe roli i lëvizja protestante e puritane në prag të Revolucionit. Më pas leksioni do të fokusohet në aktin që i parapriu Revolucionit Anglez “Petition of Right” i miratuar në vitin 1628. Ky akt konsiderohet si dokumenti i dytë më i rëndësishëm në Angli pas Magna Carta dhe saksonionte supremacine e parlamentit mbi pushtetin absolut të monarkut. Sipas “Petition of Right” Mbreti do të ishte një vëzhgues i thjeshtë në procesin e miratimit të ligjeve. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet Qeverisja e Kromuellit dhe Revolucionit të lavdishëm që i hapi rrugë rrugë vendosjes së monarkisë parlamentare dhe forcimit të parlamentarizmit me aktet “Bill of Rights” (Akti mbi të Drejtat) dhe “Act of Settlement” (Akti i Trashëgimisë së Fronit). Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 306-320
10
Karakteristika të institucioneve moderne në SHBA Ky leksion do të trajtojë karakteristika të institucioneve moderne në SHBA. Në fillim një panoramë e përgjithshme e luftës për pavarësi dhe roli i kolonive në shtetformimin e SHBAsë do të jepet. Më pas leksioni do të fokusohet rrethanat politike dhe ekonomike që cuan drejt miratimit me 4 korrik 1776 të ‘Deklaratës së Pavarësisë’. miratuar më 4 korrik 1776. Deklarata shallte bashkimin e kolonive dhe sanksiononte lirinë dhe pavarësinë e shteteve. Deklarata sanksiononte parimin e barazisë & patjetërsueshmërisë së të drejtave të njeriut. Një vemendje të vecantë do ti kushtohet Kushtetutës së SHBAsë miratuar nga Kuvendi i Filadelfias në vitin 1787. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 321-341
11
Institucionet politiko-juridike gjatë dhe pas revolucionit francez Ky leksion fokusohet në institucionet politike-juridike gjatë dhe pas revolucionit francez. Një panoramë e përgjithshme e shakqeve të revulucionit do të trajtohet në fillim me qëllim që studentët të kuptojnë me mirë situatën. Më pas leksioni do të trajtojë rolin e iluminizmit; Revolucioni i lavdishëm anglez (1688-1689) dhe Revolucioni amerikan (1775-1783) në Revulucionin Francez. Një vëmendje të vecantë do ti kushothet etapave të Revulucionit Francez analizës së Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit (1789). Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 342-387.
12
Karakteristikat e institucioneve politike të sistemit bashkëkohor në SHBA Ky leksion do të trajtojë sistemin bashkohor kushtetutes në SHBA. Një vemendje të vecantë do ti kushtohet përmbajtjes së Kushtetutës. Kushtetuta e ShBA-së është ligji sipëror ose akti më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushtetuta fillimisht përbahej nga shtatë nene. Tri nenet e para ngërthejnë doktrinën e ndarjes së pushteteve, sipas së cilës qeveria federale ndahet në tri degë: ligjvënësi, i përmbajtur prej Kongresit dydhomësh të Shteteve të Bashkuara; ekzekutivi, i përmbajtur nga Kryetari i Shteteve të Bashkuara; dhe gjyqësori, i përmbajtur nga Gjykata e Lartë dhe gjykatat federale. Nenet pesë dhe gjashtë vendosin doktrinën e federalizmit, duke përshkruar marrëdhëniet ndërmjet shteteve të veçanta dhe ndërmjet shteteve dhe qeverisë federale. Neni i pestë përcakton ecurinë për ndryshimin e Kushtetutës. Neni i shtatë përcakton ecurinë për miratimin e Kushtetutës. Kushtetuta u vendos më 17 shtator 1787 nga Kuvendi Kushtetutës në Filadelfi, Pensilvani, dhe u miratua nga kuvendet në njëmbëdhjetë shtete. Hyri në fuqi më 4 mars 1789. Prej se është vendosur si ligj, Kushtetuta është ndryshuar njëzet e shtatë herë. Dhjetë ndryshimet e para (bashkë me dy të tjera që s'qenë miratuakohë) i paraqiti Kongresi më 25 shtator 1789 dhe u miratuan me tri të katërtat e shteteve të nevojshme më 15 dhjetor 1791. Këto dhjetë ndryshime të para njihen si Karta e të Drejtave. Kushtetuta interpretohet, plotësohet dhe zbatohet përmes nji korpusi të gjanë të ligjeve kushtetuese. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara qe e para kushtetutë e llojit të vet dhe ka ndikue kushtetutat e shumë vendeve tjera. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 388-411.
13
Karakteristikat e institucioneve politike bashkëkohore të Britanisë së Madhe Ky leksion analizojë sistemin juridik dhe institucionet kryesore politike bashkëhor në Britaninë së Madhe. Një panoramë e përgjithshme e partive politike dhe ideologjive të tyre do të trajtohet në leksion. Më pas leksioni do të fokusohet në funksionin dhe rolin e Mbreti, qeverisë, parlamentit dhe gjyqësorit. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet analizës së sistemit juridik common laë në Mbretërinë e Bashkuar. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 412-430.
14
Karakteristikat e institucioneve politike bashkëkohore të Francës Ky leksion analizojë sistemin juridik dhe institucionet kryesore politike bashkëhor në Francë. Një panoramë e përgjithshme e partive politike dhe ideologjive të tyre do të trajtohet në leksion. Më pas leksioni do të fokusohet në analizën juridike të Kushtetutës së vitit 1958 duke u fokusuar vecanërisht në i) përbërjen dhe kompetencat e parlamentit; ii) funksionin dhe rolin e qeverisë, dhe iii) pavarësinë e gjyqësorit. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 431-450.
15
Karakteristikat e institucioneve politike bashkëkohore të Gjermanisë Ky leksion analizojë sistemin juridik dhe institucionet kryesore politike bashkëhor në Gjermani. Një panoramë e përgjithshme e partive politike dhe ideologjive të tyre do të trajtohet në leksion. Më pas leksioni do të fokusohet në analizën juridike të Kushtetutës Gjermane, miratuar në vitin 1949, duke u fokusuar vecanërisht në i) përbërjen dhe kompetencat e parlamentit; ii) funksionin dhe rolin e qeverisë, dhe iii) pavarësinë e gjyqësorit. Literatura përkatëse: 1. Aurela Anastasi, Historia e Institucioneve (Tiranë 2006) 451-467.
16
Provim Final
1
Studenti duhet të jetë i aftë të përshkruajë dhe shpjegojë strukturën, institucionet dhe parimet e funksionimit të tyre
2
Të mund të diskutojë dhe të vlerësojë rreth problemeve ligjore të zhvillimit të Historisë së Institucioneve
3
Të demonstrojë aftësi për tu shprehur në fushat e së drejtës publike dhe në vecanti pjesës së institucioneve
4
Të jetë i qartë për rrugën në të cilën ka kaluar shoqëria njerëzore dhe institucionet e saj
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
123
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.92
ECTS
5.00