Procedurë Civile

Print

Aranit Qinami, Msc

Kodi
LAW 322
Emri
Procedurë Civile
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta proceduriale civile si një nga pjesët e së drejtës studion rregullat e zhvillimit të procesit civil, që bëjnë të mundur të jepet drejtësi duke garantuar si integritetin e rendit juridik, ashtu të drejtat subjektive materiale të subjekteve të ndryshme, qoftë në marrëdhëniet e tyre reciproke, qoftë dhe kundrejt organeve të pushtetit publik dhe duke i ofruar këtyre subjekteve mjetet juridike për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme. Me anë të këtij kursi, studentët do tëpërvetësojnë njohuri mbi parimet, cështjet e kompetencës dhe juridiksionit, aktet e ndryshme proceduriale, pra gjykimin në shkallë të parë në tërësi.

Objektivat

Qëllimi i këtij programi është të pajisë studentët me njohuritë të thelluara për t'u përballur profesionalisht me procedurat gjyqësore civile. Me përfundimin e këtij niveli studimesh, studenti duhet të jetë në gjendje për të kërkuar, analizuar dhe të zgjidhur probleme të çështjeve teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile.

Java
Tema
1
Organizimi dhe parimet e procesit gjyqësor- Veprimi i normës proceduriale në kohë dhë hapësirë
2
Juridiksioni dhe kompetenca
3
Palët në procesin civil- Bashkëndërgjyqësia- Ndërhyrja e personit të tretë
4
Padia-Sigurimi i padisë
5
Aktet proceduriale, pavlefshmëria e tyre dhe afatet
6
Gjykimi në shkallë të parë
7
Hetimi gjyqësor- llojet e provave
8
Provimi gjysëmfinal
9
Pezullimi, pushimi i gjykimit dhe dhënia e vendimit
10
Gjykimi në mungesë - Gjykimet e posacme
11
Arbitrazhi
12
Mjetet e ankimit kundër vendimeve gjyqësore- Gjykimi në Apel
13
Rekursi në Gjykatën e Lartë- Rishikimi i vendimit
14
Ekzekutimi i detyrueshëm- Përmbaruesi gjyqësor
15
Mjetet e mbrojtjes kundër ekzekutimit të vendimit
16
Provim Final
1
1 Studentët do të kenë njohuri të mirëfillta mbi procedurën civile. 2 Studentët do të njihen me konceptet, parimet dhe rregullat e përgjithshme të procesit civil. 3 Studentët do të jenë në gjendje të kërkojë, analizuar dhe të zgjidhe probleme e çështje teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile. 4 Studentët do të jenë të pajisur me informacione dhe praktikë gjyqësore të mjaftueshme për t’u dhënë zgjidhje çështjeve konkrete që lidhen me elementë procedurialë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 5 80
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 14 14
Provimi përfundimtar
1 16 16
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
152
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.08
ECTS
6.00