E Drejtë Administrative

Print

Besa Ombashi, PhD

Kodi
LAW 216
Emri
E Drejtë Administrative
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda “E drejta administrative” studion mënyrën e organizimit dhe rregullat bazë të funksionimit të administratës shtetërore gjatë procesit të vendimmarrjes dhe shqyrtimit të procedimeve administrative. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike, të cilat kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm.

Objektivat

“E drejta administrative” merr përsipër të japë njohuri të plota mbi format e aktivitetit dhe kontrollit të organeve si dhe mbi mënyrën dhe llojet e shfaqjes së vullnetit administrativ të tyre. Në veçanti lënda jep informacion të detajuar mbi disa prej organeve më të rëndësishme të administratës publike duke patur si qëllim të njohë studentët me parimet bazë të formimit, veprimtarisë dhe problemeve të ndryshme administrative, që ato shfaqin në praktikë. Qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj lëndë është njohja e studentëve me parimet bazë të formave të shfaqjes së vullnetit shtetëror, duke u ndalur veçanërisht në njohuritë e përgjithshme materiale mbi aktin administrativ dhe zgjidhjen që u bëhet nga praktika administrative e gjyqësore mosmarrëveshjeve administrative. Lënda synon që të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ juridiko-administrativ. Të aftësohen të bëjnë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punim diplome). Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit ligjor në rastet e shmangieve nga standardet juridike, etj.

Java
Tema
1
Hyrje në të drejtën administrative dhe kuptimi i administratës publike E drejta administrative-degë e së drejtës publike. Përkufizimi i nocionit të administratës dhe nocioneve të tjera më të rëndësishme të së drejtës administrative nëpërmjet teksteve të legjislacionit shqiptar. Objekti, burimet, normat e së drejtës administrative. Kuptimi i marrëdhënies juridiko-administrative. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 13-58.
2
Administrata publike në R.SH. Koncepte themelore të organeve administrative Kuptimi i organit publik dhe i nocionit shërbim publik. Karakteristikat e organit publik, ngjasimet me pushtetin legjislativ dhe gjyqësor. Llojet e organeve të administratës shtetërore/publike. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 177-205.
3
Administrata publike në R.SH. Koncepte themelore të organeve administrative Kuptimi i organit publik dhe i nocionit shërbim publik. Karakteristikat e organit publik, ngjasimet me pushtetin legjislativ dhe gjyqësor. Llojet e organeve të administratës shtetërore/publike. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 177-205.
4
Parime themelore të Administratës Shtetërore. Etika dhe paanësia në administratën publike Mbi parimet e së drejtës administrative. Parimet kryesore të së drejtës administrative. Nga parimi i ligjshmërisë te parimi i kontrollit. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 66-165.
5
E drejta për informmim dhe për t'u konsultuar. Të dhënat personale dhe konfidencialiteti Kuptimi i gjendjes juridiko-administrative të njeriut dhe elementet e saj. Prej zotësisë juridiko-administrative dhe prej zotësisë për të vepruar në fushën e administratës shtetërore/publike. Gjendja juridiko-administrative e shtetasve shqiptarë. Gjendja juridike dhe të drejtat dhe detyrimet. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 347-356.
6
Administrata shtetërore; organe të pushtetit qendror si dhe organe të pavarura Kuptimi i organit publik dhe i nocionit shërbim publik. Presidenti i Republikës. Administrata shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. Kryeministri dhe Kryeministria. Qeveria. Institucionet e varësisë nga ministritë. Agjencitë autonime. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 177-294.
7
Organe të pushtetit vendor dhe organe te kontrollit administrativ: gjendja e tyre juridike. Forcat e armatosura. Entet publike. Historik i shkurtër i qeverisjes vendore. Sistem i njësive dhe i organeve administrative të sistemit vendor në Shqipëri. Vetqeverisja vendore. Organet e Forcave të Armatosura si organe të administratës shtetërore/publike. Organet e entit Publik. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 288-304; 305-324.
8
Provim gjysmëfinal
9
Shërbimi Civil Rregullimi i marrëdhënieve të punës për punonjësit e administratës shtetërore në periudhën 1945-1990. Legjislacioni për marrëdhëniet e punës pas vitit 1990. Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë. Administrimi i Shërbimit Civil. Klasifikimi dhe pranimi i nëpunësve civilë. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 375-430.
10
Procedura administrative: fazat e zhvillimit të procedurës administrative Procedura e miratimit të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore. Mbikëqyrja e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. Administrata shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 256-270.
11
Format e shfaqjes së vullnetit të administratës publike: karakteristikat e tyre. Akti administrativ, veçoritë e tij. Kontrata administrative dhe veprimet e tjera administrative Nisja e procedimit administrativ, kuptimi dhe pwrmbajtja e tij. Procedura pwr shqyrtimin e kundwrvajtjeve administrative. Procedura pwr gjykimin e shpwrblimit tw dwmit. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 447-460.
12
Vlefshmëria e aktit administrativ-Pavlefshmëria e aktit administrativ Kuptimi i kundërvajtjes administrative, përkufizimi i saj dhe dallimi nga vepra penale. Faji si element i domosdoshëm i përgjegjësisë administrative. Organet administrative. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 431-446.
13
Kontrolli i veprimtarisë së administratës publike, vëmendja tek akti administrativ-Rishikimi kushtetues i aktit administrativ normativ-Prezantim i reformës në ushtrimin e kontrollit gjyqësor Parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore. Këshilli i Ministrave, Kryeministri dhe Kryeministria. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 211-255.
14
Kundërvajtja administrative dhe elementet përbërës të saj Kuptimi i kundërvajtjes administrative, përkufizimi i saj dhe dallimi nga vepra penale. Faji si element i domosdoshëm i përgjegjësisë administrative. Organet shtetërore që kanë të drejtë të nxjerrin dispozita që përcaktojnë kundërvajtje administrative. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 431-449.
15
Drejtësia administrative Organet e gjykimit (shqyrtimit) të kundërvajtjeve administrative. Procedura për gjykimin e shpërblimit të dëmit. Rregullat për ankimin e vendimeve të dënimeve administrative dhe të shpërblimit të dëmit. Dobjani, Ermir. (2016) E drejta administrative, Tiranë: 450-460.
16
Provim Final
1
Pas vitit 1990 lindi nevoja e ripërcaktimit të termave të kësaj lënde, por duhej të saktësoheshin dhe qartësoheshin nocionet administratë shtetërore, administratë publike dhe administrim publik.
2
Në vijim të procesit duhej të riorganizoheshin edhe nocionet organ publik, autoritet publik, nëpunës publik dhe ent publik.
3
Do të kushtohet vëmendje e veçantë te njohja e mënyrave sesi administrata realizon veprimtarinë e vet të shërbimit publik.
4
Të qartësohet diferenca midis menaxhimit publik dhe atij privat. Ndërsa menaxhimi publik ofron nënshtrimin e administratës ndaj së drejtës publike, e kundërta ndodh me menaxhimin privat.
5
Objekti i së drejtës administrative u bënë jo vetëm ato norma juridike, që lidhen drejtpërdrejt me administratën shtetërore, por edhe normat e tjera që rregullojnë shërbimet publike ndaj qytetarëve. Por sipas Dimitrijeviq, i cili pranon evoluimin e kësaj shkence: “objektin e së drejtës administrative e bën tërësia e normave juridike që rregullojnë organizimin, veprimtarinë, kontrollin dhe përgjegjësinë e administratës publike.” . Dimitrijeviq, Predrag. (2010) E drejta administrative, Beograd: faqe 10-14.
6
Do t’u lihet hapësira e duhur burimeve, normave të së drejtës administrative, si dhe kuptimit dhe elementeve përbërës të marrëdhënies juridiko-administrative.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 5 80
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 2 2
Ngarkesa totale e punës
155
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.20
ECTS
6.00