Shkrim dhe Arsyetim Ligjor, Teknikë Legjislative

Print

Ermira Shkreta, Msc

Kodi
LAW 104
Emri
Shkrim dhe Arsyetim Ligjor, Teknikë Legjislative
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Analiza e ligjeve tregon se në disa raste, shumë nga dispozitat e tyre nuk kanë qënë në gjendje të arrijnë objektivat e tyre. Mungesa e efektivitetit dhe zbatueshmërisë së legjislacionit, vjen shpesh edhe si rezultat i mangësive në procesin e hartimit të ligjeve. Legjislacioni i hartuar keq pakëson sigurinë dhe stabilitetin ligjor. Në të njëjtën kohë, legjislacioni i hartuar keq mund të mos arrijë objektivat për të cilat është hartuar, mund t’i arrijë me një kosto tepër të lartë, ose mund të çojë në procese të kushtueshme gjyqësore si pasojë e teksteve ligjore të paqarta apo me hapësirë për interpretime subjektive. Në përgjithësi, legjislacioni i hartuar keq mund të krijojë vështirësi për t’u zbatuar pavarësisht vullnetit apo dëshirës së mirë. Në këtë kuadër përgatitja e jursitëve të aftë për hartimin e akteve ligjore është thelbësore. Kursi trajton disa nga çështjet kryesore që lidhen me përgatitjen e duhur të legjislacionit, sikurse janë teknikat e hartimit të ligjeve, kushtet dhe kufizimet ligjore që zbatohen në veprimtarinë legjislative dhe organizimin e punës që lidhet me hartimin e ligjeve, duke përfshirë çështjet institucionale dhe procedurale.

Objektivat

Kursi synon t’i njohë studentët me parimet e përgjithshme të hartimit të ligjeve, duke përfshirë kuadrin kushtetues dhe ligjor të hartimit të tyre; delegimin e kompetencave për të bërë akte ligjore; nevojën dhe justifikimin e ndërhyrjes legjislative dhe alternativat e mundshme; vlerësimin e efekteve dhe ndikimit të legjislacionit; si dhe kodifikimin. Studentët do të njihen gjithashtu me procedurën legjislative, duke përfshirë planifikimin dhe organizimin e hartimit paraprak të ligjeve; konsultimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe përgjigjet legjislative si rezultat i këtij konsultimi; shqyrtimin e projektligjeve dhe paraqitjen e tyre në Kuvend; si dhe shpalljen, botimin dhe rishikimin në vijim të legjislacionit të nxjerrë. Një tjetër objekti i këtij kursi është njohja e studentëve me teknikat formale të hartimit të ligjeve, duke përfshirë strukturën e teksteve ligjore; sistemimin dhe renditjen e dispozitave të përgjithshme dhe rregullat për përgatitjen e relacioneve të projektligjeve. Kursi analizon gjithashtu, përgatitjen e legjislacionit vendas në lidhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, duke përfshirë hartimin e legjislacionit që lidhet me miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare; zbatimin në legjislacionin vendas të marrëveshjeve ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë dhe implikimet e lidhura me përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire të BE-së

Java
Tema
1
Qëllimet e legjislacionit dhe parime të rëndësishme për hartimin legjislativ Tema hyrëse e lëndës analizon qëllimet që ka legjislacioni duke shpjeguar rëndësinë e tij por duke u ndalur edhe tek objektivat që kërkon të arrijë ligjvënësi nëpërmjet miratimit të akteve ligjore për të rregulluar marrëdhëniet shoqërore-juridike mes njerëzve. Gjithashtu, trajton parimet që udhëheqin hartimin legjislativ. (Fq. 9-15)
2
Kuadri kushtetues; Hierarkia e normave ligjore; Statusi i ligjeve Ky leksion synon të ezaurojë kuadrin kushtetues të ligjeve duke u ndalur tek burimet e së drejtës dhe duke përcaktuar hierarkinë e parashikuar në Kushtetutë lidhur me normat ligjore. Gjithashtu, trajton statusin e ligjeve duke përcaktuar rëndësinë që ka secili prej llojeve të ligjeve. (Fq. 16-25)
3
Ndërhyrja legjislative Fillimisht, përcaktohen arsyet pse bëhet ndërhyrje në ligj për ta ndryshuar atë. Në vazhdim, leksioni shpjegon procesin ligjvënës duke filluar nga nisma ligjvënëse dhe deri tek miratimi i ligjeve. Gjithashtu, bëhet vlerësimi i nevojës për ndërhyrje legjislative. (Fq. 26-30/ 36-43)
4
Aktet nënligjore; Qëllimi dhe nevoja për akte nënligjore; Ky leksion jep përkufizimin e akteve nënligjore. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e akteve nënligjore në mënyrë që një ligj i një fushe të caktuar të jetë sa më i plotë, synohet të shpjegohet rëndësia e këtyre akteve duke identifikuar qëllimin dhe nevojën për to. Gjithashtu, do të shpjegohet forma e këtyre akteve. (Fq. 50-56)
5
Vlerësimi i legjislacionit Një nga veprimet më të rëndësishme mbi legjislacionin është vlerësimi i tij duke informuar mbi avantazhet, pikat e dobëta dhe të forta të tij si dhe duke vlerësuar efektet e rregullimeve ligjore. Do të shpjegohen dy mënyrat e vlerësimit të efekteve të rregullimeve ligjore (VERL) dhe vlerësimi paraprak dhe i mëpasshëm i ligjit. (Fq. 30-35)
6
Kodifikimi Kjo temë trajton kodifikimin si një proces të nevojshmëm për të kategorizuar ligjet e një fushe në dokumente ligjore të plota. Në këtë kuadër, do të trajtohen qëllimet e kodifikimit dhe e gjithë procedura e kodifikimit duke shpjeguar të gjitha hapat që ndiqen lidhur me të.
7
Implikimet e legjislacionit ndërkombëtar dhe të Bashkimit Europian në hartimin e ligjeve Në këtë leksion do të trajtohen udhëzimet apo rekomandimet që jep legjislacioni ndërkombëtar lidhur me hartimin e ligjeve, formën që duhet të kenë këto akte. Kjo është e rëndësishme duke marrë shkas se vendi ynë synon të anëtarëohet në Bashkimin Europian dhe për këtë, i duhet të bëjë përafrimin e legjislacionit. (Fq.43-50)
8
Provim Gjysmëfinal
9
Teknika e hartimit të ligjeve Në këtë leksion do të shpjegohet në mënyrë të detajuar teknika e hartimit të ligjeve duke treguar edhe rregullat të cilave duhet t;u përmbahemi kur hartojmë tekste ligjore në mënyrë që ato të jenë sa më të qarta, sa më të kuptueshme dhe efektive për rregullimin e marrëdhënieve juridike. (Fq. 92-111)
10
Struktura e përmbajtjes së ligjeve Kjo temë informon studentët lidhur me strukturën dhe përmbajtjen që duhet të kenë aktet normative varësisht formës që kanë, pra nëse kemi të bejmë me amendamente, me ligje, akte nënligjore apo akte të pushtetit vendor. Përcaktohen të gjitha elementët që duhet të përmbajë ligji varësisht nëse është i fushës civile, penale etj. (Fq. 50-63)
11
Renditja e dispozitave ligjore Në këtë leksion do të shpjegohet sesi bëhet renditja e dispozitave ligjore në një akt ligjor të caktuar. Pra, do përcaktohet rëndësia që ka secila pjesë e ligjit dhe vendi që i takon këtyre pjesëve në dokumentin ligjor. (56-63)
12
Stili gjuhësor Ky leksion do të ndalet në rolin që ka stili gjyhësor në përcjelljen e mesazhit të dispozitës ligjore ashtu sic ka synuar ligjvënësi. Pra, do të trajtohen disa tema të stilit gjuhësor dukë përfshirë rregullat e sintaksës, të morfologjisë dhe të drejtshkrimit. (Fq.79-86)
13
Referimet Leksioni do të fokusohet tek referimet duke dhënë përkufizimin e referimit dhe rëndësinë e tij. Krahas kësaj do të analizohen llojet e referimeve si referimi i brendshëm, referimi te pjeset superiore dhe inferiore nga neni. (Fq. 63-66)
14
Hartimi i ndryshimeve dhe konsolidimi Shpjegimi i ndryshimeve që mund të pësojë një ligj i caktuar për shkak të zhvillimeve të ndryshme shoqërore, ekonomike apo politike. Ky leksion shpjegon sesi mund të hartohen këto ndryshime dhe kur bëhet konsolidimi i tyre në tekstin ligjor fillestar. Llojet e ndryshimeve: ndryshim i heshtur, i shprehur, shfuqizimet etj. (Fq. 67-79)
15
Relacionet Shpjegimi i mënyrës sesi hartohen relacione duke filluar që nga plani për hartimin e një relacioni, përcaktimi i strukturës, verifikimi i elementëve përbërës të tij, forma që duket respektuar dhe kontributi që ka relacioni në lëmin e shkrimeve ligjore. (Fq. 96-102)
16
Provim Final
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë të aftë të kuptojnë kuadrin kushtetues, hierarkinë e normave ligjore dhe statusin e ligjeve.
2
Studentët do të kenë njohuri të avancuara në lidhje me aktet nënligjore, qëllimin dhe nevojën për akte nënligjore.
3
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe arsyetojnë nevojën për ndërhyrje legjislative.
4
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojë rëndësinë dhe të njohim metodat e vlerësimit të legjislacionit.
5
Studentët do të jenë në gendje të hartojnë një relacion shoqërues për një projektligj.
6
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të hartojnë një projektligj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 0 0
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
118
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.72
ECTS
5.00