Kriminalistikë

Print

Surja Shehi, Msc

Kodi
LAW 338
Emri
Kriminalistikë
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Kriminalistika është shkenca e studimit të gjurmëve të krimit në vendin e ngjarjes dhe e ekzaminimit të tyre në laborator, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autoreve të tyre. Kjo lëndë do të japë njohuri studentëve mbi kqyrjen e vendit te ngjarje, që kryhet nga, ekspertet me kualifikim te përgjithshëm kriminalistik, te inkuadruar në strukturat policore te rretheve dhe ekspertimin kriminalistik, që kryhet nga eksperte të specializuar të profileve të ndryshme (kimistë, fizikantë, biologë, elektronistë, etj) në institutet kriminalistike, të cilat në disa vende quhen Institute të Policisë shkencore, e në vende të tjera institute të shkencave ligjore (forense).

Objektivat

Studenti të njihet me detyrat, objektin dhe sistemin e kriminalistikës

Java
Tema
1
Shkenca kriminalistike dhe roli i saj: Detyra, objekti dhe sistemi i kriminalistikës. Vendi i kriminalistikës në sistemin e shkencave juridike penale Bazat metodologjike të kriminalistikës. Parimet e kriminalistikës
2
Identifikimi kriminalistik. Kuptimi i identifikimit kriminalistik. Bazat shkencore të identifikimit kriminalistik shenjat identifikuese. Përkatësia grupore dhe identiflkimi kriminalistik. Objektet e identifikimit kriminalistik
3
Teknika kriminalistike. Njohuri të përgjithëshme mbi teknikën kriminalistike. Rëndësia, zbatimi dhe disa metoda bashkohore.
4
Fotografia kriminalistike. Rëndësia dhe llojet. Metodat kryesore
5
Traseologjia. Mekanizmi i formimit të gjurmëve traseologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve traseologjike
6
Daktiloskopia, gjurmët e gishtave dhe të pëllëmbës së dorës, rëndësia e saj. Informatizimi i gjurmëve të duarve. Ndërtimi i figurës papilare, karakteristikat e përgjithshme dhe ato të veçanta. Mekanizmi i formimit të gjurmëve të duarve. Ekzaminimi i gjurmëve të duarve – identifikimi. Kartoteka daktiloskopike dhe funksionet e saj
7
Gjurmët e këmbëve dhe gjurmët e veglave të thyerjes. Rëndësia kriminalistike. Zbulimi, fiksimi, përgatitja për ekzaminim dhe ekspertimi i tyre.
8
Provim Gjysmë-final
9
Balistika kriminalistike. Llojet e armëve të zjarrit. Metodat e zbulimit, fiksimit të armëve, predhës dhe gjurmëve të tjera. Armët e ftohta pa teh. Metodat e zbulimit, fiksimit dhe ekzaminimit të armëve të ftohta.
10
Ekzaminimi kriminalistik i dokumentave - Provë materiale. Rëndësia dhe llojet e ekzaminimit kriminalistik të dokumentave. Metodat e falsifikimit të pjesshëm. Ekzaminimi i teksteve të mbuluara me njolla ,të djegura dhe të grisura- Falsifikimi i dokumentave me anë të kompjuterit. Prova meteriale. Ҫështje që shtrohen për zgjidhje prej organit procedues kur kryhet ekzaminimi i dokumentave.
11
Taktika kriminalistike. Njohuri te pergjithshme. Planifikimi i hetimit te veprave penale.
12
Taktika e keqyrjes se vendit të ngjarjes:Kuptimi dhe detyrat e keqyrjes së vendit të ngjarjes. Përgatitja për keqyrjen e vendit të ngjarjes. Metodat taktike te keqyrjes se vendit te ngjarjes. Ngritja dhe verifikimi i versioneve hetimore në keqyrjen e vendit të ngjarjes. Mjetet teknike kriminalistike për fiksimin e rezultateve.
13
Taktika e Kontrollimit. Rendesia, Përgatitja për kontrollim. Metodat taktike dhe kriminalistike te kontrollimit.
14
Taktika e kerkimit te fajtorit dhe te pasurise se vjedhur. Metodat taktike.
15
Taktika e pyetjes. Kuptimi dhe rëndësia e pyetjes. Bazat psikologjike në pyetje dhe metodat taktike. Taktika e pyetjes së dëshmitarit
16
Provim final
1
Studentët do të jenë të aftë të bëjnë analiza të përgjithshme mbi kqyrjen e vendit te ngjarjes, që kryhet nga, ekspertet me kualifikim te përgjithshëm kriminalistik, te inkuadruar në strukturat policore te rretheve dhe ekspertimin kriminalistik.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
101
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.04
ECTS
4.00