International Private Law

Print

Ermira Shkreta, Msc

Kodi
LAW 324
Emri
International Private Law
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Qëllimi i kësaj lënde është tu japë studentëve njohuri themelore në procedurën civile ndërkombëtare dhe në kompetencën ndërkombëtare në zgjidhjen e konflikteve. Bazat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe të marrëveshjeve të arbitrazhit do të shpjegohen me anë të qasjes praktike. Gjatë këtij kursi, do të referohemi tek Rregullorja e BE-së dhe tek Konventa e New York-ut për sa i përket arbitrazhit.

Objektivat

Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë të aftë të njohin të Drejtën Ndërkombëtare Private në përgjithësi, ligjin e zbatueshëm, zgjedhjen e ligjit dhe arbitrazhin. Studentët do të njihen me Rregulloren e BE-së dhe Konventën e New York-ut.

Java
Tema
1
Hyrje e përgjithshme në të drejtën ndërkombëtare private/ Vështrim historik në të drejtën ndërkombëtare private
2
Burimet e së drejtës ndërkombëtare private
3
Marrëdhëniet juridike ndërkombëtare private
4
Normat e konfliktit, ndërtimi dhe vecoritë e saj
5
Kualifikimi ligjor/ Aplikimi dhe efektet e normave të konfliktit
6
E drejta familjare në të drejtën ndërkombëtare private (Martesa)
7
E drejta familjare në të drejtën ndërkombëtare private (Përgjegjësia prindërore, birësimi, kujdestaria)
8
Provimi gjysmë-final
9
Pronësia në të drejtën ndërkombëtare private
10
Trashëgimia në të drejtën ndërkombëtare private
11
Detyrimet kontraktore dhe jashtëkontraktore në të drejtën ndërkombëtare private
12
Juridiksioni i gjykatave shqiptare në shqyrtimin e cështjeve me elemente të huaja
13
Arbitrazhi ndërkombëtar
14
Njohja dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të huaja
15
Përsëritje
16
Provim Final
1
Pas përfundimit të lëndës, përsa i përket procesit gjyqësor, studenti do të jetë në gjendje të vlerësojë rëndësinë e identifikimit paraprak të hapësirës së mundshme për proces gjyqësor dhe të përcaktojë gjykatën e duhur për zgjidhjen e konfliketeve në çështje kontraktore.
2
Pas përfundimit të lëndës, studenti do të jetë i aftë të kuptojë natyrën e procesit të zgjedhjes së ligjit dhe të përcaktojë ligjin e zbatueshëm për kontratat si dhe të jetë i aftë të vlerësojë procedurën për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave të huaja.
3
Përsa i përket pjesës së lëndës që ka të bëjë më arbitrazhin, studenti do të jetë i aftë të kuptojë avantazhet dhe disavantazhet e arbitrazhit si një nga format e zgjidhjeve alternative të konflikteve civile gjyqësore, të hartojë marrëveshje arbitrazhi, të zgjedhë arbitrazhin institucional ose ad hoc, të kuptojë rolin e gjykatave vendase në procedurat e arbitrazhit dhe të kuptojë mekaniymin e njohjes dhe zbatimit të vendimeve të arbitrazhit të huaj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 15% 15%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
55%
Përqindja e provimit përfundimtar
45%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00