E Drejtë Administrative

Print

Aranit Qinami, Msc

Kodi
LAW 216
Emri
E Drejtë Administrative
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda “E Drejta Administrative” studion mënyrën e organizimit dhe rregullat bazë të funksionimit të administratës shtetërore gjatë progesit të vendimmarrjes dhe shqyrtimit të procedimeve administrative. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike të cilat kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm

Objektivat

Lënda merr përsipër të japë njohuri të plota mbi format e aktivitetit dhe kontrollit të organeve si dhe mbi mënyrën dhe llojet e shfaqjes së vullnetit administrativ të tyre. Në veçanti lënda jep një informacion të detajuar mbi disa prej organeve më të rëndësishme të administratës publike duke patur si qëllim të njohë studentet me parimet bazë të formimit, veprimtarisë dhe problemeve të ndryshme administrative që ato shfaqin në praktikë. Një qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj lëndë është edhe njohja e studenteve me parimet bazë të formave të shfaqjes së vullnetit shtetëror, duke u ndalur veçanërisht në njohuritë e përgjithshme materiale mbi aktin administrativ dhe zgjidhjen që u bëhet nga praktika administrative e gjyqësore mosmarrëveshjeve administrative.

Java
Tema
1
Hyrje në të drejtën administrative dhe kuptimi i administratës publike
2
Administrata Publike Në R.SH., Koncepte themelore te organeve administrative.
3
Parimet e përgjithshme të funksionimit të Administratës Publike. Ligjshmeria, barazia, diskrecioni, proporcionaliteti, etj
4
Parime themelore të Administratës Shtetërore. Etika dhe paanësia ne administratën publike
5
E drejta për informmim dhe për t'u konsultuar. Të dhënat personale dhe konfidencialiteti.
6
Administrata shteterore; organe të pushtetit qendror, si dhe organe të pavarura
7
Organe të pushtetit vendor dhe organe te kontrollit administrativ: gjendja e tyre juridike - Entet Publike - Forcat e Armatosura
8
Provim Gjysmëfinal
9
Shërbimi Civil
10
Procedura administrative: fazat e zhvillimit të procedurës administrative.
11
Format e shfaqjes së vullnetit të administratës publike: karakteristikat e tyre. Akti administrativ, vecorite e tij. Kontrata administrative dhe veprimet e tjera administrative
12
Vlefshmëria e aktit administrativ - Pavlefshmëria e aktit administrativ
13
Kontrolli i veprimtarisë se administratës publikes, vëmendja tek akti administrativ - Rishikimi Kushtetues i aktit administrativ normativ - Prezantim i reformës ne ushtrimin e kontrollit gjyqësor
14
Kundërvajtja administrative dhe elementet përbërës te saj
15
Drejtësia administrative
16
Provim Final
1
Të aftësojë studentët teorikisht në kuptimin e fushës së zbatimit të legjislacionit administrativ në vend
2
Të aftësojë studentët në kuptimin e drejtë të koncepteve të së drejtës administrative dhe zbatimin korrekt të tyre: të mundësojë ata të kuptojnë dhe zbatojnë legjislacionin e së drejtës administrative në vend, një ndër legjislacionit më shumë të përdorshme dhe të referuara në punën e çdo personi fizik e juridik në vend
3
Të transmetojë tek studentët kuptimin e mbrojtjes së interesit publik dhe shërbimit me korrektesë këtij interesi nga administrata publike
4
Të aftësojë studentët të përdorin praktikisht mekanizmat ligjorë të së drejtës administrative në mbrojtjen e interesave ligjore të personave që hyjnë në marrëdhënie me administratën publike në vend
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 30% 0%
Kuize
0 10% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
10%
Përqindja e provimit përfundimtar
90%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 5 80
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
0 10 0
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
142
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.68
ECTS
6.00