Procedurë Penale

Print

Admir Belishta, PhD

Kodi
LAW 331
Emri
Procedurë Penale
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta procedurale penale është lënda mësimore që shpjegon, teorikisht dhe praktikisht legjislacionin procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Programi është ndërtuar në përputhje me strukturën e Kodit të Procedurës Penale dhe për leksione të caktuara parashikon seminare teorikopraktik, në të cilat diskutohen përmbajtja e lendës, lidhur me praktikën gjyqësore.

Objektivat

Përgatitja e juristëve të ardhshëm me njohuri të thellë në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura për këtë qëllim, të aftë për dhënien e drejtësisë,në luftën kundër kriminalitetit,duke respektuar të drejtat e njeriut. Rritja e nivelit të formimit teorik të tyre nëpërmjet njohjes me të thelluar të mendimit të përparuar bashkëkohor përn darjen e pushteteve,sistemet procedurale,parimet dhe institutet kryesore të procedimit penal etj. Konsolidimin e konceptit modern për pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe pozicionit kushtetues të prokurorisë. Kuptimin e drejtë të vendit që zene dhe rolit që luajnë subjektet e procedimit penal,raportet midis tyre,të drejtat dhe detyrimet që kanë dhe mënyra e realizimit te tyre në praktike. Formimit profesional e kulturor,të mbështetur në njohjen e legjislacionit dhe të praktikës gjyqësore,në etikën profesionale dhe kulturën e debatit. Fitimin e shprehive për mënyrën e hartimit të akteve procedurale ,në përputhje me kërkesat e ligjit dhe rregullat gjuhësore e ato logjike,dukefilluar nga marrja e kallëzimit,tek vendimi gjyqësorë i formës së prerë e deri tek vënia e tij në ekzekutim. Aftësimi për të proceduar konkretisht në hetimin paraprak dhe në gjykim,nëpërmjet diskutimit dhe zgjidhjes së rasteve të praktikës gjyqësore apo të gjyqeve gjithë të aktivizohen në role të caktuara. Stimulimi i punës së pavarur shkencore gjatë pjesës teorike ashtu dhe që do të zvillohet gjatë semestrit.

Java
Tema
1
Kuptimi dhe rëndësia e të drejtës procedurale penale. Lidhja e kësaj të drejte me degët e tjera të së drejtës. Parimet kryesore të procedurë penale.
2
Subjektet e procedimit penal. Gjykata. Prokuroria.
3
Policia gjyqësore. I Pandehuri, Mbrojtësi. Viktima. Viktima Akuzuese. Paditësi dhe i Padituri Civil
4
Juridiksioni. Kompetenca. Bashkimi dhe ndarja e cështjeve.
5
Aktet. Njoftimet. Afatet procedurale.
6
Provat. Llojet e tyre.
7
Mjetet e kërkimit të provës.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Masat e sigurimit personal dhe pasuror.
10
Hetimet paraprake
11
Seanca paraprake
12
Gjykimi. Veprimet paraprake
13
Marrja e provave. Akuzat e reja në procesin penal. Vendimi.
14
Gjykimet e posacme. Urdhëri penal. Gjykimi me marrëveshje.
15
Ankimet. Ekzekutimet e vendimeve gjyqësore. Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.
16
Provim Final
1
Në përfundim të lëndës studenti do të jetë i aftë të fitojë njohuri të thellë në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura për këtë qëllim, të aftë për dhënien e drejtësisë,në luftën kundër kriminalitetit,duke respektuar të drejtat e njeriut
2
Studenti do të njohë vendin që zene dhe rolin që luajnë subjektet e procedimit penal,raportet midis tyre,të drejtat dhe detyrimet që kanë dhe mënyra e realizimit te tyre në praktike
3
Studenti do të jetë në gjendje të hartojë të akte procedurale ,në përputhje me kërkesat e ligjit dhe rregullat gjuhësore e ato logjike,duke filluar nga marrja e kallëzimit,tek vendimi gjyqësorë i formës së prerë e deri tek vënia e tij në ekzekutim
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 15% 15%
Përqindja totale e vlerësimit
45%
Përqindja e provimit përfundimtar
55%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 5 80
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
152
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.08
ECTS
6.00