E Drejta Penale, Pjesa e Posacme

Print

Ermira Bushi, Msc

Kodi
LAW 232
Emri
E Drejta Penale, Pjesa e Posacme
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

E Drejta Penale (pjesa e posaçme) shpjegon nenet e posaçme të kodit penal të lidhura ngushtë me praktikën gjyqësore me qëllim që t'i shërbejnë kësaj praktike. Qëllimi i studimit të kësaj lënde është përgatitja e studentëve me njohuritë bazë më të domosdoshme mbi parimet dhe institutet kryesore të së drejtës penale. Njohja dhe përvetësimi i thellë i lëndës së të Drejtës Penale (pjesa e posaçme) ka rendësi të veçantë, sepse pa të nuk mund të konceptohet as përvetësimi i procedurës penale te së Drejtës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Objektivat

E Drejta Penale (Pjesa e Posaçme) do ta ndihmoj studentin që të kuptoj normat penale të posaçme për çdo vepër penale të parashikuar në legjislacionin penal, duke përdorur edhe njohuritë e fituara nga e drejta penale e përgjithshme.

Java
Tema
1
Kuptimi, permbajtja dhe sistemi i pjesës së posaçme të së drejtës penale. Krimet kundër njerëzimit.
2
Veprat Penale Kundër Personit. Krimet kundër jetës së kryera me dashje. Krime kundër jetës të shkaktuar me pakujdesi.
3
Veprat penale kunder shendetit te kryera me dashje dhe nga pakujdesia. Vepra penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatzanisë dhe mosdhënia e ndihmës. Veprat penale kundër lirisë së personit.
4
Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit. Vepra penale kundër fëmijëve martesës dhe familjes. Vepra penale kundër lirisë së besimit.
5
Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike. Mashtrimet. Shkatërrimi i pronës.
6
Veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare. Vepra penale në fushën e doganave. Vepra penale në lidhje me tatimet dhe taksat.
7
Falsifikimi i monedhave, letrave me vlerë dhe dokumenteve. Veprat penale në fushën e falimentit. Zhvillimi i paligjshëm i lojrave të fatit. Vepra penale kundër regjimit juridik të tokës.Veprat penale kundër mjedisit.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues.
10
Krime që cënojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera. Vepra me qëllime terroriste.
11
Llojet e veprave penale kundër autoritetit të shtetit. Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose të ngarkuar me funksion publik.
12
Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike.
13
Veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shteterore.
14
Vepra penale kundër drejtësisë
15
Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Vepra penale të kryera nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojë, interpretojnë dhe zbatojne ne praktike dispozitat e pjesës së posaçme të Kodit Penal
2
Studentet do të jene ne gjendje te analizojnë elementët e seciles prej figurave të veprave penale te parashikuara ne Kodin Penal
3
Studenti do të aftësohet në trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve praktike në fushën e së drejtës penale
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 7 7
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
127
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.08
ECTS
5.00