Sociologjia e Fesë

Print

Genti Kruja, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ISC 421
Emri
Sociologjia e Fesë
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Përqasjet sociologjike rreth fenomenit fe në zhvillimin e saj historik, termat kryesorë të sociologjisë së fesë, zhvillimi në kohë i sociologjisë së fesë, termat themelore, studimet akademike në fushën e sociologjisë së fesë, relata fe-shoqëri, manifestimet e ndryshme të jetës fetare dhe metodat e analizimit sociologjik të tyre, laicizmi, institucionet dhe strukturat fetare, grupet fetare, diferencimi fetar dhe social, integrimi fetar dhe social, ndryshimi fetar dhe social, grupimi fetar dhe shoqëror, si dhe lidhja e fesë me institucionet e tjera sociale janë temat, që do shtjellohen në kornizën e Sociologjisë së Fesë.

Objektivat

Përqasjet sociologjike rreth fenomenit fe në zhvillimin e saj historik, termat kryesorë të sociologjisë së fesë, zhvillimi në kohë i sociologjisë së fesë, termat themelore, studimet akademike në fushën e sociologjisë së fesë, relata fe-shoqëri, manifestimet e ndryshme të jetës fetare dhe metodat e analizimit sociologjik të tyre, laicizmi, institucionet dhe strukturat fetare, grupet fetare, diferencimi fetar dhe social, integrimi fetar dhe social, ndryshimi fetar dhe social, grupimi fetar dhe shoqëror, si dhe lidhja e fesë me institucionet e tjera sociale janë temat, që do shtjellohen në kornizën e Sociologjisë së Fesë.

Java
Tema
1
Sociologjia e fesë Sociologjia e religjionit është studimi i besimeve, praktikave dhe formave organizative të fesë duke përdorur mjetet dhe metodat e disiplinës së sociologjisë. Çfarë është feja? Historia e feve: Besimet abrahamike dhe monotesite - Jadaizmi, Krishterimi, Islami; Besimet tjera: Budizmi, Hinduizmi, Konfucianizmi, etj.; Teoritë e fesë; Tipet e organizimit fetar; Ritualet; Përkatësia gjinore; Zhvillimet aktuale të fesë; Teoritë bashkëkohore të fesë; Liria e besimit; Feja në Shqipëri. Giddens, Anthony, Sociologjia, Çabej, Tiranë, 2007:430.
2
Konceptet dhe teoritë e Sociologjisë së Fesë Gjatë kësaj jave do të shpjegohen konceptet dhe teoritë e Sociologjisë së Fesë, Shoqëria dhe Shkenca Sociale, koceptet bazë të Sociologjisë dhe Sociologjisë së Fesë, procesi i lindjes së Sociologjisë dhe Sociologjia e Fesë, etj.
3
Historia e themeluesve të Sociologjisë së Fesë Ibn Halduni, Saint Simon dhe pikëpamjet e tij mbi fenë dhe shoqërinë. August Comte, Karl Marksi dhe pikëpamjet e tij mbi fenë, Emile Durkheim dhe pikëpamjet e tij mbi shoqërinë. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:31-61.
4
Themeluesit sistematikë të sociologjisë së fesë Max Weber Pikëpamjet e Max Weberit mbi shoqërinë dhe sociologjinë e fesë, “Doktrina e Providencës Hyjnore” dhe Lindja e Kapitalizmit sipas Weberit. Joachim Wach dhe veprat e tij, Pikëpamjet e Joachim Wach mbi Sociologjinë e Fesë, Shprehja Teorike e Përvojës Fetare (doktrina), Tregimi Praktik i Përvojës Fetare: Adhurimi, Shprehja sociologjike e përvojës fetare: Bashkësia fetare. Historia e Sociologjisë së Fesë në Perandorinë Osmane dhe në Turqi. Pikëpamjet e sociologëve të parë ndaj fesë. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:62-93.
5
Metodat e Kërkimit të Sociologjisë së Fesë Metodat e hulumtimit të sociologjisë së fesë lidhen nga njëra anë me shkencat sociale dhe nga ana tjetër me shkencat fetare. Problemet dhe temat themelore të sociologjisë së fesë Sociologjia e fesë është disiplina, që merret më intesivisht se çdo disiplinë tjetër me marrëdhëniet e fesë dhe shoqërisë. Megjithëse shumë disiplina të tilla si historia, drejtësia, ekonomia dhe sociologjia prekin këtë temë, asnjë prej tyre nuk është përqendruar në këtë fushë aq sa sociologjia e fesë. Feja dhe marrëdhëniet me shoqërinë janë një fushë shumë e gjerë. Të gjitha institucionet dhe të gjitha ngjarjet në shoqëri ndikohen nga marrëdhëniet e fesë me shoqërinë. Shumë çështje të tilla si marrëdhëniet fe-shtet, kultura e argëtimit, politikat arsimore, lëvizjet e modernizimit lidhen dhe me marrëdhëniet e fesë dhe shoqërisë. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:94-107.
6
Efektet e fesë në shoqëri Nëse ndërveprimi midis fesë dhe shoqërisë shqyrtohet nga afër dhe sistematikisht, shihet se kjo është kryesisht në formën e efektit të fesë në komunitet. Struktura shoqërore dhe funksionet shoqërore janë të ekspozuara ndaj këtij efekti. Për këtë arsye, feja ka qenë gjithmonë në marrëdhënie të ngushta me bashkësi natyrore si familja, fisi dhe kombi. Sipas sociologëve të fesë, efekti i fesë në tradita është shumë më i madh se efektet që shihen: Kur fetë janë të fuqishme, ata bëjnë përpjekje të mëdha për të ndryshuar shoqëritë, veçanërisht kur ato u shfaqën për herë të parë. Sepse, në këto periudha, prijësit e tyre ishin në krye të religjionit. Gjatë këtyre viteve të hershme të fesë, ndodhin ndryshime dhe transformime të mëdha shoqërore. Kur ndikimi i fesë në shoqëri fillon të dobësohet; fuqia e feve për të ndryshuar shoqërinë gjithashtu ngadalësohet. Në këtë rast, shoqëria tashmë përpiqet të ndryshojë fenë dhe ta dominojë atë. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:108-119.
7
Funksionet sociale të fesë Feja dhe Integrimi Social, Roli i fesë në zgjidhjen e problemeve të sotme sociale Integrimi është një proces me të cilin pjesët e ndara nga njëra-tjetra me diferencim bëhen një njësi e vetme. Ka gjithashtu kuptimin, të bashkohesh, të jesh në unitet, harmoni dhe ekuilibër dhe të jesh një trup i vetëm. Rolet Pozitive të Fesë në Integrimin Social Feja jo vetëm në Revolucionin Francez, por dhe në kohë krizash të tjera gjithmonë ka treguar funksionet e saj integruese, shpëtuese dhe themeluese. Referencat fetare janë përdorur gjithmonë jo vetëm gjatë luftës, por edhe për pranimin publik të reformave të bëra pas luftës. Feja ka qenë gjithmonë faktori më i rëndësishëm integrues në krijimin dhe fazat e zhvillimit të shumë shteteve që jetojnë në të kaluarën dhe sot. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:120-132.Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:119-128.
8
Provimi gjysmë final
9
Feja dhe Ndryshimi Social Ndryshimi dhe zhvillimi social, të cilat janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, janë çështje të rëndësishme si të sociologjisë, ashtu edhe të sociologjisë së fesë. Duke marrë parasysh përvojat historike, shihet se feja është shpesh forca e ndryshimit dhe zhvillimit social. Faktorët që i shtyjnë shoqëritë të ndryshojnë janë: 1- Faktorët demografikë; 2- Faktorët gjeografikë; 3- Faktorët psikologjikë; 4- Kontaktet sociale; 6- Faktori i arsimit. Mënyrat se si shoqëritë ndryshojnë janë: 1. Moda; 2. Zhvillimi; 3. Revolucioni; 4. Reforma. Kultura dhe Ndryshimet Kulturore Ndryshimi shoqëror dhe marrëdhëniet fetare Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:128-143.
10
Feja subjektive dhe feja objektive Një nga çështjet që adresohet në kontekstin e marrëdhënieve fetare dhe shoqërore është debati nëse feja është punë e individit apo punë e shoqërisë. Sociologjia e fesë e pranon fenë si një mister. Kur ky mister përjetohet nga një individ, feja fillon në mënyrë subjektive. Në këtë fazë të parë, fillojnë të formohen vlerat e shenjta që lidhen me fenë. Në fazën e dytë, individi që jeton fenë dhe shenjtërinë e fesë bëhet i sigurt për këtë përvojë. Në fazën e tretë, feja, e konceptuar si një realitet subjektiv, i hapet përvojës së njerëzve të tjerë. Atyre u kërkohet gjithashtu të jetojnë këtë mister. Këtë mund ta quajmë një ftesë në besim. Kjo ftesë herë refuzohet nga njerëzit e herë pranohet. Kur ftesa refuzohet, feja nuk ndryshon nga subjektive në objektive. Kur feja pranohet nga të paktën një person, ajo kalon nga subjektive në objektive. Feja fillon të përhapet ndërsa i bashkohen ithtarë të rinj. Në fazën e katërt, njerëzit që mblidhen rreth së njëjtës përvojë fetare dhe përpiqen të krijojnë institucione që lidhen me këto përvoja. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:143-154.
11
Roli i fesë në shoqëritë moderne Shoqëria moderne nënkupton shoqërinë në të cilën jetohen vlerat moderne. Moderniteti është kalimi nga lloji i shoqërisë së kohës së vjetër në llojin e shoqërisë së kohës së re. Lëvizjet e reja fetare në shoqëritë moderne Një nga fushat më të rëndësishme të fesë dhe ndryshimit social në shoqëritë moderne janë lëvizjet e reja fetare, të cilat filluan përhapjen e tyre gjatë shekullit XX. Ata u frymëzuan nga individë të veçantë karizmatikë ose u ndikuan nga një grup mësimesh nga një rreth kulturor fetar. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:193-198.
12
Komente sociologjike rreth fesë Koncepti i ummetit (bashkësisë) në Islam. Rëndësia e medreseve në historinë islame. Bashkësia në Krishtërim. Bashkësia në besimet e tjera fetare. Llojet e kalifatit në Islam. Kiliç, Ahmet Faruk, “Toplumun Direği Din (Bütüncül Din Sosyolojisi)”, Kutup Yildiz Yayinlari, Istanbul, 2014:201-233.
13
Analizë sociologjike e fesë nga mendimtarë shqiptarë Nevoja për fe në pikëpamje shpirtërore, morale, juridike e shoqërore, Ç’ka është Islami, Islami dhe Ateizmi Filozofët të cilët lëvizjet e materies ose ato shpirtërore, të shkaktuara në sipërfaqen e dheut i shpjegojnë gjithmonë sipas fakteve besimtare, e përcaktojnë nevojën e besimit për njeriun me këto fjalë: Shpirti është një rruzullim i padukshëm. Kurse ky rruzullim të cilin e shohin sytë tanë është i dobët dhe, në një pjesë të këtij rruzullimi hyn edhe trupi ynë. Kraja, Ali, “A duhet feja, a pengon bashkimin kombëtar”, KMSH, Tiranë 2016:20-47.
14
Feja dhe morali Islami dhe bashkimi kombëtar, Islami dhe Laicizmi Për ta caktuar çështjen e një morali të themeluar vetëm mbi ndërgjegje, pikësëpari duhet ta kërkojmë domethënien e ndërgjegjes. Edmond Goblot, në fjalorin filozofik, e definoi ndërgjegjen në këtë mënyrë: “Shqisa për ta ndarë të mirën e të keqen”. Ata që duan ta zhvillojnë një moral mbi ndërgjegje, kështu i forcojnë teoritë e veta: “Ajo që përcakton moralitetin ose imoralitetin e një vepre nuk i përket mendjes, por kjo është detyrë e ndërgjegjes. Mendja është një dëshmitare e cila e dikton të mirën prej të keqes, kur ndërgjegjja është sunduese”. Kraja, Ali, “A duhet feja, a pengon bashkimin kombëtar”, KMSH, Tiranë 2016:48-69.
15
Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar Në studimet sociologjike shqiptare të dhjetëvjeçarit të fundit është argumentuar se krahas vlerës kulturore të besës dhe të mikpritjes, toleranca, ose, më saktësisht, mirëkuptimi ndërfetar i shqiptarëve përbënte dhe përbën një nga profilet më të spikatura të modelimit psikokulturor të shqiptarëve në të kaluarën dhe në ditët tona. Ndërkohë në mjaft shoqëri më të urbanizuara, në rrjedhën e disa shekujve, madje edhe në ditët tona, konfliktet ndërfetare kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një sfidë e rëndë problematike në shumë rrafshe, sociale e politike, fetare e psikokulturore, etj. Kruja, Genti, “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, Prizmi, Tiranë, 2008:131-239.
16
Final Exam
1
Studenti duhet të ketë kuptuar kompleksitetin e realitetit shoqëror nëpërmjet udhëzimit të literaturës shkencore
2
Të ketë ezauruar mënyrat operative si dhe metodat empirike te implementimit ideologjik
3
Të jetë i aftë së interpretojë tekste të kontekstit sociologjik
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 40% 40%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 4 4
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
142
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.68
ECTS
6.00