Metodat Kërkimore

Print

Ilirjana Kaceli, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ISC 401
Emri
Metodat Kërkimore
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Metodat e Kërkimit pohon se në të vërtetë me anë të këtij përcaktimi kuptohet një teori e nyjëtuar, konceptet operative të së cilës përdoren për të nxënë njohuri që janë në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të koncepteve për strategji zhvillimore, planifikimi strategjik, dhe menaxhimi efektiv. Metodat e Kërkimit ndihmojnë në përgatitjen e një punimi të mirë, që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparimsjellëse të të studiuarit, të kuptuar jo thjesht si grumbullim të dhënash, por si përpunim kritik i një përvoje, si fitim aftësie (të vlefshme për të ardhmen) për të zbuluar problemet, për t`i trajtuar në mënyrë metodike ato dhe për t`i parashtruar sipas disa mënyrave komunikuese të caktuara. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një studim që mbështetet në metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike-analitike rreth dobisë së të marrit me studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshem të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualista.

Objektivat

Të marrë njohuri bazë mbi metodat e avancuara shkencore të kërkimit Të përvetësohen konceptet operative për të nxitur përvetësimin e njohurive që kanë të bëjnë me hartimin me shkathtësi, si një përgatitje modern, pa të cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të pavarësimit si dhe të daljes nga rrethi vicioz i kohës. Të arrijnë studentët që duke aplikuar instrumentët metodologjikë, të mundësojnë shqyrtimet teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime, observime dhe hartime të punëve profesionale, si një hap për të hyrë në brendinë e shkencës. Kursi i ligjëratave Bachelor mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkuara, si dhe të skicimit të ideve me performancë të dobishme për zhvillimin e tërësishëm të kulturës, si parakusht i gjithë zhvillimeve të tjera.

Java
Tema
1
Ç’është kërkimi shkencor? Karakteristikat e kërkimit shkencor. Cilësia në kërkime shkencore. Prezantim i përgjithshëm i kërkimit shkencor, rëndësia e tij si pjesë integrale e përgatitjes së punimeve shkencore, punimi i diplomës dhe analiza e të dhënave. Shembuj të punimeve të një cilësie të lartë kërkimore për të ilustruar me shemuj konkret cilësinë në kërkimin shkencor. "Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 15-38
2
Përkufizime, klasifikime dhe shembuj zbatimesh. Natyra e subjektit të kërkimit shkencor në shkencat sociale. Përshkrim historik i zhvillimit shkencor dhe shpjegimi i koncepteve bazë të termave kryesore që do të hasen gjatë zhvillimit të lëndës, teoritë kryesore dhe evolimi i tyre ndër vite. "Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 41-56
3
Etapat e kërkimit shkencor. Hallkat e zinxhirit kërkimor. Burimet e para dhe burimet dytësore. Problemi I studimit dhe përkufizimi i tij. Motorët ë kërkimit. Kombinimi i burimeve të informimit. Arkivat dhe përpunimi tekniko-shkencor i dokumenteve “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq. 73-92
4
Natyra e të dhënave. Karakteristikat e të dhënave. Përdorimi i të dhënave si përfaqësim i realitetit shoqëror. Shpjegim i natyrës së të dhënave dhe shpjegim i tre koncepteve bazë, të dhëna cilësore, sasiore dhe mikse. Shembuj konkret i përdorimit të tyre në punime specifike. “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq.95-105
5
Planifikimi i një projekti kërkimi shkencor. Etika në kërkimin shkencor Studentët do të përpiqen të realizojnë pjesën e parë të një projekt propozimi bazuar nga shpjegimi i leksioneve të deritanishme. Vlerësojnë kërkesat etike të kërkimit. “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 107-122
6
Intervista si metodë e kërkimit shkencor cilësor. Llojet e intervistave , intervistat e standartizuara, të pastandartizuara. Pytësorët e intervistave. Fazat e intervistimit dhe Realiazimi i saj. Transkriptimi dhe zbardhja e intervistave. “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 127-141
7
Metoda(t) e vëzhgimit. Teleskopi i studiuesit social. Do të shpjegohen llojet dhe modelet e vëzhgimitt duke u bazuar në punime konkrete të secilit lloj. Si duhet të përgatitemi për secilin nga llojet e vëzhgimit dhe cilat janë karakteristikat e secilit nga modelet. “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 145-164
8
Provim Gjysmëfinal
9
Anketimi si metodë e kërkimit sasior Si realizohet procesi i mbledhjes së të dhënave (sondimi dhe anketimi), si duhet të formulohen pyetjet dhe si realizohet hartimi i anketës. Pyetjet e hapura dhe të mbyllura të anketës.Vlerësime mbi anketimin “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 167-185
10
Kampionimi, përfaqësueshmëria dhe kodimi Konceptet bazë rreth kampionimit. Numri i përbarësve të kampionimit të studimit. Baza e kampionimi dhe disa mënyra të kampionimit. “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 189-208
11
Grupet e fokusit. Vrojtimi. Burimet dytësore të të dhënave. Metoda Krahasuese Shpjegim i detajuar i burimeve dytësore dhe integrimit të tyre së bashku me të dhënat primare gjatë procesit të kërkimit shkencore. Roli i tyre në këtë proces dhe justifikimi i përdorimit të tyre gjatë përshkrimit të metodologjisë. “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 211-223
12
Analiza e të dhënave. Tiparet e analizës. Analiza statistikore. Llojet e analizës së të dhënave dhe shembuj konkret të realizuar nga punime të ndryshme akademike. Shpjegim i analizës statistikore dhe rëndësisë së saj si pjesë e punimit dhe gjetjes së rezultateve. “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 265-276
13
Analiza tematike. Puna me të dhëna cilësore. Analiza e rrëfimeve. Analiza e ligjërimit. Analiza e përmbajtjes. Karakteristikat e të dhënave cilësore dhe ndryshimi i tyre nga të shënat sasiore. Elementet bazë që duhet të merren parasysh për realizimin e këtij procesi dhe të vecantat krahasuar me të dhënat sasiore. “Metodat e kërkimit", Leke Sokoli, Kristalina-Kh 2012, fq 279-307
14
Planifikimi dhe struktura e shkrimit akademik. Mënyra e të shkruarit Përmbledhje e koncepteve bazike në shkrimin akademik, fjalitë temë, fjalitë mbështetëse dhe fjalitë përmbyllëse. Vështrimi përgjithshëmi i sistemit të referencave. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 311-317
15
Hartimi i variantit përfundimtar të punimit. Sistemi i referencave. Plagjiatura. Shpjegim teorik i përfundimit të diplomës ose shkrimit akademik dhe mbyllja e procesit në fund. Dorëzim i projekt propozimit të realizuar sipas fazave përgjatë zhvillimit të lëndës. Si të shkruajmë referencat në pozicione të ndryshme në tekst. Llojet e referencave dhe vendosja e tyre si pjesë e bibliografisë në fund të punimit. Modelet e referencave dhe praktikim i referencave në formatin Ëord. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 301-317
16
Provim Final
1
Studentët mësojne përkufizimet e termave si “parashtrim, fjalia e parashtrimit të problemit, nënproblem, hipotezë, supozim, kufizime dhe shembull”.
2
Studentët mësojne të përcaktojnë veprat dhe autorët që i nevojiten për parashtrimin e problemit.
3
Mësojnë të shkruajnë cilesitë e domosdoshme që duhet të përmbajë një hipotezë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 1% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00