Editim Audio dhe Video

Print

Alban Tufa, Msc

Kodi
MUL 204
Emri
Editim Audio dhe Video
Semestri
4
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
1.50
ECTS
3.00
Përshkrimi

Në këtë lëndë flitet mbi konceptet teknike të punës në ekip apo të individualizuar për realizimin e produkteve audio dhe video, editimin i audios dhe i videos për mediat tradicionale audio vizuale, apo i përshtatur për mediat sociale, ka rëndësi jetike për mesazhet që ata përçojnë tek publiku. Nëpërmjet kësaj disipline, studentët do të aftësohen me njohuri mbi rolin dhe teknikat e editimit me qëllim përfitimin e materialeve të vlefshme për transmetim.

Objektivat

Java
Tema
1
Hyrje. Prezantimi i lëndës Në këtë leksion bëhet një hyrje e kursit. Hyrja përmban shpjegimin e objektivave të lëndës, përshkrimin e saj, si dhe shpjegimin e detajuar të temave të cilat do të zhvillohen javë pas jave. Po ashtu, gjatë këtij leksioni, studentët njihen me zërat e vlerësimit të lëndës, si dhe me projektet që do të kryhen gjatë semestrit për lëndën e Editimit të audios dhe të videos.
2
Njohja me programet e editimit. Importimi dhe vendosja e materialeve në timeline. Mjetet e punës Përgjatë këtij leksioni studentët njihen me programet e editimit të tilla si Adobe Auditio; Adobe Premiere Pro; After Effects dhe Filmora. Më tej, studentët njihen me parimet e editimit në këto programe, struktura e tyre, mjetet punës në këto programe, si dhe për mënyrën e importimit të materialeve në këto programe. Po ashtu, studentët për gjatë këtij leksioni, njihen dhe punojnë më vendosjen e materialeve në timeline (ose panelin e editimit) dhe specifikat e punës në të. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
3
Krijimi dhe editimi i tekstit; Në këtë leksion të kushtuar tekstit në programet e editimit, do të trajtohen mënyrat e vendosjes së grafikeve tekstuale, llojet e tekstit, specifikat që duhen pasur parasysh kur punojmë me tekstit. Po ashtu në këtë leksion do të trajtohen strishat dhe llojet e tyre, grafikat e gatshme si dhe grafikat e krijuara. Po ashtu në këtë leksion do të trajtohet titrimi dhe grafikat tekstuale për film; animimi i tekstit dhe efektet që mund të marrë. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro dhe Adobe After Effects. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
4
Regjistrimi dhe editimi i zërit në formën wave; Përgjatë këtij leksioni do të punohen me editimin e të dhënave audio. Punimi do të bëhen në formë ËAVE. Në këtë leksion do të trajtohen llojet e zërit mono dhe zërit stereo; konvertimi në secilin lloj, prerja dhe fshirja e pjesëve të zërit; ngjitja e pjesëve të zërit, aplikimi i efekteve të ndryshme; reduktimi i zhurmave, rritja dhe ulja volumit të zërit, etj. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e zërit në Adobe Audition. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
5
Editimi i zërit në Multitrack: editimet për podcast; Në këtë leksion do të trajtohet edhe punohen zëri në formën Multitrack (me shumë zëra). Përgjatë leksioni do të trajtohen editimi dhe miskimi i zërave; vendosja dhe mbivendosja e efekteve zanore; rrëfimet audio, si dhe editimi i zërit posaçërisht për podkaste. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e zërit në Adobe Audition. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
6
Editimi video me bazë audio: Sinkronizimi i zërit me videon; Në këtë leksion trajtohen karakteristikat e audios për video; roli dhe domosdoshmëria e ndërfaqeve për regjistrim, regjistrimi, importimi, volumi, ritmi, prerja, mbivendosja, efektet. Po ashtu trajtohen edhe sinkronia mes audios dhe videos, modelet e montimit, efektet paralele, dhe eksportimi i videos. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
7
Editimi audio dhe video: aplikimi dhe rëndësia e imazheve kyçe (key frame) dhe efektet e kontrolluara; Në këtë leksion trajtohen karakteristikat e audios për video; roli dhe domosdoshmëria e ndërfaqeve për regjistrim, regjistrimi, importimi, volumi, ritmi, mbivendosja e sekuencave. Më tej diskutohet dhe praktikohen pikëzimet (key frame) si dhe roli që kanë në animin e imazheve dhe aplikimin efekteve. Po ashtu trajtohen edhe sinkronia mes audios dhe videos, si dhe efektet paralele. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
8
Provimi gjysmë final
9
Editimi audio dhe video: prerja, ngjitja dhe streçimi i sekuencave; Përgjatë këtij leksioni do të punohen me editimin e të dhënave video duke ndërhyrë në to nëpërmjet prerjes, çfarë duhet të kemi parasysh kur presim sekuencat video, si i ndërtojme kuptimet dhe emocionet nëpërmjet prerjes; çfarë duhet të ndodh me audion kur presim sekuencat video. Po ashtu në leksion trajtohen ngjitja ose bashkimi i imazheve, si dhe streçimi i tyre. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
10
Editimi i audio dhe video tranzicioneve; Ky leksion analizon dhe praktikon mënyrat e kalimit nga sekuenca në sekuencë qofshin këto sekuenca audio apo sekuenca video; aplikimin efekteve vizuale dhe efekteve zanore. Po ashtu leksioni trajton dy llojet kryesore: efektet e paracaktuara dhe efektet mbi të cilat ne kemi kontroll të plotë, pra efekte të krijuara nga edituesi. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
11
Aplikimi i video dhe audio efekteve; Ky leksion analizon dhe praktikon mënyrat e aplikimit të efekteve. Cilësimi ngjyrave dhe efekteve të tjera të aplikueshme në sekuencat video; prerja e kornizave, sfumimi i imazheve, stabilizimi i tyre, etj. Po ashtu leksioni trajton edhe aplikimin e efekteve në sekuencat audio. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro dhe Adobe Audition. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
12
Zëvendësimi i sfondeve (greeen screen) dhe efektet mbi objekte; Ky leksion analizon dhe praktikon mënyrat e zëvendësimit të imazheve dhe objekteve nëpërmjet metodës Croma Key. Nëpërmjet ushtrimeve të ndryshme në këtë leksion aplikohet zëvendësimit të imazheve dhe objekteve në sekuencat video. Leksioni bazohet kryesisht në editimin e tekstit ne Adobe Premiere Pro Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
13
Editimi për platformat Në këtë leksion do të trajtohen aspektet teorike të montimit të tilla si planet, detajet, teknikat e editimit të filmit, kronikës dhe reklamës, llojet e ndryshme të prerjes, teknikat e regjistrimeve të efekteve zanore, lëvizjet e ngadalta dhe lëvizjet e shpejta të imazheve. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
14
Eksportimi dhe formatet e ruajtjes së videos dhe audios; Në këtë leksion do të trajtohet finalizimi i punës së edituar duke bërë ruajtjen dhe eksportimin e saj. Po ashtu në këtë leksion do të trajtohen llojet dhe formatet e duajtes së audios dhe të videos, për platforma të ndryshme në programet editimit (Adobe Auditio; Adobe Premiere Pro; After Effects dhe Filmora), lidhjet dinamike mes sistemit multimedial Adobe Creative Cloud, si dhe eksportimi nëpërmjet Adobe Media Encoder. Leksione të përgatitura nga lektori i lëndës
15
Prezantim projektesh; Në këtë javë të parafundit studentët prezantojnë projektet semestrale në laborator, si dhe diskutohen rreth tyre në mënyrë kritike.
16
Final Exam
1
Studenti merr njohur mbi rolin e proceseve edituese.
2
Studenti aftësohet mbi editimin e audios dhe rëndësinë e tij në transmetim.
3
Në fund të ciklit të leksioneve studenti është aftësuar mbi editimin e videove.
4
Një pikë e fortë është edhe aftësimi i editmit në platformat moderne digjitale
5
Studenti mëson rreth situatave dhe kushteve të transmetimeve radiotelevizive dhe online.
6
Studenti përfiton zotësi në njohjen gjuhës teknike dhe përdorimin e saj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
1 10% 10%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 2 32
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
75
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.00
ECTS
3.00