Media Sociale

Print

Erlis Çela, PhD

Kodi
MUL 213
Emri
Media Sociale
Semestri
3
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
1.50
ECTS
3.00
Përshkrimi

Mediat sociale janë pjesë e pandarë e epokës që po jetojmë. Kjo lëndë shtjellon konceptet për mediat sociale dhe rëndësinë praktike të përdorimit profesional të tyre. Kjo lëndë fokusohet jo vetëm në veçoritë teknologjike të mediave sociale por përmbledh edhe një analizë të konteksteve sociale, politike dhe ekonomike, brenda të cilave janë shfaqur këto media.

Objektivat

Lënda synon të ndihmojë studentët në kuptimin e lidhjeve që ekzistojnë mes mediave sociale, ekomomisë dhe politikës, rolit që kanë këto media në ndërtimin social dhe identitetin, sjelljet e njeriut si audiencë në virtualitet. Lënda gjithashtu, ka si objektiv të ndërthurë aspektin teorike dhe praktik në mënyrë që studentët të aftësohen në përdorimin profesional të tyre.

Java
Tema
1
Hyrje, prezantimi i lëndës Njohja me konceptet bazë të mediave sociale. Kategorizimi dhe dallimi i koncepteve që lidhen me mediat sociale. Prezantimi i lëndës dhe i sylabusit, zërat me të cilët studentët do të vlerësohen. Gjithashtu, gjatë kësaj jave studentët njihen me literaturën e cila do të jeta bazë për gjatë lëndës, si edhe literaturën e cila do të jetë mbështetëse.
2
Të kuptojmë mediat sociale Në këtë leksion trajtohet fillimisht koncepti i mediave sociale dhe lidhja e tyre me shoqërinë dhe teknologjinë. Më tej leksioni merr në trajtesë grumbullimin e të dhënave dhe përpunimin e tyre. Hjorth Laritha, Hinton Sam, “Understanding Social Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2019) fq 13-24
3
Ekonomia e mediave sociale Ky leksion trajton rritjen e organizimit ekonomik të shoqërisë që lidhet me rritjen e mediave sociale, krahasimi mes kapitalizmit informativ dhe kapitalizmit industrial. Leksioni trajton ekonominë politike të industrisë së mediave të reja, ku produkti i mediave të reja është i dominuar nga kompanitë e mëdha, por ajo gjithashtu zgjerohet në disa industri duke përfshirë argëtimin, pajisjet kompjuterike, pajisjet e rrjetëzuara, shitjet online, produktet softuer dhe telekomunikacionin. Hjorth Laritha, Hinton Sam, “Understanding Social Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2019) Fq 55-69
4
Pajisjet mobile Në këtë leksion do të trajtohet lidhja që ekziston ndërmjet mediave sociale dhe pajisjeve hardware. Në mënyrë kritike do të analizohet vazhdimësia dhe ndryshimet në rrjetet sociale si rezultat i ekzistencës së pajisjeve hardware. Më tej do të trajtohen efektet pozitive dhe negative të mediave sociale në shoqëri. Hjorth Laritha, Hinton Sam, “Understanding Social Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2019) Fq 71-84
5
Vizualizimi i mediave sociale Përgjatë këtij leksioni do të trajtohen çështjet vizualizimit në Facebook, Instagram dhe TikTok. Më tej do të analizohet pjesëmarrja digjitale si koncept i pandashëm në përdorimin vizual. Në leksion do të diskutohetn edhe rolet që kanë përkatësia klasore në shoqëri duke u kuptuar si prejardhje dhe shkollim, mosha, stili i jetës ose gjenerata, gjinia dhe përkatësia etnike në vizualizimin e mediave sociale Hjorth Laritha, Hinton Sam, “Understanding Social Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2019) 99-107
6
Lajmet e rreme në mediat sociale Gjatë këtij leksioni do të trajtohen konceptet e dezinformimit, çinformimit dhe keqinformimit. Leksioni trajton llojet e abuzimit në mediat sociale të tilla si: varësia, bullizmi kibernetik dhe trolling. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 91-112
7
Influenca e Mediave Sociale dhe promovimet
8
Provimi gjysmë final
9
Arti i socializimit në mediat sociale Në këtë leksion trajtohen konceptet e socializimit dhe ndryshimit të mënyrave se si ne lidhemi me të tjerët. Gjithashtu, leksioni shpjegon nevojën e pashmangshme për t’u lidhur me të tjerët dhe për të qenë pjesë e komuniteteve globale. Përgjatë leksionit do të elementët e botës reale dhe asaj virtuale. Hjorth Laritha, Hinton Sam, “Understanding Social Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2019) Fq. 109-129
10
Media Sociale dhe demokratizimi i informacionit
11
Mediat sociale dhe realiteti miks Gjatë këtij leksioni trajtohen ndryshimet që sjellin mediat sociale në perceptimin e shoqërisë rreth fenomeneve të caktuara. Përgjatë leksionit analizohet ndikimi i lojërave si Pokemon Go në stilin e jetesës dhe organizimin e saj. Hjorth Laritha, Hinton Sam, “Understanding Social Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2019) Fq 161-169
12
Mediat Sociale dhe Marketingu
13
Industria e lojrave online Në leksion shpjegohen lojërat si element kulturor, lojërat si cybertekst, dhe zhanret e lojërave: imituese, strategjike, aksion, role-playing, sandbox, të kombinuara. Narrativa e lojërave është e ndërtuar në “ne” dhe “ata”, por do të shihet që në pikëpamjen semiotike, lojërat ndërmjetësohen nga praktika. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 231-252
14
Media Sociale dhe jeta politike
15
Prezantim projektesh
16
Final Exam
1
Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të njohin konceptet që lidhen me mediat sociale
2
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi rolin e mediave sociale dhe ekonomizimin e tyre.
3
Studentët do të jenë të aftë të aplikojnë njohuritë e marra rreth mediave sociale, mediave online, algoritmeve, të dhënave dhe mediave digjitale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 2 32
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 1 1
Ngarkesa totale e punës
75
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.00
ECTS
3.00