- Kodi
- IMC 201
- Emri
- Teknikat e Shkrimit në Komunikimin e Integruar
- Semestri
- 3
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Kjo lëndë është praktike ndihmon studentët të kuptojnë se si të shkruajnë teskte profesionale dhe efektive duke ju përshtatur mënyrave të ndryshme të reklamimit, duke përfshirë mediat e shkruara, elektronike, dhe ato jo-tradicionale. Pjesëmarrësit fitojnë një kuptim të asaj që e bën një histori të mirë dhe teknikat kryesore për të shkruar tekst efektive dhe angazhuese, si dhe rëndësinë e redaktimit të suksesshëm. Gjtihashtu lënda u mëson edhe teknika si të jenë krijues në fushën e reklamave.
- Objektivat
-
Nëpërmjet kësaj lënde synohet që studentët të mësojnë parimet themelore dhe të zhvillojnë aftësitë në teknikat e shkrimit në komunikimin e integruar (copywriting) për reklamat në media me një fokus të veçantë në mediat kryesore të shtypura, në natyrë, televizion, radio, postë e drejtpërdrejtë, online, etj. Gjithashtu synohet që studentët të zhvillojnë të kuptuarit e procesit të prodhimit të reklamave me një përfshirje bazike në menaxhimin e procesit për median e shkruar dhe elektronike.
- Java
- Tema
- 1
- Prezantimi i lëndës, librat për t’u lexuar, hyrje në lëndë: si është e strukturuar një agjenci marketingu, çfarë është një copywriter dhe detyra e tij në një agjenci, copywriter si freelancer; prezantime rastesh; Detyrë: gjeni 2-3 produkte që i blini më shpesh
- 2
- Bindja: Pse duhen fjalët për të shitur; fuqia e fjalëve; koncepte etike, këshilla; hinka e shitjeve AIDA; çfarë e bën një fushatë të suksesshme; të kuptosh buxhetin; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: nga produktet gjeni sa më shumë reklama rreth tij, bëni një prezantim të shkurtër ku të analizoni elementet e përdorur. Ruajeni prezantimin për në fund të lëndës, që të bëjmë krahasimin (ora 13).
- 3
- Bazat e punës së një krijuesi: brief të fushatës, personas, USP, kërkimi i fushatave paraprake të klientit dhe të konkurrencës, fjalët që i flasin blerësit; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: krijimi i një mesazhi për një fushatë në varësi të brief
- 4
- Sloganet: ndryshimi mes mesazhit dhe sloganit, pse duhen, si flasin (slogani/nën-slogani/tiparet e produktit), 4 U-të; call to action; tone of voice, studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim slogani
- 5
- Posterat: tekst dinamik në një medium të palëvizshëm, raporti mes tekstit dhe imazhit, llojet e posterave, metafora në postera, studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim posteri
- 6
- Materiale të shitjes së drejtpërdrejtë: çfarë është BTL marketing, eventi, broshura, letra shitje, direct marketing; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim broshure, ide BTL
- 7
- Marrëdhëniet me publikun, si të shesësh me stil, si reklama të marrë vlerë lajmi; raste të tjera të përdorimit të reklamës jo si shitje e drejtpërdrejtë; marketingu politik; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Artikull PR
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Reklamat klasike: TVC dhe radio; skemat e shkrimit të skenarëve, të tregosh një ngjarje në 30 sekonda, në 15 sekonda, në 6 sekonda, bumper ads, storyboards, të përshtatësh pamjen në zë; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim TVC dhe radio
- 10
- Të shkruash për web, shkenca pas faqeve të internetit, si të shmangësh largimin nga faqja dhe ta mbash lexuesin deri në fund, emails studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim shkrim për web, me fjalë për SEO
- 11
- Media sociale: Facebook, Instagram, përmbajte vs. Copy, targetimi, fenomeni Cambridge Analytica; mjete, si ta kthesh nga ndjekës në blerës; viral, studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Përshtatje e një fushate për media sociale
- 12
- Guerrila marketing dhe krijim produkti për fushatë të caktuar: çfarë është; pse përdoret; cilat janë mjetet; ç’synime arrin; buzz; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: ide për guerrila marketing
- 13
- Përmbledhje: prezantime të detyrave të kursit, krijimi i portfolios.
- 14
- Prezantime të detyrave të kursit, fushatë e plotë, krijimi i portfolios
- 15
- Përsëritje: Çfarë kemi mësuar, çfarë kemi arritur, krahasim me prezantimin e leksionit 2
- 16
- Provimi final
- 1
- Studentët do të kuptojnë stilet dhe tonet e ndryshme të përdorura për formate të ndryshme marketingu.
- 2
- Studentët do të demonstrojnë aftësi bazike mbi teknikat e shkrimit në komunikimin e integruar për disa lloje të ndryshme media dhe do të krijojnë skenarë dhe materiale për shtyp, radio, televizion media sociale, etj.
- 3
- Studentët do të aftësohen në vlerësimin dhe kritikën fushatave reklamuese.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 40% 40%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 4 56
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 10 10
- Të tjera
- 1 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 140
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.60
- ECTS
- 6.00