Menaxhim Operacional

Print

Eduina Maksuti, Msc

Kodi
EMS 317
Emri
Menaxhim Operacional
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda jep njohuri për biznesin dhe manaxhimin efektiv të operacioneve për të siguruar produkte dhe shërbime me cilësi të lartë dhe ka funksionin e integrimit të të gjitha njohurive të fituara në lëndët e tjera. Ajo përcakton rolin dhe detyrat e menaxherit në një firmë të tilla si funksionin e planifikimit, organizimin drejtimin dhe kontrollin e burimeve që nevojiten për të prodhuar të mira dhe shërbime. Nëpërmjet kësaj lënde synohet që manaxherët e ardhshëm të kuptojnë vlerën që jep manaxhimi i operacioneve, kompanisë dhe rolin e vecantë që jep kjo lëndë në koordinimin me eficiencë të faktorëve të prodhimit.

Objektivat

• Studentët do të fitojnë një sërë aftësish dhe qëndrimesh konceptuale, procedurale që do t'i bëjnë ata të mundësojnë zhvillimin dhe zbatimin me sukses të metodave dhe teknikave të ndryshme të menaxhimit operacional duke qenë në gjendje: (1) të identifikojnë vendimet afatgjata dhe afatshkurtra në fushën e operacioneve të kompanisë (2) të identifikojnë burimet e ideve për produkte të reja dhe për të zgjedhur produktet më të përshtatshme (3) të identifikojnë karakteristikat themelore të konfigurimeve të ndryshme prodhuese dhe për të zgjedhur ato më të përshtatshmet, sipas kritereve ekonomike dhe strategjike, (4) Të hartojnë një proces prodhimi, duke përfshirë vendimmarrjen në lidhje me njerëzit dhe burimet teknike, shpërndarja e impiantit dhe kapacitetin e bazuar në kritere ekonomike dhe strategjike • (5) menaxhimi i projektit, (6) zgjedhja e vendndodhjes së aktivitetit dhe (7) planifikimi agregat

Java
Tema
1
Roli i operacioneve në një organizatë dhe evolucioni historik me kalimin e kohës; Proceset e operacioneve në terma të inputeve, proceseve, outputeve, flukseve të informacionit, furnitorëve dhe klientëve; Zinxhiri i furnizimit të operacioneve në termat e lidhjeve ndërmjet proceseve bazë dhe atyre mbështetëse; Strategjia operacionale dhe lidhja e saj me strategjinë e korporatës dhe analizën e tregut; Identifikimi i prioriteteve konkurruese të përdorura në strategjinë e operacioneve (Krajevski, Malhotra, fq.21-31)
2
Strategjia operacionale dhe lidhja e saj me strategjinë e korporatës dhe analizën e tregut; Identifikimi i prioriteteve konkurruese (fituese dhe kualifikuese) të përdorura në strategjinë e operacioneve; rikujtese e koncepteve të produktivitetit dhe break even point. (Krajevski, Malhotra, fq.31-68)
3
Struktura e proceseve. Në këtë teme studentet do të njohin strukturën e proceseve që porodhojnë shërbime dhe të atyre që prodhojnë produkte. Vendimarrja për strategjinë e proceseve; strategjitë për ndryshim; analizimi, përmirësimi dhe kontrolli i proceseve. (Krajevski, Malhotra, fq.31-108)
4
Projekti: Në këtë teme studentët do të njihen me aktivitetet që përmban një projekt; aftesitë dhe rolet e menaxherit te projektit; zhvillimi i skedulimit të një projekti; Analizimi i trade off dhe kosto-kohë për netëorkun e projektit. (Krajevski, Malhotra, fq.273-312)
5
Kapaciteti: Në këtë temë studentët do të njihen me përcaktimin e kapaciteti afatgjatë dhe marrëdhëniet e tij me ekonomitë dhe disekonomitë e shkallës; të kuptojnë dallimet kryesore midis strategjive ekspansioniste dhe të pritjes dhe të shihjes së kapacitetit të kohës dhe madhësisë; Identifikojnë një qasje sistematike me katër hapa për përcaktimin e kërkesave afatgjata të kapacitetit dhe flukseve monetare shoqëruese. . (Krajevski, Malhotra, fq.197-221)
6
Dislokimi i njësive të prodhimit dhe shërbimit: Në këtë temë studentët do të njihen me faktorët dominantë ose jo që ndikojnë në vendimarjen per dislokimin e organizates. Metodat e përdorura për vendimarrjen më të mirë. (Krajevski, Malhotra 557-688)
7
Sistemimi: Shpjegoni teorinë e kufizimeve. Identifikoni dhe menaxhoni pengesat në proceset e shërbimit. Identifikimi dhe menaxhimi i pengesave në proceset e prodhimit. Zbatoni teorinë e kufizimeve në vendimet e përzierjes së produkteve. Përshkruani se si të menaxhoni kufizimet në proceset e linjës dhe të balanconi linjat e montimit. (Krajevski, Malhotra, fq.239-266)
8
Mid term
9
Manaxhimi dhe skedulimi i rezervës:në këtë temë studentët do të njihen me : Funksionet e rezervës Llojet e rezervave: Objektivat e manaxhimit të rezervave Analiza ABC, SEP dhe SEQ: Modeli i porositjes me periudha fikse (Krajevski, Malhotra, fq.357-396)
10
Manaxhimi i një zinxhiri furnizimi efektiv. Llogaritni matjet kritike të performancës së zinxhirit të furnizimit; Përshkruani opsionet strategjike për hartimin e zinxhirit të furnizimit dhe se si zinxhirët autonome të furnizimit mund të luajnë një rol; Shpjegoni strategjinë e personalizimit masiv dhe implikimet e saj për hartimin e zinxhirit të furnizimit; Kuptoni konsideratat që bëjnë firmat kur vendosin se cili proces (Krajevski, Malhotra fq. 528-548)
11
Integrimi i zinxhirit te furnizimit. Në këtë temë studentët do të: identifikojne shkaqet kryesore të ndërprerjeve në një zinxhir furnizimi; Shpjegojne se si firmat mund të zbusin rreziqet operacionale, financiare dhe të sigurisë në një zinxhir furnizimi; Përshkruajne katër proceset kryesore të ndërlidhura në procesin e zhvillimit të shërbimit ose produktit të ri. (Krajevski, Malhotra (fq.589-618)
12
Planifikimi: Në këtë temë studentët do të njihen me :Natyra e planifikimit agregat; Llojet e planeve agregat; Strategjitë e planifikimit agregat; Procesi I planifikimit agregat (Krajevski, Malhotra, fq.415-441)
13
Planet agregate për kompanitë prodhuese; Planet agregate për shërbimet (Krajevski, Malhotra, fq.415-441)
14
Sistemet e planifikimit të materialeve:Planifikimi i Kërkesave për Materiale (MRP) Çështjet: 1. Kërkesa e varur dhe planifikimi i kërkesave për materiale; 2. Objektivat dhe inputet e planit të kërkesave për materiale; 3. Logjika e sistemit të planifikimit të kërkesave për materiale (Krajevski, Malhotra, fq.474-527)
15
Përsëritje/ ushtrime/raste studimore
16
Final Exam
1
Aplikimi mjeteve analitike për analizën, menaxhimin dhe përmirësimin e performancës së proceset e biznesit dhe zinxhirët e furnizimit. Zbatimi i koncepteve dhe teknikave te menaxhimit të cilësisë totale. Projektimi dhe kontrolli i proceseve të prodhimit dhe shërbimeve Parashikimi i kërkesës dhe zbatimi i sistemeve të duhura të kontrollit të inventarit. Siguroni një krahasim global të operacioneve midis disa prej ekonomive më të rëndësishmeve në mbarë botën; Diskutoni përparimet dhe tendencat e fundit në menaxhimin e operacioneve
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
1 5% 5%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 5% 5%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 1 14
Detyrat
1 16 16
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 16 16
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00