Taksim Biznesi

Print

Ana Kekezi, PhD

Kodi
EMS 315
Emri
Taksim Biznesi
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda e taksimit ka për qëllim t’i njohë studentët me konceptet bazë të sistemit fiskal dhe administrimin e llojeve të ndryshme të tatimeve dhe taksave në vendin tonë, si edhe rolin e tyre në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Në program trajtohen procedurat që ndiqen nga organet e administrimit fiskal (tatimore & doganore) për administrimin e llojeve të ndryshme të tatimeve dhe taksave, duke u fokusuar tek mënyrat e përmbushjes së detyrimit tatimor, si: vetëdeklarimi, vlerësimi tatimor dhe kontrolli tatimor. Trajtohen rastet e apelimit tatimor, hetimi tatimor dhe sanksionet në rastet e mospërmbushjes së detyrimeve tatimore. Programi i lëndës është i ndërtuar në mënyrë të tillë që studentët të bëjnë lehtësisht dallimin ndërmjet tatimeve dhe taksave, si edhe llojeve të ndryshme brenda secilës kategori. Trajtohen gjithashtu tatami mbi të ardhurat personale, tatami mbi vlerën e shtuar, taksat dhe detyrimet doganore, akcizat, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, taksat vendore dhe ato kombëtare në RSh.

Objektivat

* Të kuptojë konceptet kryesore në fushën e taksave; * Të njohë procedurat tatimore shqiptare; * Të mësojë të gjitha llojet e taksave të aplikuara në Shqipëri; * Të praktikojë çështje të ndryshme tatimore në mjedisin e biznesit.

Java
Tema
1
Roli i sistemit tatimor ne ekonomi (pg. 1-17) Ne kete teme trajtohet perkufizimi i tatimit dhe permbushja e detyrimit tatimor. Analizohen te ardhurat publike dhe shpenzimet publike. Gjithashtu, trajtohet klasifikimi i tatimeve.
2
Parimet dhe karakteristikat e sistemit tatimor dhe sistemit te taksave (pg. 352-378) Kjo teme trajton rolin e shtetit ne pergatitjen e bazes ligjore dhe pergjegjesine e "autoriteteve fiskale" per administrimin e tatimeve dhe taksave. Trajtohen tatimpaguesit, si aktoret kryesore ne permbushjen e detyrimeve tatimore. Trajtohen parimet dhe karakteristikat e sistemit tatimor duke analizuar kriteret e nje sistemi optimal tatimor: eficenca ekonomike, thjeshtesia administrative, fleksibiliteti etj.
3
Administrimi Tatimor (pg. 301-328) Trajtohet baza ligjore e administrimit tatimor dhe konceptet kryesore te administrimit te tatimeve dhe taksave: tatimpaguesi, agjenti tatimor, dokumentacioni dhe periudha tatimore. Gjithashtu, trajtohen te drejtat e tatimpaguesve dhe menyrat e permbushjes se detyrimeve tatimore.
4
Vleresimi Tatimor (pg. 257-274) Tema trajton karakteristikat ligjore te metodave vleresuese dhe llojet e vleresimit tatimor; rastet e vleresimit tatimor specifik dhe standart ne Shqiperi, si edhe metodat e vecanta te vleresimit.
5
Kontrolli Tatimor (Ligji Nr. 9920/2008) Studentet njihen me konceptet e kontrollit tatimor dhe objektivin e tij. Trajtohet kuadri ligjor per dhenien e informacioneve autoriteteve perkatese. Kjo teme trajton gjithashtu shtrirjen e periudhes per kontroll, menyrat e perzgjedhjes per kontroll, llojet e kontrolleve.
6
Apelimi, Hetimi Tatimor dhe Sanksionet (Leksione te pergatitura nga pedagogu) Tema trajton kundershtimin e rezultatit tatimor nga tatimpaguesi ne drejtorine rajonale dhe drejtorine e apelit tatimor. Trajtohen sanksionet tatimore, qellimi i vendosjes se tyre.
7
MidTerm
8
Administrimi Doganor (Ligji nr. 102/2014) Ne kete teme analizohet misioni i doganave, organizimi i administrates doganore shqiptare, regjimet doganore. Studentet njihen me konceptin e takses doganore, aplikimin e saj dhe detyrimet e tjera doganore ne import, rastet e kundervajtjeve administrative dhe sanksionet e percaktuara e Kodin Doganor shqiptar per secilin rast.
9
Tatimi mbi te Ardhurat (Pjesa I) (pg. 371-414) Trajtohet legjislacioni aktual ne fuqi qe rregullon tatimin mbi te ardhurat ne Shqiperi dhe kuptimi i te ardhurave per efekte tatimore. Kjo teme trajton llojet e te ardhurave personale qe tatohen, te ardhurat bruto, te ardhurat e perjashtuara, shpenzimet e zbritshme. Trajtohen ne perfundim rastet e tatimit te mbajtur ne burim, duke vene ne dukje rendesine e tij persa i perket reduktimit te nevojes per deklarim vjetor individual te te ardhurave personale.
10
Tatimi mbi te Ardhurat (Pjesa II) (pg. 438-460) Tema trajton tatimin mbi te ardhurat e realizuara nga veprimtaria e personave juridike dhe fizike tregtare. pasi percaktohet fusha e veprimit te tatimit mbi fitimin, studentet njihen me konceptin e fitimit fiskal per efekte tatimore, shpenzimet e njohura dhe te panjohura per qellim te llogaritjes se fitimit te tatueshem, menyren e perllogaritjes se kesteve, si edhe afatet e pageses dhe rastet e korrigjimit te kestit tatimor.
11
Tatimi mbi Vleren e Shtuar (Pjesa I) (pg. 515-547) Tema trajton nocionet e pergjithshme te TVSh-se, aspektin ekonomik dhe territorial, si edhe vendosjen e TVSh-se brenda vendit dhe mbi importet. Tema trajton menyren e aplikimit te tatimit mb vleren e shtuar, kufirin minimal te regjistrimit per TVSh-ne, percaktimin e personave te tatueshem dhe detyrimin per regjistrim si tatimpagues te TVSh-se.
12
Tatimi mbi Vleren e Shtuar (Pjesa II) (pg. 515-547) Trajtohen furnizimet e perjashtuara, problemet dhe efektet e tyre, vlera e tatueshme e furnizimeve, normat tatimore dhe kreditimi i TVSH-se. Trajtohen raste te vecanta te aplikimit te TVSh-se ne vendin tone.
13
Akcizat ne Republiken e Shqiperise (Ligji nr. 8976/2002) Tema trajton kuptimin eakcises si nje tatim i nje lloji te vecante, arsyet e aplikimit te akcizes, analizimin e kategorive te mallrave qe i nenshtrohen akcizes, niveli i akcizes, rastet e perjashtimit nga ky tatim dhe metodat e llogaritjes se detyrimit tatimor per akcizen.
14
Sistemi i sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore (pg. 205-254) Ne kete teme trajtohen konceptet baze dhe detyrimet qe mbartin personat per te deklaruar sigurimet shoqerore dhe shendetesore, menyren e llogaritjes dhe deklarimit te kontributeve, afatet e deklarimit dhe te pageses. Trajtohet sistemi i sigurimeve shoqerore ne Shqiperi dhe llogaritja konkrete e ketyre kontributeve.
15
Sistemi taksave kombetare dhe vendore ne Republiken e Shqiperise (Ligji nr. 9975/2008 dhe Ligji nr. 9632/2006) Tema trajton llojet dhe nivelin e taksave kombetare ne vendin tone. Gjithashtu trajtohen llojet e taksave vendore. Studentet njihen me kategorite baze dhe nivelet e takses vendore mbi biznesin e vogel, menyren e aplikimit, te pageses, si edhe kerkesat per mbajtjen e dokumentacionit dhe regjistrave per qellime tatimore.
16
Final Exam
1
Te kuptohen nocionet baze te taksimit
2
Te njihen te drejtat e tatimpaguesit dhe procedurat tatimore
3
Te njihet tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi mbi te ardhurat personale
4
Te njihen tatimi mbi te ardhurat personale, tatimet kombetare dhe kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00