Sjellje Organizative

Print

Eduina Maksuti, Msc

Kodi
EMS 211
Emri
Sjellje Organizative
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë i përkufizon organizatat si mjedise pune. Ajo është e fokusuar në lidhjen midis individit, grupit dhe gjithë organizatës. Në mënyrë të veçantë, lënda përshkruan vlerën e lidhjes midis punës dhe familjes, individëve dhe ekipeve, organizatave dhe shoqërisë në kërkim të prosperitetit të ardhshëm. Lënda luan një rol vendimtar në përcaktimin e aftësive të studentëve që i ndihmojnë ata të zgjedhin mënyrën duhur të veprimit, me synimin për të kontribuar më shumë në performancën e tyre individuale dhe organizative gjatë gjithë karrierës së tyre. Metodologjia e mësimdhënies dhe pedagogjia janë multidisiplinare dhe mbështeten në metoda dhe teknika të ndryshme. Qëllimi kryesor është njohja nga studentët e rëndësisë së sjelljeve njerëzore dhe angazhimi i tyre në organizata. Gjithashtu, synohet rritja e njohurive dhe aftësive të tyre, në mënyrë që të jenë të përgatitur për t'u bërë liderët e nesërm në organizata.

Objektivat

Lënda synon t'u japë studentëve një vlerësim të natyrës unike të qenieve njerëzore si punonjës; Të sigurojë që studentët të njohin variablat kryesore të pavarura dhe të varura të sjelljes organizative; Të ndihmojë studentët të jenë anëtarë efektivë të ekipit dhe/ose udhëheqës të ekipit; Të ndajë me studentët njohuritë teorike dhe praktike që janë të nevojshme për të kuptuar personalitetet, perceptimet dhe motivimet e punonjësve; të ndërtojnë skuadra që gëzojnë unitet, kënaqësi dhe performancëtë lartë; të kuptojnë organizatat komplekse-adaptuese nëpërmjet mekanizmave efektivë të komunikimit, menaxhimit të konflikteve dhe udhëheqjes përfshirëse.

Java
Tema
1
Hyrje në fushën e sjelljes organizative. Ky kapitull paraqet katër këndvështrime të efektshmërisë organizative. Seksioni i efektshmërisë organizative gjithashtu siguron organizimin e sistemeve të hapura, të mësuarit organizativ, praktikat e punës me performancë të lartë, vlerat dhe etikën. (McShane, 2022, fq. 2-32)
2
Sjellja, personaliteti dhe vlerat individuale. Ky kapitull prezanton modelin MARS të sjelljes dhe performancës individuale, personalitetin në organizata, vetë-konceptin, vlerat në vendin e punës dhe vlerat etike dhe sjelljen. (McShane, 2022, fq. 32-65)
3
Të perceptojmë veten dhe të tjerët në organizata. Ky kapitull prezanton procesin perceptual, identitetin social dhe steriotipet, teorinë e Atributeve, profecitë vetë-përmbushëse, përmirësimin e perceptimeve dhe të mësuarit në organizata. (McShane, 2022, fq. 66-95)
4
Ndjenjat, qëndrimet dhe stresi në vendin e punës. Ky kapitull prezanton emocionet në vendin e punës, menaxhimin e emocioneve në punë, inteligjencën emocionale, kënaqësinë në punë, angazhimin organizativ, stresin e lidhur me punën dhe menaxhimin e tij. (McShane, 2022, fq. 96-129)
5
Motivimi i punonjësve. Ky kapitull prezanton angazhimin e punonjësve, shkaqet dhe nevojat e punonjësve, teorinë e motivimit, vendosjen e objektivave dhe drejtësinë organizative. (McShane, 2022, fq. 130-160)
6
Vendimmarrja dhe krijimtaria. Ky kapitull prezanton paradigmën e zgjedhjes racionale të marrjes së vendimeve, identifikimin e problemeve dhe mundësive, vlerësimin dhe zgjedhjen e alternativave, zbatimin e vendimeve, vlerësimin e rezultateve të vendimeve dhe përfshirjen e punonjësve në marrjen e vendimeve. (McShane, 2022, fq.196-231)
7
Dinamika e ekipit. Ky kapitull prezanton avantazhet dhe disavantazhet e ekipeve, një model të efektivitetit të ekipit, elementet e strukturës të ekipit, proceset e ekipit dhe marrja së vendimeve të ekipit. (McShane, 2022, fq. 232-267)
8
Provimi Midterm
9
Komunikimi në ekipe dhe organizata. Ky kapitull prezanton rëndësinë e komunikimit, një model komunikimi, kanalet e komunikimit, zgjedhja e kanalit më të mirë të komunikimit, përmirësimi i komunikimit ndërpersonal etj. (McShane, 2022, fq. 268-297)
10
Fuqia dhe ndikimi në vendin e punës. Ky kapitull paraqet burimet e fuqisë në organizata, influencimi i të tjerëve, teknikat e influencimit dhe politikat organizacionale. (McShane, 2022, fq. 298-325)
11
Konflikti dhe negociimi në vendin e punës. Ky kapitull paraqet konceptet e konfrontimit konstruktiv, modeli i procesit të konfliktit, burimet strukturore të konfliktit në organizata, stilet ndërpersonale të trajtimit të konflikteve dhe qasjet strukturore të menaxhimit të konflikteve. (McShane, 2022, fq. 326-357)
12
Lidershipi në organizata. Ky kapitull prezanton se cfarë është lidershipi, perspektiva e lidershipit, perspektiva e sjelljes së lidershipit, perspektiva e parashikuesve së lidershipit, perspektiva shndërruese e lidershipit dhe perspektiva implicite e udhëheqjes. (McShane, 2022, fq. 358-383)
13
Projektimi i Strukturave Organizative. Ky kapitull paraqet elementet e strukturës organizative, format e departamentalizimit dhe parashikuesit e dizajnit organizativ. (McShane, 2022, fq. 384-413)
14
Kultura organizative. Ky kapitull prezanton elementet e kulturës organizative, deshifrimin e kulturës organizative nëpërmjet artifakteve. A është e rëndësishme kultura organizative? Shkrirja e kulturave organizative dhe ndryshimi e forcimi i kulturës organizative. (McShane, 2022, fq. 414-440)
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Njohja e botës perceptuese të punonjësve në organizata.
2
Të kuptuarit e emocioneve, personalitetit dhe vlerave të punonjësve.
3
Përcaktimi i kushteve për motivim dhe punës në grup.
4
Zgjidhja e konflikteve dhe influencimi nëpërmjet fuqisë dhe komunikimit.
5
Menaxhimi i diversitetit me anë të lidershipit përfshirës.
6
Ndryshimi i qëndrimeve për rritjen e kënaqësisë dhe performancës në punë.
7
Njohja e proceseve dhe karakteristikave të organizatës.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00