Programim në Web

Print

Grasiela Baçellari, Msc

Kodi
EMS 219
Emri
Programim në Web
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky kurs është një pasqyrë e teknologjive moderne të Webit. Objektivi i këtij kursi është tu ofrojë studentëve njohuri bazë mbi funksionimin e rregullave në botën e Webit nga ana teknologjike si dhe një përmbledhje bazë të teknologjive të ndryshme. Ideja e këtij kursi është që studentet të mësojnë të përdorin teknologjitë front-end, si dhe t'i ndihmojë ata në të kuptuarin e bazave thelbësore të zhvillimit të webit. Disa nga temat kryesore përfshijnë: Historia e Webit, si funksionon Webi, modeli klient-server në web, konceptet kryesore të ndërtimit të një faqe webi, Hypertext Markup Language (HTML), Cascading Style Sheets (CSS), JavaScript si dhe libraria JQuery, etj.

Objektivat

Ky kurs synon që studentët të: 1. Kuptojnë funksionimin e web-it si dhe rolet kryesore të nevojshme për ndërtimin e tij. 2. Jenë të gatshëm të bëjnë diferencën e duhur mbi zhvillimin front-end dhe back-end të webit. 3. Dinë të markojnë një tekst në gjuhën HTML 4. Jenë të aftë të ndertojnë një faqe webi me të gjithë elementët e nevojshmë front-end me gjuhët HTML dhe CSS.

Java
Tema
1
Historia e webit. Si funksionon Webi, ndryshimi midis internetit dhe webit, adresat URL dhe pjesët përbërëse të saj, modeli klient-server në kërkimin e një informacioni në web. (Learning Web Design O’Reilly fq.21-40)
2
Ndërtuesit e një faqe webi, çfarë përfshin cdo rol i formimit të një site. Trajtimi i koncepteve bazë si dhe rolet kryesore të zhvillimit të një website si: Strategjisti i përmbajtjes, Arkitekti i informacionit, zhvilluesit UI, diagramat e website-it, dizenjimi vizual, zhvillimi Front-end dhe Back-end i një website. Struktura HTML, cfare eshte nje dokument HTML, taget dhe llojet e tyre, ndarja e dokumentit ne pjese te caktuara si head, body, paragraf, etj. (Learning Web Design O’Reilly fq.4-12 dhe fq.49-60)
3
Si bëhet markimi i një teksti, elementët e ndryshme HTML. Imazhet dhe mënyra e implementimit të tyre në një faqe webi, Rregullimi i tyre nëpërmjet atributeve shtesë si dhe shtimi i borderave të imazheve. Ndryshimi i madhësisë si dhe pozicionimi i tyre në disa pozicione bazë. ( Learning Web Design O’Reilly fq.79-105; HTML & CSS John Duckett fq.41-58)
4
Linqet. Kalimi nga një faqe në tjetrën nëpërmjet linqeve, si dhe kalimi nga një pjesë e faqes së webit në një pjesë tjetër, përdorimi praktik i tyre brenda një faqe webi. (HTML & CSS John Duckett fq.74-93; Learning Web Design O’Reilly fq.113-128)
5
Tabelat. Implementimi i tabelave si dhe rregullimi i tyre sipas nevojës së faqes së webit. (HTML & CSS John Duckett fq.27-143; Learning Web Design O’Reilly fq.163-173)
6
Listat dhe formularët. Listat e renditura dhe të parenditura, implementimi i tyre. Llojet e ndryshme të formularëve si: text, checkbox, submit button,etj, dhe përdorimi specifik i secilit lloj. (HTML & CSS John Duckett fq.62-73 dhe fq.144-175; Learning Web Design O’Reilly fq.177-206)
7
Hyrje ne CSS (Cascading Style Sheets). Në këtë temë do të trajtohet sintaksa e CSS dhe ndërveprimi i saj me HTML; llojet e CSS dhe aplikimi i secilës prej tyre; selektorët dhe përdorimi i tyre. (HTML & CSS John Duckett fq.226-245; Learning Web Design O’Reilly fq.239-259)
8
Provimi gjysëm final
9
Hierarkia e CSS, si dhe radha e aplikimit të rregullave. Ngjyrat dhe sfondi (color mode, përzgjedhja e ngjyrave si dhe përdorimi i tyre nëpërmjet kodit hexadecimal). (HTML & CSS John Duckett fq.246-263; Learning Web Design O’Reilly fq.303-351)
10
Njësitë matëse në CSS. Teksti dhe formatimi i tij duke përdorur të gjitha atributet e mundshme të CSS. (HTML & CSS John Duckett fq.264-299)
11
Modeli “kuti” (Box model), si aplikohet modeli në elementët përkatës të një faqe webi. Formatimi i imazheve në CSS (HTML & CSS John Duckett fq.300-329 dhe fq.407-427)
12
Layout dhe navigacioni. Orientimi i përgatitjes së një faqe webi. (HTML & CSS John Duckett fq.358-405; Learning Web Design O’Reilly fq.419-482)
13
Hyrje në Javascript. Disa funksione bazë të Javascript si dhe përdorimi i tyre. ( Learning Web Design O’Reilly fq.593-619;)
14
Javascript dhe sistemi DOM-Document Object Model ( Learning Web Design O’Reilly fq.621-636;)
15
Dorëzimi dhe prezantimi i projekteve. Përsëritje.
16
Provimi final
1
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë bazat dhe konceptet e teknologjisë së webit.
2
Studentët do të jenë të aftë të ndërtojnë një website të përbërë prej disa faqe web-i e dizenjuar me Style sheet dhe JavaScript.
3
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë aplikacionet e web-it nga ana e klientit dhe serverit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 7 7
Gjysmë finale
1 6 6
Provimi përfundimtar
1 8 8
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00