Bazat e të Dhënave

Print

Grasiela Baçellari, Msc

Kodi
EMS 217
Emri
Bazat e të Dhënave
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky kurs ofron bazat e nevojshme teorike dhe praktike lidhur me bazat e të dhënave dhe me sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave relacionale. Do të trajtohen aspekte të ndërtimit të një baze të dhënash relacionare, aksesimit, manipulimit dhe fshirjes së të dhënave në një bazë të dhënash. Si dhe aspekte të administrimit të një baze të dhenash.

Objektivat

Të njohë studentët me: 1. bazat e të dhënave, DBMS. 2. hapat që ndiqen per ndërtimin dhe manipulimin e bazave të të dhënave. 3. njohuritë e nevojshme për menaxhimin e bazave të të dhënave. 4. si të parandalohet humbja e të dhënave

Java
Tema
1
Prezantimi i kursit dhe programit mësimor.
2
Hyrje në bazat e të dhënave dhe DBMS. Në këtë temë do të trajtohen njohuritë bazë mbi bazat e të dhënave, sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave(DBMS), përdoruesit e saj si dhe avantazhet e DBMS. (Fundamentals of Database Systems fq.4-22)
3
Modelet e të dhënave. Modeli i të dhënave përcakton strukturën logjike sesi një bazë të dhënash është e dizenjuar. Në këtë temë do të trajtohen modeli ER, relacional si dhe kalimi nga modeli ER në modelin relacional. (Fundamentals of Database Systems fq.60-80 & 150-165)
4
Normalizimi i një baze të dhënash. Normalizimi është një teknikë që ri-organizon tabelat e bazës së të dhënave që të reduktohet varësia e të dhënave. Kjo temë do të ndalet tek format e normalizimit si dhe normalizimi i relacioneve.(Fundamentals of Database Systems fq.460-483; Learn SQL Database Programming pg 22-30)
5
Hyrje në SQL. Gjatë kësaj teme do të prezantohet gjuha SQL. Do të trajtohet krijimi i bazës së të dhënave, krijimi dhe modifikimi i tabelave, tipet e të dhënave, tabelat e përkohshme, fshirja e tabelave. (Fundamentals of Database Systems fq.179-188)
6
Aksesimi i të dhënave nga një ose më shumë se një tabelë. Në këtë temë do diskutohen mënyrat e aksesimit të të dhënave. Komanda SELECT, filtrimi i rreshtave, renditja dhe funksionet agregate(MAX(), MIN(), COUNT(),SUM(), AVG()). Aksesimi i të dhënave nga më shumë se një tabelë(JOIN, UNION, SUBQUERY) (Fundamentals of Database Systems fq.188-198; SQL (Database Programming) fq.317-350)
7
Instruksionet DML për manipulimin e të dhënave. Kjo temë trajton komandat e shtimit, fshirjes dhe modifikimit të të dhënave. Komanda INSERT, UPDATE, DELETE dhe TRUNCATE. (Fundamentals of Database Systems fq.198-203; SQL (Database Programming) fq.521-550)
8
Provimi gjysmëfinal
9
Indekset and Pamjet. Kjo temë do të trajtojë indekset dhe pamjet. Do të ilustrohet krijimi, ndryshimi dhe fshirja e pamjeve. Si dhe do trajtohen tipet e ndryshme të indekseve. (Fundamentals of Database Systems fq.228-235; SQL (Database Programming) fq.611-630)
10
Programimi në SQL. Në këtë temë do të trajtohen elementët kryesorë të programimit nëpërmjet SQL. Si mund të krijohen dhe përdoren variablat, strukturat kryesore kushtëzuese dhe ciklike, procedurat dhe funksionet. (Fundamentals of Database Systems fq.310-340)
11
Programimi në SQL - Trigerat. Në këtë temë do të trajtohen trigerat. Cfarë janë trigerat dhe llojet e tyre. Si krijohen dhe si përdoren trigerat. (Learn SQL Database Programming fq. 407- 413; Fundamentals of Database Systems fq.963-970)
12
Transaksionet. Kjo temë do të trajtojë transaksionet. Cilat janë karakteristikat e transaksioneve dhe tipet e transaksioneve. Transaksionet eksplicite dhe implicite. (SQL (Database Programming) fq.640-649; Fundamentals of Database Systems fq.747-756)
13
Backup dhe restore. Parandalimi i dëmtimit apo humbjes së të dhënave të databazës është shume e rëndësishme. Në këtë temë do trajtohet backup dhe restore. Disa strategji për backup-in e bazës së të dhënave dhe rekuperimin e të dhënave në varësi të strategjisë backup të përdorur. (Fundamentals of Database Systems fq.814-834)
14
Siguria e bazave të të dhënave. Kjo temë trajton proceset e autentifikimit dhe autorizimit për një aksesim të dhënash më të sigurt. (Fundamentals of Database Systems fq.1122-1150)
15
Dorëzimi dhe mbrojtja e projektit. Përsëritje.
16
Final Exam
1
Studenti arrin të krijojë një bazë të dhenash të thjeshtë.
2
Studenti arrin të ndërtojë query të ndryshme në databazë.
3
Studenti arrin të manipulojë të dhënat e një bazë të dhënash me SQL Server apo MySQL.
4
Studenti është i aftë të administrojë një bazë të dhënash.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 2 2
Gjysmë finale
1 7 7
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00