Sjellje Organizative

Print

Eduina Maksuti, Msc

Kodi
EMS 211
Emri
Sjellje Organizative
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë i përkufizon organizatat si mjedise pune. Ajo është e fokusuar në lidhjen midis individit, grupit dhe gjithë organizatës. Në mënyrë të veçantë, lënda përshkruan vlerën e lidhjes midis punës dhe familjes, individëve dhe ekipeve, organizatave dhe shoqërisë në kërkim të prosperitetit të ardhshëm. Lënda luan një rol vendimtar në përcaktimin e aftësive të studentëve që i ndihmojnë ata të zgjedhin mënyrën duhur të veprimit, me synimin për të kontribuar më shumë në performancën e tyre individuale dhe organizative gjatë gjithë karrierës së tyre. Metodologjia e mësimdhënies dhe pedagogjia janë multidisiplinare dhe mbështeten në metoda dhe teknika të ndryshme. Qëllimi kryesor është njohja nga studentët e rëndësisë së sjelljeve njerëzore dhe angazhimi i tyre në organizata. Gjithashtu, synohet rritja e njohurive dhe aftësive të tyre, në mënyrë që të jenë të përgatitur për t'u bërë liderët e nesërm në organizata.

Objektivat

Lënda synon t'u japë studentëve një vlerësim të natyrës unike të qenieve njerëzore si punonjës; Të sigurojë që studentët të njohin variablat kryesore të pavarura dhe të varura të sjelljes organizative; Të ndihmojë studentët të jenë anëtarë produktivë të ekipit dhe/ose udhëheqës të ekipit; Të ndajë me studentët njohuritë teorike dhe praktike që janë të nevojshme për të kuptuar personalitetet, perceptimet dhe motivimet e punonjësve; të ndërtojnë skuadra që gëzojnë unitetin, kënaqësinë dhe performancën e lartë; të kuptojnë organizatat komplekse-adaptuese nëpërmjet mekanizmave efektivë të komunikimit, menaxhimit të konflikteve dhe udhëheqjes përfshirëse.

Java
Tema
1
Hyrje në fushën e sjelljes organizative. Fq. 2. Ky kapitull paraqet katër këndvështrime të efektshmërisë organizative. Seksioni i efektshmërisë organizative gjithashtu siguron organizimin e sistemeve të hapura, të mësuarit organizativ, praktikat e punës me performancë të lartë, vlerat dhe etikën.
2
Sjellja, personaliteti dhe vlerat individuale. Fq. 32. Ky kapitull prezanton modelin MARS të sjelljes dhe performancës individuale, personalitetin në organizata, vetë-konceptin, vlerat në vendin e punës dhe vlerat etike dhe sjelljen.
3
Të perceptojmë veten dhe të tjerët në organizata. Fq. 66. Ky kapitull prezanton procesin perceptual, identitetin social dhe steriotipet, teorinë e Atributeve, profecitë vetë-përmbushëse, përmirësimin e perceptimeve dhe të mësuarit në organizata.
4
Ndjenjat, qëndrimet dhe stresi në vendin e punës. Fq. 96. Ky kapitull prezanton emocionet në vendin e punës, menaxhimin e emocioneve në punë, inteligjencën emocionale, kënaqësinë në punë, angazhimin organizativ, stresin e lidhur me punën dhe menaxhimin e tij.
5
Motivimi i punonjësve. Fq. 130. Ky kapitull prezanton angazhimin e punonjësve, shkaqet dhe nevojat e punonjësve, teorinë e motivimit, vendosjen e objektivave dhe drejtësinë organizative.
6
Vendimmarrja dhe krijimtaria. Fq. 196. Ky kapitull prezanton paradigmën e zgjedhjes racionale të marrjes së vendimeve, identifikimin e problemeve dhe mundësive, vlerësimin dhe zgjedhjen e alternativave, zbatimin e vendimeve, vlerësimin e rezultateve të vendimeve dhe përfshirjen e punonjësve në marrjen e vendimeve.
7
Dinamika e ekipit. Fq. 232. Ky kapitull prezanton avantazhet dhe disavantazhet e ekipeve, një model të efektivitetit të ekipit, elementet e strukturës të ekipit, proceset e ekipit dhe marrja së vendimeve të ekipit.
8
Provimi Midterm
9
Komunikimi në ekipe dhe organizata. Fq. 268. Ky kapitull prezanton rëndësinë e komunikimit, një model komunikimi, kanalet e komunikimit, zgjedhja e kanalit më të mirë të komunikimit, përmirësimi i komunikimit ndërpersonal etj.
10
Fuqia dhe ndikimi në vendin e punës. Fq. 298. Ky kapitull paraqet burimet e fuqisë në organizata, influencimi i të tjerëve, teknikat e influencimit dhe politikat organizacionale.
11
Konflikti dhe negociimi në vendin e punës. Fq. 326. Ky kapitull paraqet konceptet e konfrontimit konstruktiv, modeli i procesit të konfliktit, burimet strukturore të konfliktit në organizata, stilet ndërpersonale të trajtimit të konflikteve dhe qasjet strukturore të menaxhimit të konflikteve.
12
Lidershipi në organizata. Fq. 358. Ky kapitull prezanton se cfarë është lidershipi, perspektiva e lidershipit, perspektiva e sjelljes së lidershipit, perspektiva e parashikuesve së lidershipit, perspektiva shndërruese e lidershipit dhe perspektiva implicite e udhëheqjes.
13
Projektimi i Strukturave Organizative. Fq. 384. Ky kapitull paraqet elementet e strukturës organizative, format e departamentalizimit dhe parashikuesit e dizajnit organizativ.
14
Kultura organizative. Fq. 414. Ky kapitull prezanton elementet e kulturës organizative, deshifrimin e kulturës organizative nëpërmjet artifakteve. A është e rëndësishme kultura organizative? Shkrirja e kulturave organizative dhe ndryshimi e forcimi i kulturës organizative.
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Njohja e botës perceptuese të punonjësve në organizata.
2
Të kuptuarit e emocioneve, personalitetit dhe vlerave të punonjësve.
3
Përcaktimi i kushteve për motivim dhe punës në grup.
4
Zgjidhja e konflikteve dhe influencimi nëpërmjet fuqisë dhe komunikimit.
5
Menaxhimi i diversitetit me anë të lidershipit përfshirës.
6
Ndryshimi i qëndrimeve për rritjen e kënaqësisë dhe performancës në punë.
7
Njohja e proceseve dhe karakteristikave të organizatës.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 7 7
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
1 4 4
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00