Filozofia Islame

Print

Genti Kruja, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ISC 431
Emri
Filozofia Islame
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Në këtë lëndë do të trajtohet zhvillimi i filozofisë në gjeografinë islame në shekujt VII-XV, kontributi i filozofëve myslimanë në zhvillimin e metejshem të filozofise se trasheguar nga antikiteti grek, përfaqësuesit më të rëndësishëm, punimet dhe qasjet e tyre. Roli ndërmjetës i myslimanëve në përçimin filozofisë antike greke në Europë. Historia e mendimit filozofik dhe rrymave filozofike përgjatë kësaj kohe dhe situata ne shek. XX-XXI.

Objektivat

Njohja e historisë së filozofisë, filozofët myslimane dhe punimeve që janë bërë në fushën e filozofise Islame si dhe njohja temave kryesore të trajtuara në filozofinë Islame.

Java
Tema
1
Kelami dhe ngritja e traditës filozofike në Islam Fjala arabe kelam d.m.th. fjalë, bisedë, kurse fjala mutekel-lim emërton atë që flet, ligjëruesin (në gramatikë, veta e parë). Këtu nuk është e mundur të tregohet evolucioni me të cilin fjala kelam ka përfunduar në domethënien e teologjisë përgjithësisht, kurse fjala mutekel-limun (ata që merren me diturinë mbi kelamin, ‘ilm ul-kelam) në domethënien “teologët”. Si skolastikë islame, kelami karakterizohet si dialektikë e pastër racionale e cila realizohet me nocione teologjike. Me emrin mu’tezilitët emërtohet grupi i mendimtarëve muslimanë i cili është formuar nga gjysma e parë e shekullit II hixhrij në qytetin Basra. Lëvizja e tyre aq shpejtë është zgjeruar saqë ky emër ka shërbyer të emërtojë një pjesë të mirë të elitës së kultivuar muslimane. Kryeqyteti i halifatit abasit, Bagdadi, për më shumë qeveri bëhet seli e shkollës së tyre, kurse mësimi i tyre, në një moment, madje është imponuar, si mësim zyrtar i Islamit sunnit. Mendimet dhe qasja e tyre ndikuan si katalizator ne perkthimet e veprave shkencore dhe filozofike nga antikiteti grek dhe qyteterimet e tjera. Fundi i mutezileve shenoi daljen ne skene te kelamit Esh’ari dhe Maturidi. Literatura: Dr. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia Islame, fq. 13-24; Sejjid Husein Nasr, Udhërrëfyes i të riut mysliman në botën moderne, 97-108
2
Filozofia Islame: domethënia dhe vendi i saj në shkencat Islame Në definicionin e filozofisë islame: ajo është hulumtim i kozmosit dhe njeriut. Kelami është mbështetja e principeve bazore fetare me argumente racionale. Pra, nuk është e vërtetë të konsiderojmë se filozofia është njëjtë çka edhe kelami; të përfundojmë se filozofia islame të cilën e kanë përfaqësuar muslimanët, vetëm është transmetuar nga filozofitë tjera, e as nuk konsiderojmë se filozofia është çka edhe tesawwufi. Dituritë siç janë Fikhu dhe Usuli i përkasin grupit të diturive të sheriatit e jo grupit të diturive filozofike, në atë kuptimin e rëndomtë profesional; ndonëse bazat e fikhut më vonë kanë qenë nën ndikimin e ‘logjikës’ së Aristotelit, siç e shpjegon për më së afërmi përsiatja mbi bazën e katërt të usuli fikhut, kijasi (analogjia). Feja, shkenca, arti, letërsia, industria dhe ekonomia janë pikërisht ato çështje me të cilat karakterizohen kulturat e popujve. Ato ndërmjet veti janë reciproke, ndikojnë në njëra tjetrën. Feja, shkenca dhe filozofia kanë luajtur rol të rëndësishëm në skenën e kulturës islame. Atëherë kur është arritur pajtimi ndërmjet këtyre tri aspekteve të njohjes, kultura islame ka lulëzuar, është ngritur dhe është zhvilluar. Literatura: Nasr, Sejjid Husein, Filozofia Islame nga zanafilla e saj deri sot, Fondacioni Rumi, Tirane 2011: 45-64
3
Periudha e përkthimeve dhe studimi i filozofisë Arabët në shekullin e parë hixhrij nuk janë preokupuar me përkthimin e filozofisë sepse kujdesi i tyre, siç na është bërë e qartë, qe përqëndruar vetëm në përkthimin e shkencës. Periudha e përkthimeve në kuptimin e plotë të fjalës ka filluar në kohën e Abasitëve. Halifi abasit Xha’fer el-Mensuri ka themeluar Bagdadin, i cili një kohë të gjatë, pati për fat, të jetë djep i lindjes dhe zemra e Islamit. Pastaj halifi el-Mensuri e ftoi më 148 hixhrij Gjorgj Baht-Jeshuan nga Xhundi Shapuri, e emëroi për epror të mjekëve dhe mbeti në atë pozitë deri në vdekje më 150 hixhrij. Kështu, qendra e lëvizjes kulturore, filozofike dhe shkencore ka kaluar nga Xhundi Shapuri në Bagdad. Halifi el-Me’mun më 215 hixhrij ka themeluar Institutin për përkthime që është quajtur ‘Shtëpia e urtësisë’. Ka caktuar përkthyesit dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët kanë qenë të përudhur shkëlqyeshëm në njohjen e gjuhës siriane dhe greke me kujdes të madh në gjuhën arabe. Literatura: Dr. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia Islame, fq. 38-58
4
Filozofia e Al-Kindit dhe kozmologjia e al-Farabit El-Kindi, me të drejtë, është i njohur me emrin ‘filozofi arab’ dhe ‘filozofi islam’. Filozofia e tij për ne ishte e panjohur për shkak se librat e tij janë humbur; janë gjetur mezi njëzet e disa trajtesa. El-Kindi, pjesën më të ndershme të filozofisë e bëri dituri mbi Filozofinë e parë. Ai, e paraqet Zotin me cilësitë që i sjell Islami, se Ai është Krijues dhe Mbajtës i çdo gjëje që e krijoi. Zoti sipas Aristotelit është Lëvizës i botës, kurse sipas El-Kindit është krijues i qiejve dhe i Tokës. El-Kindi ka vendosur themelet e filozofisë islame. Pas tij u paraqit Ebu Nasr El-Farabi (259-339 h. / 870-950), i cili i përforcoi bazat e saj dhe e forcoi konstrukcionin e saj. Arabët e quajtën Mësues të dytë, pasi që Aristoteli ishte Mësuesi i parë. Ai është filozof islam ndonëse është me prejardhje turke. Do të kemi rast ta shpjegojmë këtë më gjerë kur të flasim mbi ekzistencën e Zotit te filozofët muslimanë, teorinë e emanacionit dhe zinxhirin e ekzistencave nga Zoti i Madhërishëm. Literatura: Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:59-72
5
Psikologjia dhe ontologjia e Ibn Sinas Filozofia islame ka arritur kulmin e saj me Ebu Alij Husejn Ibn Abdullah Ibn Sinan (370-428 hixhrij / 870-950). Nga filozofia ka shkruar vepra të shumta. Ka shkruar për çdo degë të saj. Pas tij filozofia nuk ka përparuar në atë kuptim siç ka përparuar me të. Veprën Esh-Shifa’ e ndau në katër pjesë dhe këtë: logjika, fizika, matematika dhe metafizika. E përmblodhi në veprën En-Nexhat, në trajtesën e mirënjohur. Te psikologjia, ai e ndanë shpirtin në katër fuqi: 1) Fuqia ushqyese, 2) fuqia ndijore, 3) fuqia imagjinuese dhe 4) fuqia arsyetuese. Me anë të të parës njeriu ushqehet dhe siguron rritjen e trupit. Për sa i përket marrëdhënieve të intelektit aktiv me shpirtin njerëzor Ibni Sina, veçse na porositë të shtypet lënda dhe të pastrohet shpirti nga fëlliqësitë e vesit deri sa i bëhet një enë e pastërt dhe e përshtatshme për ta pranuar inspiratën hyjnore”. Ibn Sina, solli teorinë e re që konfirmon se Zoti është Qenie e Domosdoshme. Literatura: Nasr, Sejjid Husein, Filozofia Islame nga zanafilla e saj deri sot, Fondacioni Rumi, Tirane 2011: 79-88
6
Imam Gazali dhe kritika e tij ndaj filozofisë Imam El-Gazaliu (Ebu Hamid El-Gazaliu) u lind në qytezën Gazal në rrethin e Tusit, në një paralagje të Meshhedit të sotëm, në krahinën e Horasanit në Iran, në vitin 450 h./1058. El-Gazaliu është ndër dijetarët që shkroi shumë, që shkroi me cilësi të lartë, që diti të shkruante, ndërsa edhe sot veprat e tij janë të lexueshme, madje të pakalueshme për të gjitha fushat e dijes dhe për të gjitha moshat e lexuesve. Ai vendosi baraspeshën në mënyrë të shkëlqyer ndërmjet shpirtërores dhe fizikes dhe i konsideronte si lidhje të ngushta dhe të pashkëputshme. Kohët e fundit El-Gazaliu po rizbulohet si ndër muslimanët, ashtu edhe ndër jomuslimanët, prandaj edhe është ndër autorët më të lexuar muslimanë të të gjitha kohëve. Tehafut’ul-felasifeh (Vetëshkatërrimi i filozofëve), duke i shtruar dhe atakuar çështjet filozofike në njëzet pika. Në këtë vepër El-Gazaliu kritikoi rreptë filozofët dogmatikë, rrënoi doktrinën e tyre, por nuk ofron doktrinë të re në këtë aspekt. Megjithatë, indirekt mund të vërehet qëndrimi i tij filozofik e teologjik për problemet e shtruara. Literatura: Corbin, Henri, Historia e Filozofisë Islame, Logos-A, Shkup 1997:109-112
7
Ibn Rushdi dhe kundërpërgjigja ndaj Gazaliut Filozofi Ibn Rushd u lind në Kordobë dhe mësoi drejtësinë, matematikën dhe medicinën. Në Evropën latine Ibn Rushdi ishte i famshëm me emrin “Komentues”, komentuesi i veprave të Aristotelit. Ibn Rushdi i shpjegoi dhe i rezimoi veprat e Aristotelit. I bëri tri lloje komentesh: i vogli, i mesmi dhe i madhi. E para me të cilën filloi të merret ishte fikhu. Në botën islame ndikoi shumë në këtë disiplinë. Vepra e tij Bidajet ‘ul-muxhtehidi ve nihajet ‘ul-muktesidi është mirë e njohur. Në rrafshin e pajtimit të fesë dhe filozofisë Ibn Rushdi shkroi dy vepra të vogla vlera e të cilave është e madhe: El-Keshfu an menahixh‘il-edil-leh dhe Fasl‘ul-mekali fi ma bejne‘l-hikmeti ve‘sh-sheri’ati min’ el-ittisal. Filozofia e tij mund të kuptohet nga përgjigjja e tij Tehafut ‘ul-felasifeh të El-Gazaliut në veprën Tehafut ‘ut-tehafut, që është përkthyer në latinishte dhe nën ndikimin e së cilës ishte Toma Akuini. Në momentet e fundit të jetës së vet Ibn Rushdin e goditi problem i madh kur juristët intervenuan te halifi dhe nxitën urrejtjen ndërmjet tij dhe Ibn Rushdit. Pas vdekjes së tij, filozofia nuk arriti lartësi të tillë. Një nga shkaqet që e pamundësoi zhvillimin e filozofisë është edhe ajo që liria e mendimit qe eliminuar në emër të fesë. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:90-96; Ibn Rushd, Fjala Vendimtare Rreth Fesë Dhe Filozofisë, Logos-A, Shkup 2017:28-38
8
Provimi gjysmë final
9
Një filozof ndryshe: Ibn Halduni dhe teoria e shtetit Abdurrahman ibën Muhamedi njohur si Ibën Haldun është lindur më 1332 në Tunizi. Vepra më e njo¬hur e tij është El-Mukaddimeh, e cila si në përmbajtje ashtu edhe në metodë, stil e tjera i tejkalon të gjitha të tjerat. Ajo është hyrje e veprës Ki¬tab’ul-iber, dhe është përkthyer në gjuhën shqipe. Mukaddime trajton marrëdhëniet ndërmjet kushteve gjeografike dhe jetës shoqërore, determinizmin material dhe shpirtëror, jep një tipologji të shoqërive, flet për fenomenin e asabijje-s (ndjenjës grupore) dhe për teorinë mbi shtetin, për marrëdhëniet fe-shtet, për institucionin e hilafetit, aty shpaloset teoria e fazave, teoria organiciste për shoqërinë etj. Ibën Halduni thotë se shtetet dhe qytetërimet kanë pesë faza gjatë të cilave ato e plotësojnë jetën e tyre natyrore: faza e fitores, e despotizmit, e mirëqenies dhe rehatisë, e paqes dhe e shkapërderdhjes e shkatërrimit. Ai pohon se janë tre faktorë që prodhojnë zhvillimin dhe që e përshpejtojnë “plakjen shkatërruese” të dinastisë: kënaqja në luks, humbja e asabijjes dhe problemet financiare. Dëshira e grupit qeverisës për kontroll ekskluziv mbi të gjtha burimet e pushtetit dhe të pasurisë kijojnë marrëdhënie të tensionuara, një tjetërsim fatal midis dinastisë dhe njerëzve asabijja e të cilëve e mbështeti dhe e mbajti atë. Literatura: Corbin, Henri, Historia e Filozofisë Islame, Logos-A, Shkup, 1997:176-179
10
Një parantezë e madhe dhe ndikimi i Islamit në Perëndim Ndikimi mbi Evropën i Ibn Rushdit, i cili edhe vetë ishte nga Spanja, qe tejet i thellë, duke bërë të lindë edhe një rrymë filozofike e quajtur “averroizmi latin”, e cila më vonë u ndalua nga kisha katolike. Përkthimet e kryera në këtë periudhë nxitën lindjen e rrymave të reja të mendimit në Evropë dhe i mbartën diskutimet filozofike e teologjike në një nivel të ri. C. H. Haskins, i cili analizon ndikimin e këtyre përkthimeve, këtë periudhë e quan “Rilindja e shekullit të XII”. Ndikimi i thellë i përkthimeve të kryera në Andaluzi mbi botën e krishterë të Mesjetës, mund të na e bëjë më të lehtë të kuptojmë gjithashtu një paradoks që përmendëm shkurtimisht më lart. Në çështje të rëndësishme filozofike ishte i pamundur anashkalimi i ideve të mendimtarëve muslimanë. Thoma d’Akuini i cili vuri vulën e tij mbi mendimin fetar të Mesjetës dhe mund ta quajmë “Gazaliu i Perëndimit”, në veprën e tij Summa Theologica, u referohet me emër në më shumë se dyqind vende Ibn Sinait dhe Ibn Rushdit. Literatura: Kalin, Ibrahim, Islami dhe Perëndimi, Logos-A, Shkup, 2011: 55-58: 95-101
11
Temat e filozofisë Islame: Logjika dhe metodat e hulumtimit Filozofët muslimanë i jepnin rëndësi të madhe logjikës, nga njëra anë për shkak të atraktivitetit të saj e nga ana tjetër për shkak se ajo është mjet i filozofisë. Në ligjëratën paraprake e pamë se si kelami dallohet nga filozofia, në bazë të metodës të cilën e ka ndjekur edhe njëra edhe shkenca tjetër. Logjika është metodë e filozofëve, ndërsa dialektika metodë e kelamistëve. Logjika është renditje e premisave të njohura që nga ato të nxirret përfundimi i panjohur. Kjo renditje mund të jetë sipas silogjizmit dhe dëshmisë. Arabët rëndësi të madhe i kushtonin silogjizmit kështu që erdhi deri te reduktimi i çdo mendimi në forma silogjistike, madje edhe përfundimet detyrimisht nxirreshin nga supozimet e tyre. Mbase pjesa për logjikën ‘Esh-Shifa’’ e Ibn Sinas është njëri nga shembujt më adekuate të atyre diskutimeve të thella logjike. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:104-113
12
Temat e filozofisë Islame: Allahu Filozofët muslimanë nuk kanë pasur kurrfarë vështirësish kur diskutuan për Zotin dhe atributet e Tij në vendosjen e lëndës, duke pasur parasysh unitetin absolut që e solli Islami. Filozofët i trashëguan dy teori nga grekët që kanë të bëjnë me Zotin. E para është teoria e Aristotelit, sipas të cilës Zoti është Lëvizësi i Palëvizshëm, respektivisht se Ai është shkaku i Parë në lëvizjen e botës. Ajo që është e prekshme me këtë teori është se Zoti është Ekzistues, sepse metafizika e Aristotelit mbështetet në këtë. Metafizika sipas të konceptuarit të Aristotelit diskuton për Ekzistuesin si të tillë. Teoria e Plotinit mbështet emanacionin – teorinë se bota detyrimisht ka rrjedhur nga Zoti ashtu siç rrjedh drita nga Dielli apo uji nga burimi. Teoria islame bën dallimin mes Zotit dhe botës; ajo në themel thërret në krijimin nga e paqena, se bota nuk është nga gjithmonë, se është krijuar sipas fjalëve të Tij (Jasin, 82). Prandaj të gjithë kelamistët thonin se Zoti është Krijues. Këtu do të trajtojmë mendimet e filozofëve Islamë për këtë temë, si: El-Kindi, El-Farabi, Ibn Sina dhe Ibn Rushdi. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:113-123
13
Temat e filozofisë Islame: Bota A është bota e amshuar apo e krijuar? Si është krijuar kjo botë? Kush e krijoi atë? Këto janë pyetjet kryesore për të cilat diskutonin kelamistët. Filozofët nga grekët e trashëguan idenë për amshueshmërinë e botës. Kjo ide është e shprehur qartë te Aristoteli, ndërsa më pak te Platoni dhe Plotini. Filozofët muslimanë përkitazi me këto teori kanë pasur qëndrimet e veta të ndryshme. Disa nga ata ndjekin teorinë islame dhe, në bazë të kësaj, përmbajnë krijimin se bota nuk është e amshuar dhe e përhershme. Disa të tjerë pranuan idenë e asmshueshmërisë së botës, por u përpoqën që amshueshmërinë e botës ta interpretojnë në mënyrën që nuk e kundërshton fuqinë krijuese të Zotit, ndërsa grupi i tretë i filozofëve thirrej në vargun e qenieve dhe rrjedhimin e tyre nga Zoti me anë të emanacionit. Këtu do të trajtojmë mendimet e filozofëve Islamë për këtë temë, si: El-Kindi, El-Farabi, Ibn Sina dhe Ibn Rushdi. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:123-133
14
Temat e filozofisë Islame: Njeriu Njeriu është trup dhe shpirt dhe prandaj duhet që njësoj t’i kënaqë nevojat e trupit dhe nevojat e shpirtit në mënyrë që të vendosë jetë të shëndoshë në këtë botë. Filozofia nga grekët trashëgoi edhe gjënë tjetër e cila ka të bëjë me filozofinë e njeriut, e ajo është ndarja e njerëzve në aristokratë dhe vegjëli. Kjo ndarje është e ndërlidhur me natyrën në njeriun dhe nuk është rrugë që sjell deri te barazia ndërmjet njerëzve. Aristikracinë e përbëjnë njerëzit që përsosen me shkencat teorike, e jo me shkathtësitë praktike. Shikuar në përgjithësi, vërtet filozofia greke përparësi i jepte teorisë mbi punën dhe aty nuk ka kurrfarë dyshimi. Këtë teori e morën edhe filozofët muslimanë. Këtu do të trajtojmë mendimet e filozofëve Islamë për këtë temë, si: El-Kindi, El-Farabi, Ibn Sina dhe Ibn Rushdi. Literatura: El-Ehwani, Ahmed Fuad, Filozofia Islame, Zëri Islam, Prizren, 2002:133-146
15
Studimi i filozofisë Islame në shek. XX-XXI Stagnimi brenda umetit musliman nuk ishte në favor të filozofisë. Që nga Ibn Rushdi filozofia islame nuk pati zhvillim të theksuar, pos ndonjë glosë e superglosë, ndonjë kompilacion. Kjo gjendje filloi të ndryshojë vetëm në fund të shekullit XIX dhe gjatë shekullit XX e XXI, me Afganiun, Abduhunë, Ikballin, Ehwanin, Abdurrazikun etj., por jo sipas pararendësve të tyre.Megjithatë, filozofia e ka vendin e saj në mesin e diturive shkencore. Ajo mund ta luajë rolin pozitiv në doktrinën islame dhe në atë botërore dhe këtë po përpiqet ta bëjë. Së paku filozofia islame këtë rol po e luan. Muhamed Ikballi, Ali Sheriati, Muhammed Behiu, El-Ehwani, Sejid Husein Nasri, El-Attasi e të tjerë janë ambasadorë të vyeshëm në prezantimin e vlerave islame para vetë muslimanëve dhe jomuslimanëve. Ketu do te flasim per autoret dhe veprat kryesore ne fushen e historise se filozofise Islame nga autoret myslimane dhe perendimore. Literatura: Nasr, Sejjid Husein, Filozofia Islame nga zanafilla e saj deri sot, Fondacioni Rumi, Tirane 2011:27-44, 307-313
16
Final Exam
1
Do të njohë filozofët myslimanë më të rëndësishëm, mendimet dhe veprat e tyre.
2
Do të mësojë temat kryesore të filozofisë islame.
3
Do të njohë filozofinë islame dhe ndikimin e saj në Rilindjen Evropiane.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00