Konceptim dhe Menaxhim Fushatash

Print

Ana Kekezi, PhD

Kodi
MAC 421
Emri
Konceptim dhe Menaxhim Fushatash
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda synon të jap njohuri të detajuara mbi organizimin dhe menazhimin e fushatave të ndryshme komunikuese, orientuese, ndërgjegjësuese përfshirë edhe fushatat zgjedhore. Puna dhe procesi mësimor në këtë lëndë do të zhvillohet në shkëmbim eksperiencash midis lektorit dhe studentëve dhe individëve të tjerë profesionistë të fushës që do të ftohen gjatë procesit të zhvillimit të lëndës. Një rëndësi e veçantë do t’u kushtohet punës konkrete që studentët do të zhvillojnë në grup. Pjesëmarrësit e kursit do të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë mbi një temë të përzgjedhur nga vetë ata dhe do ta menaxhojnë në të gjithë elementët përbërës duke u vlerësuar si në drejtim të realizimit të elementëve të fushatës ashtu edhe përsa i përket rezultatit të kësaj fushate.

Objektivat

Java
Tema
1
Kuptimi i problematikës. Bazat dhe elementët kryesorë të një fushate. Llojet e ndryshme të fushatave.
2
Brainstorming, diskutime, debatime për konceptimin e fushatës – projekt semestral. Planifikimi i elementeve të ndryshme të fushatës. Elementët e ndryshëm të fushatës, grupi i punës ndarja e detyrave.
3
Targetimi i audiencës. Përcaktimi i mesazheve komunikuese në përputhje me segmentet e përcaktuara dhe objektivat e fushatës.
4
Hapja zyrtare e fushatës – përzgjedhja dhe instruktimi i ambasadorëve.
5
Plani i Fushatës. Rregullat kyçe të Fushatës Elementët e një plani efektiv
6
Punë në terren me përgatitjen dhe zhvillimin e fushatës konkrete të konceptuar nga studentët.
7
Zhvillimi i Mesazhit të Fushatës
8
Provimi gjysmefinal
9
Sondazhet e ndryshme dhe Raportet Strategjike.
10
Planifikim i avancuar: Përgatitja e buxhetit dhe mënyrat e mbledhjes së fondeve
11
Planifikim i avancuar: Kontakti me audiencën dhe ndikimi mediatik Propagandimi dhe bindja e audiencës.
12
Fushata online – Roli dhe mënyrat e përdorimit të internetit gjatë fushatës Deklaratat e përfaqësuesve, kontaktet e drejtpërdrejta, email, telefon, media sociale, etj.
13
Menaxhimi i fushatës; Menaxheri, stafi dhe vullnetarët. Menaxhimi i fushatave sipas juridiksioneve të ndryshme
14
Punë në terren me përgatitjen dhe zhvillimin e fushatës konkrete të konceptuar nga studentët.
15
Prezantim i projekteve të studentëve
16
Provimi final
1
Studentët do të kuptojnë elementët e konceptimit të një fushate, duke përfshirë edhe fushatën zgjedhore.
2
Studentët krijojnë një ide më të qartë rreth përdorimit të mjeteve të ndryshme demokratike për menaxhimin e një fushate.
3
Studentët do të jenë në gjendje të hartojnë një buxhet për fushatën dhe të realizojnë ngritjen e fondeve të nevojshme për realizimin e fushatës.
4
Studentët do të jenë të aftë të konceptojnë dhe menaxhojnë një fushatë të mirëfilltë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 30% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 10% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
20%
Përqindja e provimit përfundimtar
80%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 9 0
Gjysmë finale
0 10 0
Provimi përfundimtar
1 16 16
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00