Konceptim dhe Menaxhim Fushatash

Print

Ndricim Ciroka, PhD

Kodi
MAC 421
Emri
Konceptim dhe Menaxhim Fushatash
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda synon të jap njohuri të detajuara mbi organizimin dhe menazhimin e fushatave të ndryshme komunikuese, orientuese, ndërgjegjësuese përfshirë edhe fushatat zgjedhore. Puna dhe procesi mësimor në këtë lëndë do të zhvillohet në shkëmbim eksperiencash midis lektorit dhe studentëve dhe individëve të tjerë profesionistë të fushës që do të ftohen gjatë procesit të zhvillimit të lëndës. Një rëndësi e veçantë do t’u kushtohet punës konkrete që studentët do të zhvillojnë në grup. Pjesëmarrësit e kursit do të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë mbi një temë të përzgjedhur nga vetë ata dhe do ta menaxhojnë në të gjithë elementët përbërës duke u vlerësuar si në drejtim të realizimit të elementëve të fushatës ashtu edhe përsa i përket rezultatit të kësaj fushate.

Objektivat

- Zhvillimi dhe kuptimi i një ndarje të duhur të punës në mes pjesëmarrësve të grupit. - Duke pasur parasysh të dhënat e target audiencës, të zhvillojnë mesazhe efektive të fushatës dhe të përcaktojnë një angazhim të llojeve të ndryshme medias për të promovuar dhe mbështetur fushatën me qëllim influencimin dhe bindjen e audiencës për të përkrahuar dhe mbështetur fushatën. - Përdorimi i të dhënave të audiencën për të zhvilluar një buxhet të përshtatshëm (dhe me kosto të ulët) fushate, duke përfshirë edhe planet realiste për ngritjen e fondeve. - Hartimi i një plani për shfrytëzimin maksimal të vullnetarëve / ambasadorëve si përëues të mesazhit të fushatës tek audienca e synuar. - Krijimi i një analizë krahasuese për drejtimin e fushatës në juridiksione të ndryshme lokale (në një sërë vendesh në varësi të pjesëmarrësve)

Java
Tema
1
Kuptimi i problematikës. Bazat dhe elementët kryesorë të një fushate. Llojet e ndryshme të fushatave.
2
Brainstorming, diskutime, debatime për konceptimin e fushatës – projekt semestral. Planifikimi i elementeve të ndryshme të fushatës. Elementët e ndryshëm të fushatës, grupi i punës ndarja e detyrave.
3
Targetimi i audiencës. Përcaktimi i mesazheve komunikuese në përputhje me segmentet e përcaktuara dhe objektivat e fushatës.
4
Hapja zyrtare e fushatës – përzgjedhja dhe instruktimi i ambasadorëve.
5
Plani i Fushatës. Rregullat kyçe të Fushatës Elementët e një plani efektiv
6
Punë në terren me përgatitjen dhe zhvillimin e fushatës konkrete të konceptuar nga studentët.
7
Zhvillimi i Mesazhit të Fushatës
8
Provimi gjysmefinal
9
Sondazhet e ndryshme dhe Raportet Strategjike.
10
Planifikim i avancuar: Përgatitja e buxhetit dhe mënyrat e mbledhjes së fondeve
11
Planifikim i avancuar: Kontakti me audiencën dhe ndikimi mediatik Propagandimi dhe bindja e audiencës.
12
Fushata online – Roli dhe mënyrat e përdorimit të internetit gjatë fushatës Deklaratat e përfaqësuesve, kontaktet e drejtpërdrejta, email, telefon, media sociale, etj.
13
Menaxhimi i fushatës; Menaxheri, stafi dhe vullnetarët. Menaxhimi i fushatave sipas juridiksioneve të ndryshme
14
Punë në terren me përgatitjen dhe zhvillimin e fushatës konkrete të konceptuar nga studentët.
15
Prezantim i projekteve të studentëve
16
Provimi final
1
Studentët do të kuptojnë elementët e konceptimit dhe komunikimit të marketingut të integruar gjatë planifikimit të një fushate, duke përfshirë edhe fushatën zgjedhore.
2
Studentët krijojnë një ide më të qartë rreth përdorimi të mjeteve të ndryshme demokratike për menaxhimin dhe komunikimin e një fushate.
3
Studentët do të jenë në gjendje të hartojnë një buxhet për fushatën dhe të realizojnë ngritjen e fondeve të nevojshme për realizimin e fushatës.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00