Metodat e Kerkimit dhe Shkrim Akademik

Print

Arti Omeri, PhD

Kodi
CMP 305
Emri
Metodat e Kerkimit dhe Shkrim Akademik
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik pohon se në të vërtetë me anë të këtij përcaktimi kuptohet një teori e nyjëtuar, konceptet operative të së cilës përdoren për të nxënë njohuri që janë në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të koncepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, për menaxhim efektiv. Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik ndihmojnë në përgatitjen e një punimi të mirë, që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparimsjellëse të të studiuarit, të kuptuar jo thjesht si grumbullim të dhënash, por si përpunim kritik i një përvoje, si fitim aftësie (të vlefshme për të ardhmen) për të zbuluar problemet, për t`i trajtuar në mënyrë metodike ato dhe për t`i parashtruar sipas disa mënyrave komunikuese të caktuara. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një studim që mbështetet në metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike-analitike rreth dobisë së të marrit me studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshme të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualisht. Me pёrfundimin e kësaj lënde studentёt do të jetë në gjendje të: • Kuptojnë parimet dhe teknikat e të shkruarit të një punimi hulumtues shkencor; • Kuptojnë strukturën e një punimi diplome• Vlerësojnë projektet kërkimore në mënyrë kritike; • Të jenë në gjendje për të zgjedhur metodat e duhura për mbledhjen e të dhënave; • Kuptojnë çështjet që kanë të bëjnë me përdorimin e pyetësorëve dhe intervistimit; • Kuptojnë çështjet që kanë të bëjnë me raste studimore dhe fokus grupe

Objektivat

Në fund të këtij kursi, studentët do të jetë në gjendje të: 1. kuptojnë konceptin e "metodës shkencore" dhe qendrimet që duhen mbajtur ndaj kërkimeve dhe të aftësohen të zhvillojnë një punë kërkimore dhe hulumtuese në detaj. 2. të jenë në gjendje të përcaktojnë një temë kërkimore dhe një fokus ose hipotezë për kërkimin 3. të ndërmarrin një shqyrtim të literaturës 4. të konceptojmë dhe të propozojnë një projekt kërkimor 5. të zhvillojnë një projekt kërkimor që nga fillimi deri në fund

Java
Tema
1
- Ç’është kërkimi shkencor? Karakteristikat e kërkimit shkencor. Cilësia në kërkime shkencore. (F. 6-16) Në këtë leksion shtjellohen më në detaj natyra dhe objektivat e kërkimit në edukim. si dhe roli i kërkimit shkencor në edukim .Në këtë kapitull do të trajtohen cështje të tilla si Metodat shkencore kërkimore (analiza e sinteza, induksioni dhe deduksioni, abstraksioni dhe konkretizimi, gjeneralizimi dhe specializimi, metodat e klasifikimit, metoda krahasimore, metoda historike, metodat statistikore, metodat kibernetike, metodat matematikore, metodat e vëzhgimit e tjerë). Klasifikimi i veprave shkencore, veprave profesionale dhe i veprave shkencore-profesionale; Procesi kërkimor shkencor. në këtë temë të leksionit gjithashtu trajtohet dallimi midis kërkimit cilësor dhe sasior dhe metodave të përdorura për secilin formë kërkimi..Leksioni trajton në detaje komponentë të tillë si kerkimi shkencor si domosdoshmeri ,problemet e jetes se perditeshme ,permiresimi i cilesise se jetes ,kerkimi si pjese e shkolles dhe edukimit si dhe kerkimi si pjese e jetes ne vazhdimesi.Leksioni gjithashtu bën një hyrjen në konceptin e metodologjisë.
2
Dijet, teoritë paradigmat dhe këndvështrimet. (f. 42-53) Në këtë leksion trajtohen cështje të tilla si natyra e subjektit të kërkimit shkencor në shkencat sociale. Shkenca sociale vendos theks te konsiderueshem mbi zhvillimin dhe perdorimin e teorive .Shkencat sociale gjenerojne te dhena ne kushte te kontrolluara per te testuar teorite e tyre – lidhje te supozuara mes forcave fizike, te verifikuara permes skemave eksperimentale dhe gjuenerimit te te dhenave..Teorite ne shkencen sociale tentojne te adresojne fenomene me komplekse te motivimit dhe sjelljes individuale dhe te grupeve, dhe efektet mbi institucionet sociale. (Shpesh nuk mund te observohet ose matet ne menyre sasiore direkt ne kushte te kontrolluara. Dija (Si ne e “dime” ate ate qe dime?) • Dija pozitive dhe Normative (Johnson, 1986) • Dija private dhe publike (Larrabee, 1964) Dija pozitive dhe Normative • Pozitive – Dija mbi kushtet, ose gjerat qe jane te vrojtueshme ose te matshme ne menyre direkte. • Normative – dija mbi vlerat – Dije preskriptive – cfare duhet (ose nuk duhet) bere per te zgjidhur problemin. Nga vete natyra e saj, permban gjykim
3
Natyra e të dhënave. (88-91) Në këtë leksion trajtohen cështje të tilla si karakteristikat e të dhënave,përdorimi i të dhënave si përfaqësim i relitetit shoqëror.Metodologjite, metodat e mbledhjes se te dhenave, shqyrtimi i burimeve te ndryshme te literatures • Puna me literaturen fillon paralelisht me te menduarit per temen • Marrjen e vendimeve gjate rruges • Metoden e mbledhjes se te dhenave • Kryerjen e analizes • Lexim per te marre informacion rreth temes • Kerkim i hollesishem • Lexim dhe vleresim i informacioneve ne dispozicion • Strukturim dhe krijim i nje pasqyre perfundimtare te literatures • Pasqyra e literatures pjese e pergatitjes per hulumtim • Analize e deritanishme e fushes
4
Pyetjet e kërkimit shkencor, 150-200 Në këtë leksion trajtohen cështje të tilla si hipotezat, përkufizimet operative të kërkimit shkencor.Leksioni gjithashtu trajton cështje të tilla si Pyetjet e hulumtimit • Zbuluese • Pershkruese • Spjeguese • Vleresuese Në të trajtohen me studentët edhe Hipotezat – pohim i testueshem i nje marredhenieje ose marredheniet midis dy a me shume koncepteve., Asosiacioni – bindja se midis dy koncepteve ekziston nje lidhje, por jo domosdoshmerisht se ajo eshte shkakesore, Testimi pilot – nje prove ose mundesi per te vene ne prove metoden e mbledhjes se te dhenave.
5
Planifikimi i një projekti kërkimi shkencor. Përkufizimi, aspekte praktike Planifikimi dhe hartimi i punës studimore dhe kërkimore në edukim. Hartimi i nje platforme studimore (F 56-58,) Në leksion parashtrohen hapat për planifikimin dhe pergatitjen e një punimi duke përfshirë – Planifikimi i një studimi apo projekti. – Pasqyra e literaturës. – Modelet e hulumtimit. – Ngjashmëritë dhe dallimet. – Niveli dhe njësia e studimit. – Kontrolli i cilësisë së kërkimit. Leksioni gjithashtu ka për qëllim të aftësojë studentët në hartimin e një propozimi itë projektit te kerkimit – Elementet e Propozimit te kerkimit – Vleresimi i projektit te kerkimit – Rendesia e fleksibilitetit – Financimi i kerkimit – Rendesia e te Shkruarit – Udhezime dhe Keshilla mbi te shkruarit Leksioni gjitashtu hedh dritë mbi cështje praktike të planifikimit dhe menaxhimit të një projekti – Qellimi, arsyeja e realizimit te hulumtimit – E kerkon programi mesimor – Mbajtja e qendrimit – Kerkim fondesh
6
Vlerësimi kritik i literaturës. Kërkimi i literaturës. (70-80) Leksioni gjitashtu hedh dritë mbi aspekte praktike të shqyrtimit të literaturës. Procesi i shqyrtimit të literaturës. Hartimi i nje platforme studimore ,përgatitja e hulumtimit ,planifikimi i një studimi apo projekti,pasqyra e literaturës, modelet e hulumtimit, ngjashmëritë dhe dallimet, niveli dhe njësia e studimit, kontrolli i cilësisë së kërkimit.
7
Modelet e hulumtimit. Modeli cilësor dhe modeli sasior. Niveli dhe njësia e kërkimit shkencor. Strategjitë e kërkimit shkencor. (F 110-130) Leksioni hedh dritë mbi mjetet e kërkimit mjetet e përdorura për studime Llojet e kerkimit • Debati sasiore/cilesore. • Mjetet e kerkimit. • Hulumtimi juaj. • Struktura e kerkimit. • Shprehitë e mbledhjes së të dhënave. Debati sasiore / cilesore • Ndarja sasiore / cilesore • Fusha e zbatimit • Shkencat ekzakte • Shkencat shoqerore • Zhvillimi i matematikes, kompiuteri Arsye per te perdorur kerkimet e perziera • Informacion perdoret se bashku dhe hulumtimi del me i mire • Ç’fare lloj te dhenash duhen? • Per kerkime sasiore - disiplinat • Per kerkime cilesore - disiplinat Perdorimi i kerkimit cilesor • Perpara kerkimit sasior • Krahas kerkimit sasior • Pas kerkimit sasior • Trekendezimi • Pyetje e njejte – Te dhena te ndryshme • Pyetje e njejte - Burime te ndryshme • Intervista – E strukturuar – Gjysem e strukturuar – E pa strukturuar • Anketimi • Vezhgim, kqyrje, vrojtim • Sondazhi • Grup fokusimi • Mbledhje dokumentash • Mbledhje te dhenash – Paresore – Dytesore • Eksperimenti
8
Provim gjysmë-final
9
Matja shumëdimensionale. Pyetësorët, shkallët, testet e matjes. Hartim pyetësorësh dhe intervistash. (F 200-230) Në leksion trajtohen gjerësisht për studentët cështje të tilla si Mbledhja e të dhënave. Pyetësorët, intervistat gjysëm të strukturuara. Gjithashtu në këtë leksion detajohen Matjet shumedimensionale ,Pyetësoret dhe përdorimi i tyre. • Përdorimi i pyetësoreve në studimet shoqërore e juridike. • Etika në përdorim. • Intervistat gjysmë të strukturuara. • Kushtet dhe kontekstet. • Zgjedhja e kampionit dhe respektimi i etikës. • Vrojtimi, llojet dhe ndikimi i vëzhguesit. • I strukturuar • Metoda apo menyra e mbledhjes se te dhenave, me pyetje te njejta per çdo pjestar, me nje grup te perbashket pergjigjesh per çdo pyetje Perdorimi i pyetesoreve per studime shoqerore • Mbledhje opinionesh, qendrimesh, njohurite e vlerat e qytetareve • Karakteristikat • Pervojat e qytetareve • Sondazhi i krimit – UK çdo vit • 40.000 persona mbi 16 vjeç • Zgjedhje e rastesishme • Zgjedhja e grupit Çeshtje etike ne pyetesor • Anonime • Nuk vendosen emra dhe karakteristika dalluese • Kur vleresohen mosha e karakteriatika te ndryshme duhet te kete madhesi te pershtatshme per te bere krahasimin • Udhezime te qarta • Veteperjashtimi (aftesia per te lexuar) • Sqarime te qarta • Anketimi per çeshtje sensitivie Hartimi i pyetesorit Te dhenat ,Llojet e pergjigjeve ,Llojet e pyetjeve ,Sugjerime per pyetesoret ,Renditja e pyetjeve ,Niveli i larte i pergjigjeve • Pyetesor balle per balle • Intervista telefonike • Veteplotesim Kontakti Cilesia Vlefshmeria e konverguar ,Vlefshmeria konstruktive Te mirat e pyetesorit • Mbledhje efektive te dhenash • Mbledhje ne te njejten menyre per te tere • Pyetjet dhe gama percaktohen nga hulumtuesi • Kampioni dhe popullata Anet e dobeta • Qasje e kufizuar • Mundesi e kufizuar per pergjigje sipas te pyeturve • Jane me te frutshme ne kampione te medha • Mund te perjashtojne grupe te caktuara Intervistat gjysem te strukturuara • Metode e mbledhjes se te dhenave qe zakonisht: – Lehteson komunikimin e drejtperdrejte midis njerezve ose balle per balle ose ne distance nepermjet telefonit ose internetit – I lejon intervistuesit te marre informacion, ndjenja dhe opinione nga i intervistuari duke perdorur pyetje dhe dialog nderveprues Intervista te strukturuara • Te standartizuara • Intervista anketimi • Te njejtat pyetje, ne te njejten menyre, jepen zgjedhje per pergjigjet Intervista gjysme te strukturuara • Te thelluara • Anketimi • Ne grup • Te njejtat pyetje per intervistat, paraqiten ne rend, pjesemarresit pergjigjen me fjalet e veta Intervista te pastrukturuara • Te thelluara • Ne grup • Rrefyese • Perqendrim ne fusha te gjera • Flasin per temen e hulumtimit ne menyren e tyre Intervista me pjesemarrje • Hulumtuesi kontrollon intervisten • Intervista informuese • Pjesemarresi kontrollon intervisten dhe tregon historine sipas menyres se vet Hulumtimi eksplorues ,Testim pilot,Hulumtim spjegues ,Vleresimi ,Udhezuesi
10
Grupet e fokusit. 230-262 Në këtë leksion trajtohen cështje të tilla si Vrojtimi. Burimet dytësore të të dhënave. Grupet e fokusimit Fokus grupi Konteksti i grupit te fokusit Vrojtimi • Menyra baze e mbledhjes se te dhenave • Perdorim i shqisave • Shikimi i dukurive dhe regjistrimi se si ngjarjet ndodhin Vrojtim i thjeshte Vrojtim me pjesemarrje • Hulumtuesi merr te dhena nga grupi i njerezve duke qene pjese e tyre Problematika e vrojtimeve • Kampionimi • Regjistrimi i te dhenave • Vlefshmeria • Kompleksiciteti
11
Analiza e të dhënave. Tiparet e analizës. Analiza statistikore 185-200 Leksioni trajton cështje të tilla si Mbledhje e të dhënave 2. Përpunimi dhe prezantimi i të dhënave Karakterizimi i të dhënave. Ai hedh më shumë dritë mbi Statistikën si shkencë e të dhënave që përfshin mbledhjen , klasifikimin, organizimin, analizimin dhe interpretimin e informatavenumerike me qëllim të marrjes së vendimeve efikase
12
Analiza tematike. (200-220) Në këtë leksion trajtohen cështje të tilla si puna me të dhëna cilësore, analiza e rrëfimeve, analiza e ligjërimit, analiza e përmbajtjes., Metodat e John Stewart Mill Vezhgimi, induksioni, verifikimi Analiza dhe Sinteza Zberthim – Bashkim Ndarja e objektit te studimit ne pjese perberese Bashkim te elementeve te studimit Uniteti i tyre
13
Shkrimi akademik, procesi i të shkruarit. Fusha e veprimit dhe karakteristikat e përdorimit. fq 60-70 Shkrimi akademik - kërkim i strukturuar i shkruar nga një apo disa studente për të tjerët, i cili adreson një apo disa çështje me interes nga një fushë e caktuar, për cdokënd që kërkon informacione faktike dhe punim dhe argumentim të një studenti, studiuesi të një kolegji apo universiteti. Shkrim akademik është përdorur edhe në punimet apo botimet që janë përgatitur nga mësuesi dhe studiuesit duke i paraqitur në konferenca, kongrese apo seminare. Gjithashtu, shkrimi akademik është përdorur në forma të ndryshme. Në një përkufizim shumë më të gjerë shkrimit akademik mund të përfshijë çdo detyrë me shkrim të dhënë në një ambient akademik. Shkrimi akademik është një format e shpjegues dhe argumentues prozë argumentuese e përdorur nga studentët e universitetit dhe studiues të ndryshëm për të përcjellë përmes një formati të shkruar informacion në lidhje me një çështje të veçantë. Në përgjithësi, shkrim akademik pritet të jetë i saktë, gjysmë-formale, i papërcaktuar, dhe objektiv dhe për këtë duhet të respektohen hapat kërkimore që janë burimi i gjetjeve të një teze kërkimore të paraqitur përmes një shkrimi akademik.
14
Planifikimi dhe struktura e shkrimit akademik. Mënyra e të shkruarit 60-70 Planifikimi • Renditja paraprake, krijim, hartim, formulim • Planifikim i detajuar • Pjese thelbesore e strategjise se hulumtimit. • Nuk punohet pa plan. • Te menduarit per projektin, hulumtimin ka shume rendesi. • Pergjate rruges behen edhe modifikime • Planifikimi i mire shkurton kohe • Me mire te shpenzohet kohe ne planifikim se sa te humbitet kohe per plotesimin e hapsirave te lena bosh nga planifikimi i keq Planifikimi - sistem individual • Harta mendore, diagrama, lista, shenime • Plan qe na drejton • Ne shkrimin e variantit perfundimtar • Realizimi i projektit ne boten reale • Projektet ndryshojne nga detajet, procesi i planifikimit i njejte Dy procese
15
Sistemi i referencave. Plagjiatura. Etika Etika dhe kerkimi shkencor (F 70 -85) Në leksion trajtohen tematika të tilla si Vlerat dhe etika sociale e kërkimit edukativ ,Etika – vlerat morale dhe shoqerore te hulumtimit shoqeror. Etika e hulumtimit shkencor ka te beje me krijimine nje marredhenieje respekti reciprok ne te mire te tere paleve ku pjesemarresit jane te kenaqur te pergjigjen me sinqeritet ku merren rezultate te vlefshme dhe komuniteti e konsideron perfundimet konstruktive. Dilema etike ne kerkimin shkencor • Njohja e njeriut nuk eshte gjithmone neutrale ne ate qe sjell, ajo gjithashtu jep pushtet ndaj njeriut • Dilemat lidhur me faktin • Perdorimi i rezultateve te kerkimit shkencor • Respektimi i standarteve • Presioni ndaj shkencetareve • Justifikimi i veprimeve Kerkesat etike te kerkimit • Marredheniet me ata qe perfshihen ne kerkim • Ndershmeria • Objektiviteti • Integriteti Kodi i etikes i studenteve dhe kerkimi shkencor Udhezimet etike Pelqimi i informuar Risku Mbrojtja nga lendimi (pjesemarresi) • Lendimi fizik – eksperimentet, vendi • Lendimi psikologjik – tema delikate, • Pasoja te tjera • Humbja e punes se pjesemarresit • Informacioni personal – konfidencialiteti • Kush do e lexoje raportin • Nese pjesemarresi tregon se ka bere diçka te paligjshme. Risku Grupet e cenueshme Mbrojtja nga lendimi (hulumtuesi)
16
Provimi final
1
Studenti do të jetë në gjendje të analizojë procesin e mbledhjes së të dhënave në shkencat shoqërore dhe ne shkenca kompjuterike
2
Studenti do të jetë në gjendje të diskutojë mbi rëndësinë e etikës hulumtuese dhe të shpjegojë konceptin e etikës
3
Studenti do të jetë në gjendje të identifikoj dhe analizoj konceptet dhe procedurat e kampionimit, analizimit dhe raportimit
4
Studenti do të jetë në gjendje të shkruaj, lexoj dhe shpjegoj artikuj kerkimor ne disiplinen e tyre akademike
5
Studenti do të jetë në gjendje të shpjegoj konceptet dhe ceshtjet kryesore te kerkimit
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 14 14
Provimi përfundimtar
1 18 18
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00