Probabilitet dhe Statistikë

Print

Kriselda Gura, Msc

Kodi
CMP 227
Emri
Probabilitet dhe Statistikë
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
1.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Qëllimi i lëndës Probabilitet dhe Statistikë është t’iu japë studentëve njohuritë e nevojshme rreth koncepteve themelore të statistikës dhe probabilitetit. Në këtë lëndë ka një ndërthurje të aspekteve teorike me aspektin praktik duke bërë që të rritet aftësia e studentëve për një përdorim efikas të analizave statistikore. Programi shpjegohet përmes njësive që kanë të bëjnë me njohuritë themelore mbi: të dhënat statistikore, shpërndarja e dendurive, treguesit e lokalizimit dhe variacionit, varianca, regresioni linear, analiza korrelative, probabilitieti, etj

Objektivat

Disa prej objektivave të lëndës janë: - t’iu jepen studentëve konceptet bazë në fushën e statistikës; - të njihen studentët me aplikime praktike statistikore; - të përvetësojnë njohuritë në statistikë me qëllim zgjidhjen e ushtrimeve të nivelit konceptual dhe aplikativ. - Të aftësojë studentët në zgjidhjen e problemeve të ndryshme statistikore.

Java
Tema
1
Tema: Hyrje në Statistikë. Në këtë temë studentët do të njihen me lëndën e statistikës me konceptet bazë: çfarë është statistika, rëndësia e statistikës, statistika përshkruese dhe inferenciale. (Pyrczak, 2004; kap. 1, fq. 9-23)
2
Tema: Hyrje në Statistikë (vazhdim). Në këtë temë studentët do të njihen në vazhdim me konceptet bazë të statistikës: të dhënat, variablat, përqindjet, llojet e ndryshme të shpërndarjeve, etj. (Pyrczak, 2004; kap. 1, fq. 23-53)
3
Tema: Statistika deskriptive (përshkruese). Në këtë temë studentët do të njihen me metodat tabelare dhe grafike të përpunimit të të dhënave, të dhënat cilësore dhe sasiore, shpërndarja e dendurive, grafikët statistikore, kuptimi dhe rëndësia e tyre (Pyrczak, 2004; kap. 2, fq. 53-99)
4
Tema: Statistika deskriptive (vazhdim). Në ktë temë studentët do të njihen me treguesit e lokalizimit: mesatarja, mediana, moda etj. (Pyrczak, 2004; kap. 3, fq. 99-117)
5
Tema: Statistika deskriptive (përshkruese). Në ktë temë studentët do të njihen me treguesit e variacionit (amplituda, varianca, devijimi standart etj), (Pyrczak, 2004; kap. 3, fq. 114-134)
6
Tema: Analiza e të dhënave bivariate. Në këtë temë studentët do të njihen me të dhënat bivariate dhe në vazhdim do njihen me vlerat, vetitë dhe zbatime të korrelacionit Pearson (Pyrczak, 2004; kap. 4, fq. 134-149).
7
Tema: Probabiliteti. Në këtë temë studentët do të njihen me konceptet bazë të probabilitetit dhe llojet e ndryshme të probabilitetit
8
Provimi gjysmëfinal
9
Tema: Analiza e variancës. Në këtë temë studentët do të njihen me analizën e variancës, procedurat e analizës të variancës, modelet plotësisht të rastit, modelet e blloqeve të rastit. (Pyrczak, 2004; kap. 15, fq. 421-426)
10
Tema: Analiza e variancës (vazhdim). Në këtë temë studentët do të njihen me analizën e variancës, eksperimentet me disa faktorë, metodat e krahasimeve të shumëfishta. (Pyrczak, 2004; kap. 15, fq. 426-467)
11
Tema: Regresioni dhe korrelacioni i thjeshtë linear. Në këtë temë studentët do të njihen me regresionin dhe korrelacionin e thjeshtë linear, me metodën e katrorëve më të vegjël, koeficientin e përcaktueshmërisë, modelin e regresionit dhe supozimet për të, kontrollin e rëndësisë së lidhjes. (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 378-388)
12
Tema: Regresioni dhe korrelacioni i thjeshtë linear (vazhdim) Në këtë temë studentët do të njihen me inferencën statistikore, kriteret F dhe t, vlerësimin dhe parashikimin, analiza e mbetjeve, kontrolli i supozimeve për modelin linear, analiza e mbetjeve, vrojtime me ndikim të madh, analiza korrelative (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 388-400)
13
Tema: Regresioni me shumë variabla. Në këtë temë studentët do të njihen me modelin e regresionit të shumëfishtë dhe supozimet për të, gjetjen e vlerësimit për ekuacionin e regresionit të shumëfishtë, kontrollin për rëndësinë e lidhjes, vlerësimin dhe parashikimin (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 400-421)
14
Tema: Testimi i Mesatareve. Në këtë temë studentët do të njihen me testimin e mesatares së vetme, testimin e diferencave mes dy mesatareve me grupet e pavarura, krahasimin e çifteve të mesatareve (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 324-360)
15
Tema: Testimi i Mesatareve (vazhdim). Në këtë temë studentët do të njihen me testime e çifteve të mesatareve mes çifteve të pavarura, (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 341-360)
16
Provimi final
1
Studentët duhet të fitojnë aftësitë për të hetuar situatat dhe grumbulluar të dhënat statistikore
2
Studentët duhet të fitojnë aftësitë për të përpunuar dhe analizuar të dhënat statistikore duke përdorur metodat e sakta të përpunimit të tyre
3
Studentët duhet të fitojnë aftësitë për të paraqitur dhe interpretuar të dhënat statistikore
4
Studentët duhet të llogarisin treguesit dhe parametrat statistikorë dhe të dijnë t’i interpretojë ato në funksion të zgjidhjes të situatave të ndryshme.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 15 15
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00