E- Commerce

Print

Elda Dollija, PhD

Kodi
CMP 215
Emri
E- Commerce
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
1.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kursi “E-commerce” synon të njohë studentët me tendencën e re të të bërit biznes dhe tregëti online. Lënda synon t’i afrojë sa më shumë studentët me modelet e reja te biznesit dhe tregtisë elektronike duke i njohur me elementët përbërës të tyre, faktorët që ndikojnë në to, infrastrukturën, kuadrin ligjor dhe etik të funksionimit, çështje të privatësisë dhe sigurisë dhe elementët përbërës të ICT-së. Lënda i njeh studentët edhe me modelin e komunikimit online dhe realizimin e blerjeve online

Objektivat

Të shpjegojë kuptimin dhe rëndësinë e e-business Të shpjegojë modelet kryesore të e-business Të shpjegojë se si ndikojnë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm në planet dhe praktikat e e-business Të shpjegojë çështje të e-business të lidhura me etikën, ligjin dhe shoqërinë Të shpjegojë Çështje të lidhura me sigurinë dhe privatësinë e të dhënave Të shpjegojë si ka ndikuar interneti në përmirësimin e komunikimit në botën e sotme Të shpjegojë se si ka ndikuar interneti në marrëdhëniet e bizneseve me klientet

Java
Tema
1
Eksplorimi i botës së e-biznesit dhe e-commerce. Kjo temë përcakton termat E-biznes dhe E-commerce dhe ndryshimin ndërmjet tyre. Tema shpjegon trendin e ri të të bërit biznes dhe tregtimit përmes lehtësive të ofruara nga TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit). Tema gjithashtu trajton elementët përbërës të e-biznesit dhe e-commerce, organizimin e burimeve si dhe avantazhet dhe disavantazhet e e-biznesit. (fq. 1-7)
2
Eksplorimi i botës së e-biznesit dhe e-commerce (në vazhdim) Kjo temë trajton infrastrukturën e e-biznesit dhe e-commerce duke ilustruar me ndërkombëtare. Tema gjithashtu shpjegon zbatimin e strategjive të e-biznesit në Menaxhim, Marketing dhe Financa dhe një histori të shkurtër të zhvillimit të e-biznesit. (fq. 7-17)
3
Modelet bazë të e-biznesit. Kjo temë trajton modelet bazë të e-biznesit: Business to Business (B2B); Business to Consumer (B2C); Consumer to Consumer (C2C); Consumer to Business (C2B); Government to Business (G2B); Business to Government (B2G); Government to Consumer (G2C); (pp.17-24)
4
Modele të tjera të e-biznesit. Tema e mëposhtme studion modele të tjera të e-biznesit sipas mënyrës se si ato krijojnë të ardhura: Brokerage; Advertising; Auctions; Subscription, pay-per-year, Membership; Infomediary, Portals, Communities (social media). (pp. 25-35)
5
Çështjet e etikës në internet. Në këtë temë do të diskutohet një skemë për të kuptuar sjelljen etike në internet; sjellja në mjediset sociale në internet; faktorët që ndikojnë në vendimmarrjen etike dhe çështjet e konfidencialitetit (fq. 36-46)
6
Privatësia e të dhënave. Tema merret me privatësinë dhe kontrollin në internet, çështjet e privatësisë dhe ligjet dhe udhëzimet e privatësisë në internet. (fq. 46-59)
7
Siguria e të dhënave. Tema shpjegon konceptin e të dhënave në internet dhe sigurisë së rrjetit dhe enkriptimit të të dhënave. Tema trajton gjithashtu çështjet e të drejtave të autorit, si dhe rregullat dhe taksat e qeverisë. (fq. 59-71)
8
Provimi gjysmefinal
9
Krimet kompjuterike. Tema ka të bëjë me krimin kibernetik. Agjentët, viruset dhe antiviruset, muret e zjarrit dhe mesazhet e padëshiruara. (fq. 71-92)
10
Faktorët që ndikojnë në biznesin elektronik - forcat e mjedisit të jashtëm. Kjo temë do të trajtojë faktorët e jashtëm mjedisor që ndikojnë në e-bizneset si: Globalizimi, faktori socio-kulturor; Faktorët demografikë; Faktori politiko-juridik; Faktorët ekonomikë; Konkurrenca dhe Faktori Teknologjik. (fq. 92-108)
11
Faktorët që ndikojnë në biznesin elektronik - forcat e mjedisit të brendshëm. Tema analizon se si faktorët e brendshëm të mjedisit ndikojnë në e-bizneset: forcat e menaxhimit dhe struktura organizative; Burime Njerzore; Ndikimi i informacionit dhe njohurive; Ndikimi financiar. (fq. 108-118)
12
Kuptimi i procesit të komunikimit online. Kjo temë shpjegon kuptimin e procesit të komunikimit online. Tema shpjegon modelin e komunikimit online me elementet e komunikimit online. Tema trajton edhe procesin e organizimit të blerjeve online të konsumatorëve dhe organizatave dhe shpjegon hapat nëpër të cilat kalon vendimi për blerje online. (fq. 118-128)
13
Kuptimi i procesit te komunikimit online. Kjo temë trajton faktorët që ndikojnë në vendimin për blerje online (faktorët personalë, socialë, psikologjikë). Ai gjithashtu trajton burimet e ndikimit në sjelljen e konsumatorëve dhe vendimet e blerjeve në internet. Tema trajton edhe teoritë për të kuptuar një sjellje të momentit online: Teoria e vlerës së pritshme; Teoria e Veprimit të Arsyeshëm; Teoritë vetërregulluese të sjelljes. (fq. 128-137)
14
E-banking. Kjo temë teorikisht trajton konceptin e bankingut elektronik. Kjo literaturë shpjegon llojet e e-banking; metodat e e-banking; elementet e e-banking dhe Sistemit Elektronik të Pagesave (SEP). (fq. 137-150)
15
Përsëritje dhe Prezantim Projektesh
16
Provimi final
1
Studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë kuptimin dhe rëndësinë e termave e-business dhe e-commerce; avantazhet dhe disavantazhet që sjell operimi i biznesit nëpërmjet internetit
2
Studentët do të jenë në gjendje të dallojnë modelet e ndryshme të e-business dhe e-commerce
3
Studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë çështje të lidhura me etikën, sigurinë dhe privatësinë online.
4
Studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë se si ndikojnë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm në planet dhe praktikat e e-business dhe e-commerce.
5
Studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë se si ka ndikuar interneti në përmirësimin e komunikimit në botën e sotme online.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
1 10% 10%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 1 14
Detyrat
2 9 18
Gjysmë finale
1 16 16
Provimi përfundimtar
1 22 22
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
134
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.36
ECTS
5.00