- Kodi
- CMP 227
- Emri
- Probabilitet dhe Statistikë
- Semestri
- 3
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 1.00
- Kredite
- 3.50
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Qëllimi i lëndës Probabilitet dhe Statistikë është t’iu japë studentëve njohuritë e nevojshme rreth koncepteve themelore të statistikës dhe probabilitetit. Në këtë lëndë ka një ndërthurje të aspekteve teorike me aspektin praktik duke bërë që të rritet aftësia e studentëve për një përdorim efikas të analizave statistikore. Programi shpjegohet përmes njësive që kanë të bëjnë me njohuritë themelore mbi: të dhënat statistikore, shpërndarja e dendurive, treguesit e lokalizimit dhe variacionit, varianca, regresioni linear, analiza korrelative, probabilitieti, etj
- Objektivat
-
Disa prej objektivave të lëndës janë: - t’iu jepen studentëve konceptet bazë në fushën e statistikës; - të njihen studentët me aplikime praktike statistikore; - të përvetësojnë njohuritë në statistikë me qëllim zgjidhjen e ushtrimeve të nivelit konceptual dhe aplikativ. - Të aftësojë studentët në zgjidhjen e problemeve të ndryshme statistikore.
- Java
- Tema
- 1
- Tema: Hyrje në Statistikë. Në këtë temë studentët do të njihen me lëndën e statistikës me konceptet bazë: çfarë është statistika, rëndësia e statistikës, statistika përshkruese dhe inferenciale. (Pyrczak, 2004; kap. 1, fq. 9-23)
- 2
- Tema: Hyrje në Statistikë (vazhdim). Në këtë temë studentët do të njihen në vazhdim me konceptet bazë të statistikës: të dhënat, variablat, përqindjet, llojet e ndryshme të shpërndarjeve, etj. (Pyrczak, 2004; kap. 1, fq. 23-53)
- 3
- Tema: Statistika deskriptive (përshkruese). Në këtë temë studentët do të njihen me metodat tabelare dhe grafike të përpunimit të të dhënave, të dhënat cilësore dhe sasiore, shpërndarja e dendurive, grafikët statistikore, kuptimi dhe rëndësia e tyre (Pyrczak, 2004; kap. 2, fq. 53-99)
- 4
- Tema: Statistika deskriptive (vazhdim). Në ktë temë studentët do të njihen me treguesit e lokalizimit: mesatarja, mediana, moda etj. (Pyrczak, 2004; kap. 3, fq. 99-117)
- 5
- Tema: Statistika deskriptive (përshkruese). Në ktë temë studentët do të njihen me treguesit e variacionit (amplituda, varianca, devijimi standart etj), (Pyrczak, 2004; kap. 3, fq. 114-134)
- 6
- Tema: Analiza e të dhënave bivariate. Në këtë temë studentët do të njihen me të dhënat bivariate dhe në vazhdim do njihen me vlerat, vetitë dhe zbatime të korrelacionit Pearson (Pyrczak, 2004; kap. 4, fq. 134-149).
- 7
- Tema: Probabiliteti. Në këtë temë studentët do të njihen me konceptet bazë të probabilitetit dhe llojet e ndryshme të probabilitetit
- 8
- Provimi gjysmëfinal
- 9
- Tema: Analiza e variancës. Në këtë temë studentët do të njihen me analizën e variancës, procedurat e analizës të variancës, modelet plotësisht të rastit, modelet e blloqeve të rastit. (Pyrczak, 2004; kap. 15, fq. 421-426)
- 10
- Tema: Analiza e variancës (vazhdim). Në këtë temë studentët do të njihen me analizën e variancës, eksperimentet me disa faktorë, metodat e krahasimeve të shumëfishta. (Pyrczak, 2004; kap. 15, fq. 426-467)
- 11
- Tema: Regresioni dhe korrelacioni i thjeshtë linear. Në këtë temë studentët do të njihen me regresionin dhe korrelacionin e thjeshtë linear, me metodën e katrorëve më të vegjël, koeficientin e përcaktueshmërisë, modelin e regresionit dhe supozimet për të, kontrollin e rëndësisë së lidhjes. (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 378-388)
- 12
- Tema: Regresioni dhe korrelacioni i thjeshtë linear (vazhdim) Në këtë temë studentët do të njihen me inferencën statistikore, kriteret F dhe t, vlerësimin dhe parashikimin, analiza e mbetjeve, kontrolli i supozimeve për modelin linear, analiza e mbetjeve, vrojtime me ndikim të madh, analiza korrelative (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 388-400)
- 13
- Tema: Regresioni me shumë variabla. Në këtë temë studentët do të njihen me modelin e regresionit të shumëfishtë dhe supozimet për të, gjetjen e vlerësimit për ekuacionin e regresionit të shumëfishtë, kontrollin për rëndësinë e lidhjes, vlerësimin dhe parashikimin (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 400-421)
- 14
- Tema: Testimi i Mesatareve. Në këtë temë studentët do të njihen me testimin e mesatares së vetme, testimin e diferencave mes dy mesatareve me grupet e pavarura, krahasimin e çifteve të mesatareve (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 324-360)
- 15
- Tema: Testimi i Mesatareve (vazhdim). Në këtë temë studentët do të njihen me testime e çifteve të mesatareve mes çifteve të pavarura, (Pyrczak, 2004; kap. 14, fq. 341-360)
- 16
- Provimi final
- 1
- Studentët duhet të fitojnë aftësitë për të hetuar situatat dhe grumbulluar të dhënat statistikore
- 2
- Studentët duhet të fitojnë aftësitë për të përpunuar dhe analizuar të dhënat statistikore duke përdorur metodat e sakta të përpunimit të tyre
- 3
- Studentët duhet të fitojnë aftësitë për të paraqitur dhe interpretuar të dhënat statistikore
- 4
- Studentët duhet të llogarisin treguesit dhe parametrat statistikorë dhe të dijnë t’i interpretojë ato në funksion të zgjidhjes të situatave të ndryshme.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 40%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 60%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 2 28
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 23 23
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00