Fibrat Optike

Print

Anxhela Gjecka, Msc

Kodi
CMP 218
Emri
Fibrat Optike
Semestri
4
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
2.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda ka për qëllim të ekzaminojë parimet themelore që përdoren për transmetimet e të dhënave nëpërmjet kabujve me fibra optike; mbulon teorinë e dritës, thyerjen, reflektimin, këndin kritik, modalitetin kabllor, funksionimin e burimeve optike, qarqet e transmetuesëve optikë, funksionimin e detektorëve optikë, qarqet e marrësave optikë, analizën e amplifikatorëve optikë, teknikat e multipleksimit optik, projektimin e sistemeve me FO dhe rrjetat optike.

Objektivat

Në përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje të: Njohë parimet e funksionimit të fibrave optike dhe karakteristikat e tyre Përshkruajë se si fibrat optike transmetojnë dritë optike Identifikojë përbërësit e fibrave optike Përshkruajë avantazhet teknike të fibrave optike Përshkruajë dallimet midis fibrave monomodë (single mode) dhe multimodë (multimode) Shpjegojë indeksin e thyerjes Përshkruajë avantazhet dhe disavantazhet e bakrit dhe fibrave optike Identifikojë konstruksione të ndryshme kabllore: Simplex, Zipcord, Tightpack, Breakout dhe Kabllot e Armored Përshkruajë teknikat e ndryshme të instalimit të kabujve Përshkruajë modulimin, multipleksimin dhe demultipleksimin në sistemet me fibra optike Identifikojë konektorë të ndryshëm të fibrave optike Demonstrojë teknika të ndryshme të lidhjeve të fibrave optike Përshkruajë procedurat e sigurisë së fibrave optike Testojë dhe të zgjidhë problemet e kabujve optikë me fibër optike, burimi i provës, OTDR, gjurmuesi kabllor dhe mikroskopi i inspektimit

Java
Tema
1
Hyrje në telekomunikacionet dhe fibra optike. Fibrat optike – Konceptet bazë. Klasifikimi i fibrave, struktura, vetitë e fibrave. Fibra Step-index.
2
Burimet dhe transmetuesit e dritës. Nojuritë bazë. Diodat LED. Diodat lazer. Parimi i punës. Diodat superluminishente. Karakteristikat e diodave lazer. Diodat lazer DFB.
3
Shuarja; Humbjet nga përkuljet; Shpërhapja; Absorbimi; Përllogaritjet për shuarjen totale; Matja e shuarjes. Dispersioni intermodal dhe kromatik.
4
Fibrat Optike. Një vështrim më i thellëPërhapja e valëve elektromagnetike: Ekuacionet e valës; Mënyrat. Teoria modale. Mënyrat e polarizimit linear (LP). Gjatësia valore e prerjes (cutoff)..
5
Fibrat singlemode. Parimi i punës. Shuarjet: Humbjet nga përkuljet; shpërhapja dhe absorbimi. Dispersioni kromatik.
6
Fibrat Konvencionale me dispersion të zhvendosur dhe të sheshuar. Dispersioni i mënyrave të polarizimit (PMD).
7
Teoria modale. Kompensimi për dispersionin kromatik në fibrat optike singlemode. Efektet jolineare në një fibër single mode. Përzierja e katër valëve (FWM). Tendencat në projektimin e fibrës.
8
Provimi gjysmefinal
9
Burimet dhe transmetuesit e dritës. Një vështrim më i thellë. Modulet e transmetuesit. Bllok-diagrama funksionale dhe qarqet tipike të një transmetuesi optik. Marrësit optikë. Fotodiodat p-n, p-i-n dhe fotodiodat ortek.
10
Raporti sinjal-zhurmë dhe fuqia ekuivalente e zhurmës. Ndjeshmëria dhe limiti Quantum. Bllok-diagrama funksionale dhe qarqet tipike të një marrësi optik. Projektimi i qarqeve marrëse.
11
Rrjetat me fibra optike: Komponentet e rrjetave me fibër optike. Lidhjet pikë-pikë. Transmetuesit dhe marrësit në rrjetat me fibra optike.
12
Amplifikatorët e fibrave të ngopura me erbium, EDFA. Tipe të tjera të amplifikatorëve optikë. Komponentet pasive, komutuesit dhe modulet funksionale të rrjetave me fibër optike.
13
Arkitektura e rrjetave me fibër optike. Rrjetat, Protokollet dhe Shërbimet
14
Rrjetat SONET/ SDH dhe Rrjetat WDM/DWDM. Menaxhimi i rrjetave me fibër optike dhe e ardhmja e tyre.
15
Perseritje, prezantim detyrash kursi
16
Provimi final
1
Të diplomuar me formim teorik dhe praktik të mjaftueshmëm për një profesion të suksesshëm dhe me aftësi zbatuese të njohurive shkencore themelore në përdorimin e fibrave optike.
2
Të diplomuar me aftësi dhe formim profesional në përshkrimin, formulimin, modelimin dhe analizmin e problemeve nw lidhje me fibrat optike, me konsideratë për zgjidhjet analitike të përshtatshme në të gjitha situatat e nevojshme.
3
Të diplomuar me njohuritë e nevojshme teknike, akademike dhe praktike, dhe besimin e zbatimit në projektimin dhe vlerësimin e makinerive ose sistemeve mekanike ose proceseve industriale me konsideratë për produktivitet, realizueshmëri dhe aspekte sociale dhe të mjedisit.
4
Aftësinë e identifikimit të burimeve potenciale për informacion ose njohuri në lidhje me një çështje të dhënë.
5
Të diplomuar me praktikën e përzgjedhjes dhe përdorimit të teknikave dhe mjeteve të përshtatshme në problemet e fibrave optike, dhe aftësinë e përdorimit efektiv të tekonologjive të informacionit.
6
Aftësinë e projektimit dhe drejtimit të eksperimenteve, grumbullimit të të dhënave, analizës dhe nxjerrjes së konkluzioneve.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 6 6
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
4 4 16
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00