Teori Sinjalesh

Print

Ervin Hajdari, Msc

Kodi
CMP 311
Emri
Teori Sinjalesh
Semestri
5
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
2.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Njohuri të përgjithshme. Vetitë kryesore të sinjaleve. Analiza Furie e sinjaleve. Vetitë e shndërrimit Furie. Sinjalet e moduluar. Njohuri mbi sistemet. Transformimi i Laplas-it dhe transfromimi Z. Vetitë e sistemeve. Filtrat analogë dhe digjital. Sinjalet numerike. Zhurmat Sinjalet e rastit.

Objektivat

Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë për sinjalet dhe klasifikimin e tyre; krahasimin e sinjaleve; seritë trigonometrike dhe eksponenciale me spektrat përkatës; Transformimi i Laplas-it dhe vetitë e tij; Transformimi Furie dhe vetitë e tij; Energjia dhe fuqia e sinjaleve; Klasifikimi i sistemeve dhe analiza e tyre në kohë dhe në frekuencë; Modulimet e sinjaleve në amplitude, fazë dhe frekuencë me spektrat e tyre përkatës; Kampionimi dhe kuantizimi i sinjaleve; Filtrat dhe klasifikimi i tyre; Njohuri bazë për sinjalet e rastit; Konceptet bazë në lidhje me përpunimin e sinjaleve diskretë; Analiza e sinjaleve dhe sistemeve nëpërmjet transformimit Z, transformimit diskret Furie dhe algoritmit të transformmit të shpejtë Furie; Implementimi dhe ndërtimi i filtrave numerikë(digjital).

Java
Tema
1
Sinjalet dhe sistemet. Klasifikimi i tyre. Ushtrime dhe problema
2
Sistemet e vazhdueshme dhe lineare të pandryshueshme në kohë. Ushtrime dhe problema
3
Sistemet diskrete dhe lineare të pandryshueshme në kohë. Ushtrime dhe probema
4
Aplikimi i transformimit të Laplasit në sistemet e vazhdueshme në kohë. Ushtrime dhe problema
5
Analiza Furie në sistemet e vazhdueshme në kohë. Ushtrime dhe problema
6
Klasifikimi i filtrave dhe ndërtimi i filtrave analogë. Ushtrime dhe problema
7
Aplikimi i transformimit Z në sistemet diskretë. Ushtrime dhe problema
8
Provimi gjysmë final
9
Analiza Furie në sistemet diskrete në kohë. Ushtrime dhe problema
10
Implementimi dhe ndërtimi i filtrave numerikë. Ushtrime dhe problema
11
Modulimi në amplitudë i sinjaleve. Ushtrime dhe problema
12
Modulimi në frekuencë dhe në fazë i sinjaleve. Ushtrime dhe problema
13
Transmetimet numerike(digjitale) të sinjaleve analoge dhe zhurmat në komunikimet analoge. Ushtrime dhe problema
14
Sinjalet e rastit. Densiteti spektral i fuqisë dhe sinjalet e rastit në sistemet lineare. Ushtrime dhe problema
15
Analiza e sistemeve në hapësirë dhe në gjendje. Ushtrime dhe problema
16
Provimi final
1
Njohja me konceptet themelore të sinjaleve dhe sistemeve të përcaktuara dhe të papërcaktuara të vazhdueshme e diskrete në kohë.
2
Njohja me transformimin e Laplasit dhe zbatimit të tij në sistemet e vazhduara lineare të pandryshueshme në kohë.
3
Njohja me transformimin Furie në sistemet e vazhdueshme dhe diskrete në kohë. Njohja me implementimin dhe ndërtimin e filtrave analogë
4
Njohja me transformimin Z në sistemet diskrete në kohë. Njohja me implementimin dhe ndërtimin e filtrave numerikë(digjital)
5
Njohja me modulimet e sinjalit( në amplitude,frekuencë,faze). Njohja me transmetimet numerike të sinjaleve analoge
6
Njohja me sinjalet e rastit dhe densitetin spectral të fuqisë. Njohuri bazë nga analiza e sistemeve në hapësirë dhe gjendje
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
14 1 14
Ngarkesa totale e punës
142
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.68
ECTS
6.00