Mikroekonomi

Print

Eduina Maksuti, Msc

Kodi
CMP 213
Emri
Mikroekonomi
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
1.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë ka për qëllim t'u mësojë studentëve parimet e mikroekonomisë, funksionimin e mekanizmit të tregut, analizën e kërkesë-ofertës, elasticiteti dhe aplikimet e tij në praktikë. Po kështu do të analizohet ndërveprimi kërkesë-ofertë dhe politikat qeveritare, surplusi prodhues konsumator, eficenca e tregut. Gjithashtu studentëve do t'u jepen bazat e funksionimit të ekonomisë së sektorit publik qe perfshin te mirat publike dhe burimet e përbashkëta, ngritja e sistemit te taksave, sjellja e firmës në strukturat e ndryshme të tregut, të tilla si tregjet konkuruese, monopoli, oligopoli, duke hyrë më në detaje tek tregu i punes dhe tregu kapital.

Objektivat

Objektivi kryesor i kësaj lënde është t’i mësoje studentëve parimet dhe metodat themelore të teorisë moderne mikroekonomike. Gjithashtu ilustron dobinë e këtyre parimeve, metodave dhe modeleve për studimin e problemeve aktuale mikroekonomike. Për të kuptuar jetën ekonomike dhe për të analizuar sjelljen e konsumatorëve.

Java
Tema
1
Hyrje: Ky leksion jep një shpjegim të lëndës në përgjithësi dhe sqaron dhjetë parimet e shkencës ekonomike. Do trajtohet vendimmarrja vetjake dhe kompromiset që përballen njerëzit, kostoja marxhinale, dobia e tregtisë, ndërhyrja e qeverisë në përmirësimin e rezultateve të tregut. (fq. 39-60, Kapitulli 1, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
2
Të mendosh si ekonomist. Në këtë leksion do diskutohet qasja e ekonomistëve ndaj çështjeve si një shkencëtar. Do shpjegohen skema e qarkullimit dhe kufiri i mundësive të prodhimit, si dhe përkufizimet e mikroekonomisë dhe makroekonomisë. (fq. 61-94, Kapitulli 2, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
3
Ndërvarësia dhe dobitë nga tregtia. Këtë javë do shpjegohet se si tregtia dhe ndërvarësia lejon çdo njeri të jetë në një pozitë më të mirë. Gjithashtu do trajtohet epërsia absolute dhe epërsia relative në prodhimin e një malli. (fq. 95-113, Kapitulli 3, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
4
Forcat e tregut të ofertës dhe të kërkesës. Në këtë leksion do shpjegohet përdorimi i ofertës dhe kërkesës për të analizuar tregjet konkuruese. Do shihen paraqitjet grafike të vijës së ofertës dhe kërkesës, do diskutohen mallrat zevëndësuese dhe bashkëplotësuese. (fq. 115-146, Kapitulli 4, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
5
Elasticiteti dhe zbatimi i tij. Në këtë leksion do shpjegohen koncepti i elasticitetit, elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin, elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin, si dhe paraqitja grafike e tyre. (fq. 147-176, Kapitulli 5, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
6
Oferta, kërkesa dhe politikat qeveritare. Këtë javë do qartësohen konceptet çmim tavan dhe çmim dysheme, dhe ndikimi që ato kanë mbi rezultatet e tregut. Gjithashtu do trajtohen taksat, si një instrument i rëndësishëm i politikave, si dhe shpërndarja e barrës së taksës. (fq. 177-202, Kapitulli 6, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
7
Konsumatorët, prodhuesit dhe efikasiteti i tregjeve. Në këtë leksion do njihemi me koncepte si teprica e konsumatorit, teprica e prodhuesit, shpërndarje e burimeve, efikasitet, drejtësi. Do diskutohet paraqitja grafike e tepricave të konsumatorit dhe prodhuesit. (fq. 203-226, Kapitulli 7, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
8
Provimi gjysmëfinal
9
Zbatim kostot e taksimit. Në këtë leksion do shpjegohet si ndikon një taksë mbi pjesëmarrësit në treg, humbja neto dhe dobitë nga tregtia, përcaktorët e humbjes neto. (fq. 227-246, Kapitulli 8, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
10
Zbatim: tregtia ndërkombëtare. Ky leksion do trajtojë tregtine ndërkombetare, çmimin botëror dhe epërsine relative, fituesit dhe humbësit nga tregtia. Gjithashtu do qartësohen efektet që kanë tarifat dhe kuotat e importit. (fq. 247-276, Kapitulli 9, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
11
Eksternalitetet. Këtë javë do jepet nje shpjegim i eksternaliteteve dhe efikasitetit të tregut, eksternalitetet negative dhe pozitive, si dhe zgjidhjet private për eksternalietet. Do trajtohen politikat publike që ndërmerren ndaj eksternaliteteve. (fq. 277-301, Kapitulli 10, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
12
Mallrat publike dhe burimet e përbashkëta .Në këtë leksion do flitet për katër llojet e mallrave; mallra private, monopole natyrore, mallra publike dhe burime të përbashkëta, duke dhënë një shpjegim më të thellë të dy llojeve te fundit. (fq. 303-325, Kapitulli 11, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
13
Kompozimi i sistemit të taksave. Në këtë leksion do shpjegohen sistemet e ndryshme të taksave. Do diskutohen tema si; taksat dhe efikasiteti, barra administrative, taksat dhe drejtësia, duke marrë në studime shembuj të ndryshëm nga ekonomia botërore. (fq. 327-357, Kapitulli 12, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
14
Kostot e prodhimit. Këtë javë do shjegohet çfarë janë kostot, kostot eksplicite dhe implicite. Do diskutohet për prodhimin dhe kostot, funksionin e prodhimit, produktin marxhinal. Do jepen paraqitje grafike të matjeve të ndryshme të kostove. (fq. 359-387, Kapitulli 13, Ekonomiksi; Mikroekonomia; Gregory Mankiw & Mark Taylor, UETPress, 2010.)
15
Përsëritje
16
Provim Final
1
Studentët mësojnë termat themelore te ekonomisë
2
Studentët fitojnë aftësi në kuptimin e koncepteve lidhur me tregun.
3
Studentët kuptojnë vendimmarrjen e konsumatorëve dhe prodhuesve në një treg.
4
Studentët fitojnë aftësi mbi mendimin kritik të situatave të ndryshme nga një perspektivë ekonomike.
5
Studentët fitojnë aftësi mbi shprehjen grafike të kërkesës dhe ofertës.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00