Makroekonomi

Print

Roland Çinari, Msc

Kodi
CMP 214
Emri
Makroekonomi
Semestri
4
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
2.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Konceptet thelbësore të ekonomisë dhe operimi i ekonomisë në shkallë kombëtare. Prodhimi, shpërndarja dhe konsumimi i të mirave dhe shërbimeve, roli i qeverisë, të ardhurat kombëtare dhe shpërndarja e tyre. Kursi paraqet teorinë e luhatjeve ekonomike afat-shkurtra që ofron bazën për kuptimin e shumicës së diskutimeve të politikës monetare dhe fiskale. Gjithashtu kursi u jep vëmendje të gjerë temave afat-gjata, duke përfshirë rritjen ekonomike, normën natyrore të papunësisë, inflacionin e vazhdueshëm dhe borxhin qeveritar. Temat përfshijnë ofertën për para dhe kërkesën për para, ekonominë e hapur, teorinë e luhatjeve ekonomike dhe debatet rreth çështjeve të ndryshme makroekonomike

Objektivat

Objektivi i klasës Macro Economics është të prezantojë studentët me konceptet dhe teoritë themelore të makroekonomisë dhe t'i pajisë ata me mjetet për të kuptuar dhe analizuar çështjet dhe politikat makroekonomike. Deri në fund të kursit, studentët do të kenë një kuptim të fortë të variablave kryesore makroekonomike, të tilla si GDP, inflacioni, papunësia dhe normat e interesit dhe do të jenë në gjendje të shpjegojnë se si maten, si ndërveprojnë dhe si ndikohen nga politikat makroekonomike. Përveç kësaj, studentët do të zhvillojnë aftësinë për të aplikuar teorinë makroekonomike ndaj problemeve të botës reale dhe për të vlerësuar efektshmërinë e politikave të ndryshme makroekonomike në arritjen e objektivave makroekonomike.

Java
Tema
1
Leksioni 1 – Parimet Bazë -Cila është diferenca midis mikroekonomisë dhe makroekonomisë? -Zgjedhjet bazë të vendim-marrjes makroekonomike: cfarë, si dhe për kë të prodhosh? -Pjesëmarrësit në ekonominë e tregut. -Konceptet bazë të përdorura në analizat ekonomike. -Sistemet ekonomike.
2
Leksioni 2 – Tregëtia dhe Kompromiset -Përcaktimi i burimeve të përdorura në prodhimin e të mirave dhe shërbimeve. -Frontieri i mundësisë prodhuese. -Eficenca produktive. -Avantazhet konkuruese dhe përfitimet nga tregëtia. -Rrjedhja qarkulluese e të ardhruave, produkteve dhe shërbimeve në një ekonomi.
3
Leksioni 3 – Oferta dhe Kërkesa -Tregjet e prodhimit dhe të burimeve. -Kërkesa konsumatore dhe “ligji i kërkesës”, ndryshimi i kërkesës, zhvendosja e kërkesës, faktorët që e ndryshojnë. -Oferta dhe “ligji i ofertës”, ndryshimi i ofertës, zhvendosja e ofertës dhe faktorët që e ndryshojnë.
4
Leksioni 4- Makroekonomia-Piktura e Plotë -Ciklet e biznesit ne ekonominë e tregut. -Kompontentët e kërkesës agregate dhe të ofertës agregate. -Zhvendosja e krubave AD dhe AS. -Bazat e makroenonomisë. -Ekonomia klasike dhe neoklasike. -Jofleksibiliteti i pagave dhe i cmimeve. -Shqetësime rreth inflacionit.
5
Leksioni 5 – Arritja e Makroekonomisë -Prodhimi i Brendshëm Bruto, matja e prodhimit të një ekonomie. -Sektori shtetëror. -Sektori financiar dhe ndërmjetesuesit e sketorit. -Tre tregjet: tregu i të mirave dhe shërbimeve, tregu i punës dhe tregu i parasë. -GDP reale dhe GDP nominale. -Metodat e matjes se GDP -Cfarë nuk përfshihet në GDP?
6
Leksioni 6- Papunësia dhe Inflacioni -Si përcaktohet forca punëtore, cfarë është ajo? -Matja e papunësisë dhe ë punësimit. -Llojet e papunësisë. -Raporti i pjesëmarrjes së forcës punëtore. -Papunësia dhe dryshimet në ekonominë globale.
7
Përsëritje dhe Diskutime
8
Provimi gjysmë final
9
Leksioni 7 - Matja e Inflacionit -Cfarë tregon inflacioni për ekonominë e një vendi? -Të ardhruat reale kundrejt të ardhruave nominale. -Normat realte të interesit dhe normat nominale të interesit. -Kostot dhe efektet e inflacionit.
10
Leksioni 8 – Politika Fiskale -Përcaktimi i politikës fiskale; taksimi dhe shpenzimet për të arritur objektivat makroekonomike. -Shpenzimet qeveritare dhe taksimi. -Stabilizatorët aotmatik: taksa e të ardhurave, sigurimi i papunësisë. -Poltika e taksave dhe shpenzimeve diskrecionare. -Deficiti dhe teprica buxhetore.
11
Leksioni 9 – Paraja, Banka dhe Sistemi i Rezervave Kombetare. -Cfarë është paraja? -Nivelet e matjes së ofertës monetare M1 dhe M2. -Roli monetar i bankave.
12
Leksioni 10 – Politika Monetare -Struktura e sistemit të rezervave kombëtare. -Si e rregullon bana qëndrore ofertën e parasë. -Fondet federale. -Roli i kredive, debive dhe parave elektronike në ofertën e aprasë. -Roli i ndërmjetësuesve financiar.
13
Leksion i Hapur – Sugjerim filmi “Too big to fail" ose, “Inside Job”
14
Leksioni 11 – Tregëtia Ndërkombëtare -Historia e marrëveshjeve tregëtare. -Deficiti dhe teprica tregëtare. -Avantazhet konkuruese dhe tregëtia. -Normat e shkëmbimit valutor. -Dimensionet e gloablizimit.
15
Përsëritje
16
Provimi final
1
Kuptueshmëri dhe kompetencë në përdorimin e terminologjisë makroekonomike
2
Kuptueshmëri e funksionimit të bazave të ekonomisë dhe kompetëncë në mënyrën se si ato funksionojnë në nivel agregatë.
3
Njohje e lidhjeve midis variablave makroekonomike .
4
Aftësim në të lexuarit dhe interpretuarit e informacionit empiric tek të dhënat makroekonomike, grafiqet e paraqitura, tabelat, etj.
5
Analizimi i burimit të prosperitetit afatgjatë dhe i faktorëve kontribues në rritjen afat-gjate ekonomike.
6
Analzimi dhe kuptimi I luhatjeve afat-shkurtëra ekonomike dhe fitimi I kopetencës në mekanizmat e përdorura për të stabilizuar ekonominë, për të arritur punësim të plotë dhe inflacion të ulët.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 13 13
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00