Teknologjia dhe Multimedia Interaktive

Print

Fatos Lala, Msc

Kodi
CMP 216
Emri
Teknologjia dhe Multimedia Interaktive
Semestri
4
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
2.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs ka për qëllim t’ju japë studentëve njohuri mbi shfrytëzimin e kompjuterave në arsim, e cila mund të cojë në arritjen e qëllimeve didaktike, ndikimin e teknologjisë në mësim, si dhe ndikimin e teorive në përmësimin e dizenjimit të sistemeve kompjuterike arsimore. Kursi ka një orientim drejt projekteve në të cilat studentët duhet të zhvillojnë një aplikacion duke shfrytëzuar njohuritë e fituara në gjuhët e programimit dhe Web programim.

Objektivat

Java
Tema
1
Cfarë është multimedia,Aftësitë multimediale- Në këtë temë do të trajtohen, ku përdoret multimedia, shpërndarja e multimedias, informacione rreth ekipit të punës për ndërtimin e një projekti multimedial si, menaxheri, dizenjuesi multimedial, dizenjuesi i ndërfaqes, shkruesi, specialist i videos, specialist i audios, programuesi i multimedias, prodhuesi i multimedias për web.
2
Teksti-Në këtë temë do të trajtohet teksti, fonti dhe faces, përdorimi i tekstit në multimedia, kompjuterat dhe teksti, editimi i fontit dhe mjetet e dizenjimit, hypermedia dhe hypertekst.
3
Imazhet- Në këtë temë do të trajtohen, si të krijohet një imazh (bitmap, vector, 3-D), ngjyrat, formatet e skedarit të imazhit.
4
Sound (Audio) -Në këtë temë do të trajtohen, audio dixhitale, MIDI audio, MIDI kundrejt audios dixhitale, audio e sistemeve multimediale, formati i skedarit audio, shtimi i audios në projektin multimedial.
5
Animacion- Në këtë temë do të trajtohen, principet e animimit, teknikat dhe formatet e animimit, krijimi i animimeve.
6
Video- Në këtë temë do të trajtohen, përdorimi i videos, analog dhe dixhital video, displays, mbajtësit e videove dixhitale, regjistrimi dhe editimi i videove.
7
Përsëritje
8
Provimi gjysmefinal
9
Krijimi i Multimedia_s I-Në këtë temë do të trajtohen, hapat për krijimin e një projekti multimedial, hardweri që do të përdoret, Platforma Macintosh kundrejt platformës Windows, Lidhja në rrjet i kompjuterave Macintosh dhe Windows, Lidhësit, Kujtesa, Pajisjet e ruajtjes, Pajisjet Input dhe output.
10
Krijimi i Multimedia_s II-Në këtë temë do të trajtohen, software që do të përdoret për krijimin e një projekti multimedial, tipet e tyre.
11
Mjetet e Autorizimit të Multimedias -Në këtë temë do të trajtohen, mjetet e autorit që do të përdoren për krijimin e një projekti multimedial, tipet e mjeteve të autorizimit, mjetet e vlerësimit për zgjedhjen e mjetit të autorizimit, mjete të bazuara në karta ose faqe, mjete të bazuara në ikona, mjete të bazuara në kohë (timeline).
12
Dizenjimi për WWW-Në këtë temë do të trajtohen, si të krijohet tekst, imazhe, audio, animacion dhe video për web.
13
Praktikë, Dizenjim në platformën Canva.com Në këtë temë do të trajtohen, si dizenjohen teksti, ngjyrat dhe imazhet në këtë platformë.
14
Praktikë, Dizenjim në platformën Canva.com Në këtë temë do të trajtohen, si dizenjohet me anë të backgroundit, formave, layout, krijimi i brandeve duke perdorur, ngjyrat fontet, dhe filtrat.
15
Përsëritje
16
Provimi final
1
Të kuptohen mjetet e multimedias dhe si të përdoren. Të kuptohet secila nga formatet e përbërësve multimediale dhe veprimet e përpunimit.
2
Studentët do të mësojnë, rëndësinë e tekstit dhe si të duken bukur karakteret, do të mësojnë për mënyrën e zgjedhjes së ngjyrave, dhe se si të dixhitalizohen segmentet e audios dhe të videos.
3
Studentët do të jenë në gjendje të bëjnë editimin e tekstit, imazheve, videove, dhe audiove. Do të mësojnë hartimin, krijimin dhe shpërndarjen e multimedias për Web, dhe për pajisjet multimediale të lidhura me internetin, siç janë telefonat mobil, librat elektronikë dhe PDA.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 14 14
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
1 14 14
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00