Makroekonomi

Print

Kriselda Gura, Msc

Kodi
CMP 214
Emri
Makroekonomi
Semestri
4
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
2.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Konceptet thelbësore të ekonomisë dhe operimi i ekonomisë në shkallë kombëtare. Prodhimi, shpërndarja dhe konsumimi i të mirave dhe shërbimeve, roli i qeverisë, të ardhurat kombëtare dhe shpërndarja e tyre, GDP, funksioni i konsumit, funksioni i kursimeve, shpenzimet investuese, parimi i multiplikatorit dhe influenca e shpenzimeve qeveritare tek të ardhurat dhe prodhimi. Analiza e politikës monetare, analiza e politikës fiskale, analiza e sektorit bankat dhe e Sistemit të Rezervave Shtetërore.

Objektivat

Objektivat e lëndës në nivel njohurish: • Demostrim i njohjes së koncepteve makroekonomike duke u aftësuar në shpejgimin e tyre me terminologjinë përkatëse. • Demsotrim i njohjes së teorive makroekonomike duke i analizuar ato përmes supozimeve dhe diferencave të tyre. • Demostrim i të kuptuarit të modelve makroekonomike duke shpjeguar marrëdhënien midis variablave makroekonomike. • Demostrim i njohurive dhe të të kuptuarit të problemeve aktuale makroekonomike duke aplikuar teorite përkatëse në raste konkrete. Objektivat e lëndës në nivel aftësish: • Mbledhja e të dhënave makroekonomike dhe analizimi i burimeve të të dhënave • Interpretimi i njohurive ekzistuese duke shpjeguar parimet makroekonomike dhe sesi ato përdoren në analizat ekonomike. • Përdorimi i argumentave bazuar tek njohuritë e marra. Objektivat e lëndës në nivel qëndrimesh: • Qëndrime kritike i cili është i domosdoshëm për “të mësuarit gjatë gjtihë jetës”. • Qëndrime me mendje të hapur dhe reflektues edhe kritikues ndaj vetës me qëllim përmirësimin. • Qëndrim të mendimit kritik.

Java
Tema
1
Leksioni 1 – Parimet Bazë -Cila është diferenca midis mikroekonomisë dhe makroekonomisë? -Zgjedhjet bazë të vendim-marrjes makroekonomike: cfarë, si dhe për kë të prodhosh? -Pjesëmarrësit në ekonominë e tregut. -Konceptet bazë të përdorura në analizat ekonomike. -Sistemet ekonomike.
2
Leksioni 2 – Tregëtia dhe Kompromiset -Përcaktimi i burimeve të përdorura në prodhimin e të mirave dhe shërbimeve. -Frontieri i mundësisë prodhuese. -Eficenca produktive. -Avantazhet konkuruese dhe përfitimet nga tregëtia. -Rrjedhja qarkulluese e të ardhruave, produkteve dhe shërbimeve në një ekonomi.
3
Leksioni 3 – Oferta dhe Kërkesa -Tregjet e prodhimit dhe të burimeve. -Kërkesa konsumatore dhe “ligji i kërkesës”, ndryshimi i kërkesës, zhvendosja e kërkesës, faktorët që e ndryshojnë. -Oferta dhe “ligji i ofertës”, ndryshimi i ofertës, zhvendosja e ofertës dhe faktorët që e ndryshojnë.
4
Leksioni 4- Makroekonomia-Piktura e Plotë -Ciklet e biznesit ne ekonominë e tregut. -Kompontentët e kërkesës agregate dhe të ofertës agregate. -Zhvendosja e krubave AD dhe AS. -Bazat e makroenonomisë. -Ekonomia klasike dhe neoklasike. -Jofleksibiliteti i pagave dhe i cmimeve. -Shqetësime rreth inflacionit.
5
Leksioni 5 – Arritja e Makroekonomisë -Prodhimi i Brendshëm Bruto, matja e prodhimit të një ekonomie. -Sektori shtetëror. -Sektori financiar dhe ndërmjetesuesit e sketorit. -Tre tregjet: tregu i të mirave dhe shërbimeve, tregu i punës dhe tregu i parasë. -GDP reale dhe GDP nominale. -Metodat e matjes se GDP -Cfarë nuk përfshihet në GDP?
6
Leksioni 6- Papunësia dhe Inflacioni -Si përcaktohet forca punëtore, cfarë është ajo? -Matja e papunësisë dhe ë punësimit. -Llojet e papunësisë. -Raporti i pjesëmarrjes së forcës punëtore. -Papunësia dhe dryshimet në ekonominë globale.
7
Përsëritje dhe Diskutime
8
Provimi gjysmë final
9
Leksioni 7 - Matja e Inflacionit -Cfarë tregon inflacioni për ekonominë e një vendi? -Të ardhruat reale kundrejt të ardhruave nominale. -Normat realte të interesit dhe normat nominale të interesit. -Kostot dhe efektet e inflacionit.
10
Leksioni 8 – Politika Fiskale -Përcaktimi i politikës fiskale; taksimi dhe shpenzimet për të arritur objektivat makroekonomike. -Shpenzimet qeveritare dhe taksimi. -Stabilizatorët aotmatik: taksa e të ardhurave, sigurimi i papunësisë. -Poltika e taksave dhe shpenzimeve diskrecionare. -Deficiti dhe teprica buxhetore.
11
Leksioni 9 – Paraja, Banka dhe Sistemi i Rezervave Kombetare. -Cfarë është paraja? -Nivelet e matjes së ofertës monetare M1 dhe M2. -Roli monetar i bankave.
12
Leksioni 10 – Politika Monetare -Struktura e sistemit të rezervave kombëtare. -Si e rregullon bana qëndrore ofertën e parasë. -Fondet federale. -Roli i kredive, debive dhe parave elektronike në ofertën e aprasë. -Roli i ndërmjetësuesve financiar.
13
Leksion i Hapur – Sugjerim filmi “Too big to fail" ose, “Inside Job”
14
Leksioni 11 – Tregëtia Ndërkombëtare -Historia e marrëveshjeve tregëtare. -Deficiti dhe teprica tregëtare. -Avantazhet konkuruese dhe tregëtia. -Normat e shkëmbimit valutor. -Dimensionet e gloablizimit.
15
Përsëritje
16
Provimi final
1
Kuptueshmëri dhe kompetencë në përdorimin e terminologjisë makroekonomike
2
Kuptueshmëri e funksionimit të bazave të ekonomisë dhe kompetëncë në mënyrën se si ato funksionojnë në nivel agregatë.
3
Njohje e lidhjeve midis variablave makroekonomike .
4
Aftësim në të lexuarit dhe interpretuarit e informacionit empiric tek të dhënat makroekonomike, grafiqet e paraqitura, tabelat, etj.
5
SAnalizimi i burimit të prosperitetit afatgjatë dhe i faktorëve kontribues në rritjen afat-gjate ekonomike.
6
Analzimi dhe kuptimi I luhatjeve afat-shkurtëra ekonomike dhe fitimi I kopetencës në mekanizmat e përdorura për të stabilizuar ekonominë, për të arritur punësim të plotë dhe inflacion të ulët.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
139
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.56
ECTS
6.00