Etika e Medias dhe Legjislacioni

Print

Mentor Kikia, Msc

Kodi
COM 303
Emri
Etika e Medias dhe Legjislacioni
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Përveç të drejtave dhe detyrimeve ligjore, mediat kanë edhe nje pergjegjesi morale,etikenë informimin dhe komunikimin e publikut duke ndikuar drejtperdrejtë në formimin e personalitetit të njeriut por edhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë dhe jetës demokratike. Kursi në të gjitha modulet e tij mbeshtetet në parashtrimin e argumentave se komunikimi mediatik, informimi kanë gjithmonë si parakusht respektimin e deontologjisë e etikës profesionale. Parë në këtë këndvështrim, lenda është e ndertuar mbi debate interaktive mbi liritë dhe pergjegjësitësi dy shtylla të rendësishme në kërkimin e së vertetës,informimin dhe komunikimin publik. Ndërthurja e elementeve teorike me çeshtje e raste konkrete nga media e huaj e shqiptare, të prezantuara shpesh nga vetë studentët i ndihmon ata të reflektojnë ,të komunikojnë e të gjejnë një përgjigjetë dilemave etike te përgjegjësia profesionale,te lira e informimit duke respektuar të drejtat e liritë individuale dhe deontologjinë profesionale. Në funksion të nxitjes së debatit dhe reflektimit mbi çeshtje të ngritura,do të bëhet e mundur edhe prania gjatë orëve e personaliteteve të ndryshme nga fusha e gazetarisë ,të drejtave të njeriutdhe jurisprudenca.

Objektivat

Të njohin legjislacionin e fushës së komunikimit dhe medias. Të fitojnë njohuri rreth raportimit etike në çështje sensitive. Të fitojnë parimet e etikës dhe t'i zbatojnë ato në praktikë.

Java
Tema
1
Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit.Partimet bazë të etikës në media. Çfarë është etika, ndryshjimi nga ligji për median dhe detyrimi për zbatimin e këtyre parimeve.
2
Media dhe publiku, dramatizimi i ngjarjeve të zakonshme dhe pasojat e saj dhe viktimat e abuzimit mediatik
3
Etika në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët.
4
Etika individuale dhe organizative. Raporti mes gazetarit dhe medias ku ai punon, përballë publikut.
5
Ligji për median. Kufizimet dhe liritë e medias në Shqipëri
6
Paketa antishpifje, sa e cënon lirinë e medias nisma e re e qeverisë
7
Privatësia. Gazetaria investigative dhe rreziku i cënimit të lirisë se tjetrit përmes kameras së fshehtë
8
Provim Gjysmëfinal
9
Raportimi i lajmit në fushatën elektorale. Dilemat dhe sfidat etike në mbulimin e lajmit në fushatë elektorale
10
Etika në publikimin e fotove dhe videove. Raportimi i lajmeve të kronikës së zezë
11
Mediat mes ligjit dhe etikës. Roli dhe qëndrimi i medias për cështjet e sigurisë kombëtare
12
Konfidencialiteti, besnikëria dhe besueshmëria e lajmit
13
Manipulimi i publikut dhe fabrikimi i ngjarjeve
14
Marrëdheniet publike dhe fenomeni produkteve të gatshme mediatike
15
Etika në median online dhe rrjetet sociale
16
Provim Final
1
Të fitojnë parimet bazë të etikës në media dhe të dallojnë ndryshimet mes ligjit për median dhe parimeve etike, që shërbejnë për normimin e punës së përditshme të gazetarit
2
Të njihen konkretisht me shembuj të cënimit të etikës nga ana e gazetarëve dhe pasojave që ajo ka shkaktuar tek personat e prekur.
3
Të fitojnë njohuri të përgjithshme mbi normat e etikës profesionale e personale , sjelljen e gazetarit në publik si pjesë e punës për krijimin e statusit të tij si person publik
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
1 10 10
Ngarkesa totale e punës
124
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.96
ECTS
5.00