Komunikim Vizual

Print

Rudi Dunga, Msc

Kodi
IMC 305
Emri
Komunikim Vizual
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë ndihmon studentët të kuptojnë çështjet e perceptimit pamor dhe sesi komunikohet saktë përmes elementëve pamorë, duke u dhënë dije teorike dhe praktike për t’i ndihmuar të kuptojnë dhe të zbatojnë në mënyrë të përgjegjshme e profesionale ato që kanë përftuar në dijet praktike. Kjo lëndë ndihmon edhe studentët e marrëdhënieve publike dhe të komunikimit të marketingut të vlerësojnë dhe t’i përdorin dijet për të përcjellë sa më mirë informacionin në të gjitha fushat e komunikimit.

Objektivat

Objektivat e Lëndës "Komunikim Vizual" janë: Njohja e thelbit të komunikimit vizual: Studentët duhet të kuptojnë konceptet bazë të komunikimit vizual, përfshirë elementët e dizajnit grafik, fotografinë, animacionin, dhe ngjyrat. Kjo përfshin edhe studimin e historisë së komunikimit vizual dhe zhvillimin e leximit të imazheve. Analiza e mesazheve vizuale: Studentët duhet të jenë në gjendje të analizojnë dhe të kuptojnë mesazhet e fshehura në imazhe. Kjo përfshin studimin e semiotikës vizuale dhe njohuritë e thella për interpretimin e imazheve në kontekstin e kulturës dhe shoqërisë. Ndërtimi i njohurive mbi etikën e komunikimit vizual: Përgatitja e studentëve për të kuptuar dhe zbatuar standarde etike në komunikimin vizual, duke përfshirë trajtimin e drejtë të subjekteve dhe përdorimin e imazheve në mënyrë të përgjegjshme.

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës dhe objektivave - Hyrje në lëndën "Komunikim Vizual". - Qëllimi, objektivat, mënyra e vlerësimit.
2
Teoria e Perceptimit - Një perspektivë neurologjike mbi komunikimin vizual. - Revolucioni teknologjik. - Mekanika e Vizionit. - Sistemet Emocionale - Super Pasqyra dhe Përthithje Kulturore.
3
Njohja Vizuale - Historia e “të parit” - Shpejtësia e përpunimit, emocioni, ndërgjegjja - Pamjet vizuale dhe audio - Njohja vizuale në një ekosistem mediatik - Imazhet si përfaqësime të botës fizike - Njohja dhe Emocioni
4
Ekuilibri Vizuale-Verbale - Njohja vizuale dhe përpunimi i informacionit - Roli i përmbajtjes vizuale-verbale në përpunimin e informacionit - Njohja vizuale dhe reklamimi - Dizajni i mesazheve të njohjes vizuale
5
Zbatimi i Parimeve Estetike - Tregimi përmes Fotoraportimit - Fotogazetaria: Estetika, Historia dhe Teknika - Parimet estetike - Rregulli i të tretave - Mesatarja e Artë ose Raporti i Artë - Hapësira Pozitive-Negative - Sekretet e padukshmërisë
6
Estetika në Produktet Mediatike - Kodimi dhe dekodimi i meta-mesazheve - Çfarë është Estetika e Aplikuar e Medias? - Elementet Themelore - Meta-Mesazhet
7
Teoria E Medias Digjitale - Nga komunikimi një-drejtimësh në atë shumë-drejtimësh - Teksti i fokusuar në platformat vizuale - Teoria e Kultivimit - Teoria e të mësuarit social - Korniza e Affordances - Mundësitë e Identitetit - Aftësitë njohëse
8
Provimi gjysmefinal
9
Teoria e Intertekstualitetit Vizual - Eksplorimi i komunikimit politik dhe vizual - Intertekstualiteti përmes luftës së Memeve - Evolucioni i Intertekstualitetit - Memet politike
10
Zhvillimi i Tregimit Vizual - Tregimi vizual i ngjarjeve - Evolucioni i tregimit pamor
11
Llojet & Taktikat e Marketingut Vizual - Llojet e imazheve të përdorura për përmbajtjet pamore - Shtatë elementet e tregimit pamor
12
Fotografia dhe Filmat - Studime rasti
13
Materialet promocionale të printuara - Studime rasti
14
Përsëritje: Çfarë kemi mësuar, çfarë kemi arritur, ku është dallimi me orën e parë të lëndës
15
Prezantim projekti
16
Provimi final
1
Studentët do të kuptojnë stilet dhe tonet e ndryshme të përdorura për formate të ndryshme pamore.
2
Studentët do të demonstrojnë aftësi bazike mbi teknikat e analizimit të medumeve të komunikimit pamor për lloje të ndryshme mediash.
3
Studentët do të aftësohen në vlerësimin dhe kritikën e materialeve të komunikimit pamor.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
124
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.96
ECTS
5.00