Hyrje në Shkencat Politike

Print

Ferdinand Xhaferaj, PhD

Kodi
PLS 101
Emri
Hyrje në Shkencat Politike
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

PLS 101 është projektuar për t’i prezantuar studentëve lëndën e shkencave politike. Lënda ka tre kredite dhe fokusohet në historinë, fushën e veprimit dhe metodat që përdoren në shkencën politike. PLS 101 përbëhet nga katër blloqe bazë: 1. Së pari, lënda eksploron se cfarë është shkenca politike dhe shpjegon metodat shkencore në studimin e politikës. 2. Së dyti, lënda fokusohet në konceptet e shkencës politike, duke adresuar më në detaje koncepte si forca, shteti, kombi dhe duke debatuar mbi këto koncepte. 3. Së treti, lënda analizon teorinë politike, mendimtarët kryesorë politikë dhe ideologjitë kryesore politike. 4. Së katërti, lënda do të krahasojë sistemet politike, partitë politike, sistemet zgjedhore dhe do të shpjegojë grupet e interesit.

Objektivat

Politika shpesh komentohet si një e keqe e domosdoshme. Por cfarë është politika? Cili është ndikimi i politikës në shoqëri dhe cili është raporti midis politikës dhe qeverisjes? Cili është ndikimi i politikës në mir-funksionimin e institucioneve? Lënda do të shtjellojë pyetjet e mësipërme në një mënyrë kritike me qëllimin për të realizuar tre objektiva kryesore: PLS 101 do të përmisojë kuptimin dhe percepsionin e studentëve për rolin e politikës. PLS 101 do të shtjellojë konceptet si forca, shteti, qeverisja, sovramiteti, dhe legjitimiteti me një fokusim të vecantë tek demokracia. Lënda do t'i prezantojë studentëve ndryshimet kryesore midis një regjimi demokratik dhe jo-demokratik. PLS 101 do të shpjegojë si punojnë institucionet politike dhe se si sjellja politike dhe institucionet ndërveprojmë për të krijuar produktin politik. Për rrjedhojë, lënda është projektuar që të zgjerojë njohuritë e studentëve më cështjet bashkëkohore politike.

Java
Tema
1
Prezantimi i silabusit. Shpjegimi se per cfare eshte dhe ku perqendrohet lenda Hyrje ne Shkencat Politike
2
Cfarë është shkenca politike? Shpjegimet qe marrin persiper te bejne Shkencat Politike dhe metodat qe ato perdorin. Cfare eshte politika dhe cilat jane kater perkufizimet kryesore per politiken. Andrew Heywood ff 1-9, S. Hix and M. Whiting ff 11-19
3
Metodat shkencore në politike. Cfare do te thote te mendosh ne menyre shkencore per politiken. Cilat jane perqasjet ne studimin e politikes? Conceptet, modelet dhe teorite. Andrew Heywood ff 12-23, S. Hix and M. Whiting ff 19-28.
4
Metodat shkencore në politikë: (Fusha e shkencave politike: zhvillime historike). Cfare jane eksperimentet, quasi-eksperimentet, studimet e rasteve dhe anketimet? Cilat jane kufizimet ne studimin e politikes? Ellen Grigsby ff 12-39.
5
Konceptet kryesore në shkencat politike: Forca dhe perkufizimi i saj. Llojet e forces dhe debati qe zhvillohet ne studimin e rolit te forces ne shkencat politike. Eshte forca gjithmone e dhunshme? Cila eshte diferenca midis manipulimit dhe bindjes ne ushtrimin e forces? Ellen Grigsby, ff 41-56.
6
Konceptet kryesore në shkencat politike: Shteti dhe Kombi. Cfare eshte shteti, kombi dhe nacionalizmi? Llojet e nacionalizmit. Debatet qe zhvillihen ne studimin e shtetit dhe kombit. E ardhmja e Shtetit-komb. Ellen Grigsby ff 57-74. Andrew Heywood ff 56-79, ff 108-127.
7
Teoria politike: shtjellimi i bazamentit etik të politikës. Analizimi i yeorise politike dhe shpjegimi i Alegorise se Shpelles se Platonit. Shpjegimi i qellimeve kryesore qe shteti duhet te sherbeje. Duhet shteti te organizohet per te maksimalizuar forcen apo duhet te kufizohet forca e shtetit ? Duhet shteti te kontribuoje qe shoqeria te jete me etike? Ellen Grigsby ff 76-97.
8
Provimi gjysmëfinal
9
Demokracia dhe legjitimiteti. Shpjegimi i demokracise dhe modeleve te saj. Legjitimiteti dhe stabiliteti politik. Renia e regjimeve demokratike. Shpjegimi i problemeve qe mbart tranzicioni demokraratik dhe konsolidimi i demokracise. S. Hix and M. Whiting ff 29-47. Andrew Heywood ff 80-107. Juan Linz ff 3-86. Juan Linz dhe Alfred Stepan ff 3-66.
10
Ideologjitë politike: liberalizmi, konservatorizmi, socializmi Shpjegimi se cfare jane ideologjite politike. Liberalizmi klasik dhe modern. Konservatorizmi tradicional. Shpjegimi i ideve kryesore ku mbeshteten keto ideologji. Ellen Grigsby ff 98-127. Andrew Heywood ff 28-45.
11
Fashizmi dhe Nazismi. Shpjegimi se cfare jane keto ideologji. Shpjegimi se si fashzmi erdhi ne pushtet ne Itali dhe si u implementua nga Musolini. Shpjegimi se si gjermanet u bene naziste dhe si kjo ideologji erdhi ne pushtet ne .Gjermani. Neofashizmi dhe neonazismi ne ditet aktuale ne Europe. Ellen Grigsby ff 128-142. Peter Fritzsche, Germans into Nazis 1998. Zeev Sternhell ff 3-35, 195-206, 227-233.
12
Feminizmi, postmodernizmi dhe ambjentalizmi. Shpjegimi i levizjeve feminist liberale dhe radikale. Shpjegimi i principeve baze te ideologjive ambjentaliste. Shpjegimi i modernizmit dhe post modernizmit. Ellen Grigsby ff 144-163. Andrew Heywood ff 49-53.
13
Teorite kryesore ne politiken boterore. Realizmi, liberalizmi dhe kontruktivizmi. Shpjegimi i realizmit klasik dhe neorealizmit. Shpjegimi i liberalizmit dhe globalizmit. Shpjegimi i pricipeve baze te teorive konstruktiviste. John Baylis, Steve Smith & Patricia Owens ff 84-165.
14
Politikë e krahasuar 1: Sistemet e qeverisjes: demokracia dhe regjimet jo demokratike. Modelet e regjimeve demokratike. Demokracia maxhoritare dhe konsensuale. Ellen Grigsby ff 165-192. Arend Lijphart ff 1-47.
15
Politikë e krahasuar 2: Grupet e interesit, partitë politike, dhe zgjedhjet . shpjegimi se cfare jane partite politike, grupet e interest dhe sistemet zgjedhore. Funksionet e partive politike. Sistemet zgjedhore dhe zgjedhjet ne nje regjim demokratike dhe jo demokratik. Ku konsiston koncepti i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ellen Grigsby ff 195-231. Andrew Heywood ff 196-264.
16
Provim Final
1
Studentët do të njihen me konceptet baze dhe natyrën e politikës, shtetin dhe qeverinë, bazuar në teoritë moderne të shkencave politike.
2
Studentët do të njihen me modelet e politikës dhe sjelljen e aktorëve politikë.
3
Studentët do të marrin njohuritë bazë mbi parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.
4
Studentët do të formojnë njohuritë bazë dhe do të përgatiten për studime të mëtejshme të thelluara në shkencat politike.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
129
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.16
ECTS
5.00