Mediat e Reja

Print

Erlis Çela, PhD

Kodi
IMC 202
Emri
Mediat e Reja
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Mediat e reja janë një realitet i pamohueshëm i epokës që po jetojmë. Kjo lëndë shtjellon konceptet për mediat e reja dhe lidhja e tyre me shoqërinë dhe teknologjinë. Kjo lëndë fokusohet jo vetëm në veçoritë teknologjike të mediave të reja, por përmbledh edhe një analizë të konteksteve sociale, politike dhe ekonomike, brenda të cilave janë shfaqur këto media. Lënda “mediat e reja” analizon rolin që kanë këto media në shoqëri, ekonomi, politikë, identitetin individual dhe shoqëror, marketing, gazetari, si dhe në shumë sfera të tjera të jetës. Lënda trajton konceptet për mediat e reja dhe lidhjn e tyre me shoqërinë dhe teknologjinë. Gjatë kësaj lënde analizohen kontekstet sociale, politike dhe ekonomike brenda të cilave janë shfaqur media dixhitale. Nisur nga fakti se teknologjitë nuk janë neutrale dhe gërshetojnë faktorë shoqërorë, kulturorë dhe politikë , lënda ofron nj qasje të integruar në studimin e mediave të reja.

Objektivat

Java
Tema
1
Njohja me konceptet bazë të mediave të reja. Kategorizimi dhe dallimi i koncepteve që lidhen me mediat e bazuara në rrjet. Prezantimi i lëndës dhe i sylabusit, zërat me të cilët studentët do të vlerësohen. Gjithashtu, gjatë kësaj jave studentët njihen me literaturën e cila do të jeta bazë për gjatë lëndës, si edhe literaturën e cila do të jetë mbështetëse.
2
Të kuptojmë mediat e reja. Në këtë leksion trajtohet fillimisht koncepti i mediave të reja dhe lidhja e tyre me shoqërinë dhe teknologjinë. Më tej leksioni merr në trajtesë qasjet teorike mbi mediat e reja dhe teknologjinë duke nisur me McLuhan-in, Kittler-in dhe Beyond-in. Fokusimi në pikëpamjet teorike është i nevojshëm për të theksuar këndvështrime të ndryshme, për të prekur pjesë të ndryshme dhe për të nxjerr konkluzione të ndryshme. Gjatë këtij leksioni prezantohen dhe diskutohen tri pozicione mbi teknologjinë (instrumentalizmi, substantivizmi, konstruktsioni social) dhe shoqërinë si dhe tri pozicione të tjera në mediat e reja (Media Theory, New Materialism, Network Theories). • Nga McLuhan-i ne kuptojmë këmbënguljen e tij në rëndësinë e medias si edhe mënyrën si ne e perceptojmë botën. • Kittler-i me prioritetin teknologjik duke argumentuar se historia njerëzore është historia e teknologjisë. Sipas tij media na bën ne subjekt, pra ne e bëjmë teknologjinë dhe teknologjia na bën ne. • Castells, trajton shndërrimet empirike të shoqërisë që me ardhjen e teknologjisë së mediave të reja. Kësht u ai argumenton që mund të kuptohemi si themelues të rrjetit, vetë kjo krijon idenë e mediave të reja. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 1-17
3
Ekonomia politike e mediave të reja. Ky leksion trajton rritjen e organizimit ekonomik të shoqërisë që lidhet me rritjen e mediave të reja, krahasimi mes kapitalizmit informativ dhe kapitalizmit industrial. Gjatë këtij leksioni do të merret në analizë prodhimi dhe konsumi në kapitalizmin informativ, robotët dhe prodhimi. Më tej në një qasje kritike, do merren në trajtesë klasat virtuale dhe puna pa materie, produkti i mediave të reja, korporatat e mediave të reja, përmbajtja dhe përdorimi i mediave i tyre. Nga ana tjetër leksioni trajton ekonominë politike të industrisë së mediave të reja, ku produkti i mediave të reja është i dominuar nga kompanitë e mëdha, por ajo gjithashtu zgjerohet në disa industri duke përfshirë argëtimin, pajisjet kompjuterike, pajisjet e rrjetëzuara, shitjet online, produktet softuer dhe telekomunikacionin. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 18-44
4
Audiencat e mediave të reja. Politika dhe qytetaria.Në këtë leksion do të trajtohet lidhja që ekziston ndërmjet politikës dhe mediave të reja, Në mënyrë kritike do të analizohet vazhdimësia dhe ndryshimet në politikë si rezultat i ekzistencës së mediave të reja. Më tej do të trajtohen efektet pozitive dhe negative të mediave të reja në procesin politik, dhe në mënyrë kritike do të analizohet roli që kanë mediat e reja në procesin politik. Siç do të shihet në këtë leksion, mediat e reja kanë provuar dhe ofruar shumë mundësi për pjesëmarrjen politike rreth; 1) sigurimit të informacionit, 2) promovimit dhe mbrojtjes, 3) lidhjes me të tjerët dhe krijimin e aleancave dhe bashkimeve, 4) përfshirjen direkt në aksionin politik (protestat, peticionet, etj). Në fund të këtij leksioni do të shihet që përfshirja në politikë nuk është funksioni i mediave të reja dhe teknologjisë, por në funksion të aftësive dhe interes të qytetarëve. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 45-65 Lingren Simon, “Digital Media and Society”, (Sage Publications 2017), fq 145-162zs
5
Ndarja, pjesëmarrja dhe pabarazia.Përgjatë këtij leksioni do të trajtohen çështjet e përçarjes dhe rritjes së llojeve të reja të pabarazisë përreth aksesit dhe përdoruesve të mediave të reja, modelet e pabarabarta të përhapjes dhe përdorimit të mediave të reja, koncepti i shpërndarjes digjitale dhe pjesëmarrjes digjitale. Më tej, leksion do të trajtojë pesë parametrat që janë të rëndësishëm për të kuptuar ndarjen digjitale sipas Van Dijk: motivimi, aksesi material, aftësitë, përdorimi dhe pjesëmarrja. Gjatë këtij leksioni do të analizohen gjithashtu rolet që kanë përkatësia klasore në shoqëri duke u kuptuar si prejardhje dhe shkollim, mosha, stili i jetës ose gjenerata, gjinia dhe përkatësia etnike në shpërndarjen e mediave të reja. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 67-89 Lingren Simon, “Digital Media and Society”, (Sage Publications 2017), fq 181-194
6
Përdorimi dhe abuzimi në mediat e reja- Dezinformimi dhe lajmet e rreme. Gjatë këtij leksioni do të trajtohen teoritë e shpërndarjes së medias, përshtatjet dhe përdorimet, diferenca mes tyre, si dhe llojet e përdoruesve dhe abuzuesve të mediave të reja, nisur nga perspektiva vendimmarrëse duke pranuar ose refuzuar një risi në teknologji. Kjo qasje do të trajtohet me tej me teorinë psiko-sociale Përdorim dhe Kënaqësi, në këndvështrimin e mediave të reja, deri te llojet e funksioneve qe që ju ofrohen përdoruesve nga këto media si: njohja, tërheqja, funksionet përsonale dhe sociale. Po ashtu trajtohen dhe përdorimet kryesore të mediave të reja sipas Papacharissi & Rubin; nevoja sociale, nevoja intrapersonale, informimi, komoditeti, argëtimi Nga ana tjetër, leksioni trajton edhe llojet e abuzimit në mediat e reja, të tilla si: varësia, bullizmi kibernetik dhe trolling. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 91-112 Hjorth Larsia; Hinton Sam, “Understanding Social Media” botimi i dytë (Sage Publications 2019), fq 36-51
7
Ndërveprimi dhe identiteti në mediat e reja. Ky leksion shpjegon se çfarë është unike për komunikimin e ndërmjetësuar nga kompjuteri kur krahasohet me mënyrat e tjera të komunikimit, cilat janë çështjet kryesore që trajtohen në psikologjinë sociale rreth shoqërisë digjitale, si i ndryshojnë interneti dhe media sociale kushtet në të cilat ne formojmë identitetin tonë, cili është roli i fshehjes dhe anonimitetit për mënyrën se si njerëzit bashkëveprojnë dhe formojnë identitetin e tyre në internet. Në këtë leksion trajtohen koncepte të tilla si interaktiviteti, bashkëveprimi, identiteti në internet, komunikimi asinkron, shfrenimi në internet, bashkëveprim hiperpersonal Lingren Simon, “Digital Media and Society”, (Sage Publications 2017), fq 67-84 Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 186-206
8
Provimi gjysmefinal
9
Mediat e reja dhe gazetaria. Gjatë këtij leksioni trajtohen ndryshimet në lajm dhe në gazetari lidhur me mediat e reja. Me gjithë ndryshimet socio-politike dhe panoramën kulturore, ky leksion mundohet të paraqesë një vështrim të përgjithshëm të disa ndryshimeve të gazetarisë nga mediat tradicionale te mediat e reja. Ndryshimet në gazetari mund të mendohen si të shtrira në tre nivele ose dimensione: 1) niveli i organizimit të medias dhe procesi i prodhimit të informacionit; 2) niveli i përmbajtjes (blogimi i drejtpërdrejtë, gazetaria e të dhënave, gazetaria e gamifikuar); 3) niveli i përdorimit apo konsumimit të lajmit online. Përgjatë leksionit analizohet kriza e gazetarisë dhe lidhja mes internetit dhe gazetarisë shpërndarja e lajmeve. Më tej leksioni analizon edhe zhvillimi e sensit kritik për të ardhmen e gazetarisë dhe mediave të reja. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 137-159
10
Media e lëvizshme kultura dhe jeta e përditshme. Përgjatë këtij leksioni trajtohen zhvillimet kryesore të medias së lëvizshme të fokusuara te smartfonët. Leksioni më tej trajton karakteristikat kryesore të medias së levizshme: a) rritja e shpërqëndrimit, b) e ardhmja e internetit global është smartfoni, c) smarfonët e kanë çuar epokën e informacionit në një shpërthim global. Në leksion trajton edhe rezultatet politike që lidhen me median e lëvizshme si: komercializimi dhe kontrolli, mbikëqyrja intensive dhe dëshmia, autenticiteti apo vërtetësia. Leksioni tratjton se në çfarë mënyrash telefonat celularë dhe praktikat siç është “tekstimi”, kanë shndërruar strukturën e shoqërisë, cilat mundësi të reja sociale për të kontrolluar me kë bashkëveprojmë, si dhe kur janë futur përmes komunikimit celular. Në fund përmbyllet me analizimin e mundësive për të na ndihmuar nocionet e “mikro-koordinimit” dhe “hiper-koordinimit” duke kuptuar se si telefonat celularë kanë transformuar ndërveprimin social. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 161-206 Lingren Simon, “Digital Media and Society”, (Sage Publications 2017), fq 195-210
11
Socializimi dhe mediat sociale. Në këtë leksion trajtohen teoritë e socializimit dhe ndryshimit të mënyrave se si ne lidhemi me të tjerët. Ndryshimi lidhet me 1) individualizmin, 2) prezenca që në fillimin e mediave të reja, 3) nevojën e thellë njerëzore për të shpërndarë përmbajte me të tjerët. Përgjatë leksionit do të trajtohen dy qasjet kryesore teorike: 1) Komuniteti dhe Shoqëria, ku analizohen elementët real të botës, 2) Rrjetet dhe Shoqëria, ku analizohen elementët dhe tiparet e reja të botës në mediat sociale. Në fund leksioni mbyllet me idetë kritike të Castells rreth mediave sociale, dhe me kostot që mund të marrë shoqëria nga individualizmi në rrjet, ku edhe pse janë të paqarta, ato mbeten kosto. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 207-229 Lingren Simon, “Digital Media and Society”, (Sage Publications 2017), fq 27-44
12
Industria e lojrave online. Gjatë këtij leksioni trajtohet të kuptuarit kritik të industrisë së lojërave dhe mënyrave më të cilat ata praktikojnë dhe formësojnë përmbajtjen e tyre bazuar në kërkesa ekonomike, llojet e prezantimit të narrativës që haset në lojëra, lojërat e ndryshme dhe implikimet e tyre, të kuptuarit të komuniteteve të lojtarëve dhe karakteristikat e tyre. Në leksion trajtohen lojërat si shënjues kulturor, lojërat si cybertekst, dhe zhanret e lojërave: imituese, strategjike, aksion, role-playing, sandbox, të kombinuara. Narrativa e lojërave është e ndërtuar në “ne” dhe “ata”, por do të shihet që në pikëpamjen semiotike, lojërat ndërmjetësohen nga praktika. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 231-252
13
Softuerët, algoritmet dhe të dhënat. Ky leksion analizon kontributin e “studimeve të programeve kompjuterike” në konvencionet sociale dhe prespektivat kulturore mbi shoqërinë digjitale, mënyrën se si mund t’i përvetësojmë aspektet sociologjike veprimet digjitale të qenësishme, siç janë lidhjet, pëlqimet dhe rezultatet e motorëve të kërkimit. Më tej, ky leksion trajton rolin social dhe ekonomik të algoritmeve, dhe fenomenin “big data” në një qasje kritike dhe sociologjike. Lingren Simon, “Digital Media and Society”, (Sage Publications 2017), fq 211-226
14
E ardhmja e mediave të reja. Edukimi mbi mediat e reja. Në këtë leksion trajtohen perspektivat e reja, iniciativat dhe implikimet në të ardhmen, zhvillimin e mendimit kritik në lidhjen ndërmjet të ardhmes së teknologjisë dhe të ardhmes së shoqërisë. Më tej leksioni trajton përfshirjen e vështirësive dhe kompleksiteteve me udhëheqjen e internetit dhe mediave të reja. Leksioni evidenton trendet në mënyrës specifike si: Ekonomia: automatizimi i punës; Konsumimi: drejt një përhapjeje më të gjerë dhe më të thellë të mediave të reja përmes gjithë kategorive demografike dhe përmes përfshirjes së të gjithë vendeve; Politika: pandërmjetësimi dhe krijimi i subjekteve të reja politike; Mbikëqyrja: shumë e më shumë mbikëqyrje ofrohet si zgjidhje për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes; Gazetaria: nën presion për të rikrijuar vetveten dhe për të justifikuar dobinë e saj të vazhdueshme; Media e lëvizshme: më shumë lëvizshmëri më shumë transportueshmëri; Identiteti dhe socializimi: individualizimi i shoqërisë dhe shpërndarja me një logjikë ekonomike në sferën e identitetit dhe shoqërisë; Lojërat: shpërbërja e kufijve mes punës dhe lojës. Leksion më tej trajton edhe trendet si dilema emergjente si edhe qeverisjen e internetit. Sapiera Eugenia, “Understandin New Media”, botimi i dytë (Sage Publications 2018), fq 254-275 Fuchs Christian, “Social Media: A Critical Intoduction”, botimi i dytë (Sage Publications 2017), fq 341-255 W. James Potter, “ Media Literacy”, Sage Publications, London, 2016, fq 264-284
15
Prezantim projektesh
16
Provimi final
1
Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të njohin konceptet që lidhen me mediat e reja dhe shoqërinë digjitale.
2
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi rolin e mediave të reja, fuqinë e tyre dhe rolin e tyre në politike dhe ekonomi.
3
Studentët do të përfitojnë njohuri të nevojshme për të klasifikuar, analizuar dhe vlerësuar dobishmërinë e qasjes kritike kundrejt mediave të reja, lorjave dhe rrjeteve socaiale, si edhe shfrytëzimit të tyre në mënyre efektive.
4
Studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë e marra rreth mediave sociale, mediave online, algoritmeve, të dhënave dhe mediave digjitale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
124
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.96
ECTS
5.00