Gjuhë Shqipe II

Print

Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ALB 102
Emri
Gjuhë Shqipe II
Semestri
2
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Komunikimi gjuhësor është vlerë e njeriut. Vetëm njerëzit kanë aftësi të përçojnë sinjale tingëllore ose, siç thuhet ndryshe, shenja gjuhësore. Lënda e gjuhës shqipe ndihmon për të përforcuar aftësinë e të folurit me shkrim dhe gojë. Shqipja si gjuhë e shkruar dhe e folur ka sistemin e vet të veçantë shkrimor, por dhe një tërësi rregullash që formojnë strukturën e këtij sistemi. Kur analizojmë strukturën e shqipes, ndërtojmë gramatikën e saj. Përmes të mësuarit analitik dhe kritik synohet të folurit e gjuhës standard, me shkrim dhe me gojë, duke u aftësuar në ndërtimin e ligjërimit të nevojshëm

Objektivat

•Studenti do të njihet dhe do të aftësohet praktikisht me parimet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe që ndihmon në të shkruarit. •Të përvetësohet struktura e rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. •T’u mundësohet studentëve një akt i lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ me gojë dhe me shkrim. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e shmangjeve nga shqipja standard, duke u kujdesur për drejtshkrimin e zanoreve, të bashkëtingëlloreve, të apostrofit, të shkrimit të fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes, përdorimi i shkronjave të mëdha, në përdorimin e shenjave të pikësimit.

Java
Tema
1
Drejtshkrimi: Parimet e drejtshkrimit të shqipes Struktura e rregullave të drejtshkrimit të shqipes. Parimi fonetik, morfologjik dhe etimologjik. Ushtrime Gjithsecili duhet të pranojë drejtshkrimin si tërësi e rregullave për shkrimin drejt dhe njësoj të fjalëve dhe trajtave të tyre, për shkrimin e fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes, si dhe për përdorimin e shkronjës së madhe. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 133-138.
2
Drejtshkrimi i zanoreve: Zanoret e theksuara e, ë; zanoret e patheksuara e, ë. Ushtrime Zanorja e Shkruhen me e fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet nga bashkëtingëlloret hundore. Në pajtim me drejtshkrimin e ngulitur, do të shkruhen me ë folja qëndroj dhe rrjedhojat e saj: qëndrim, i qëndrueshëm etj. Shkruhen me ë fjalët ku kësaj zanoreje të theksuar i përgjigjet një a e gegërishtes Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 139-149.
3
Grupe dhe takime zanoresh Fjalët me grupet –ie- / -je- Fjalët e huaja me ia, ie, io, iu dhe ai, ei, oi, ui Apostrofi. Ushtrime Shkruhen me –ie-: 1. emrat e diel, diell, miell etj. 2. Foljet që në vetën e parë njëjës të së tashmes dëftore të zgjedhimit vepror marrin mbaresën –j: ziej, përziej, ndiej 3. foljet te të cilat ky grup zanor nuk ndiqet nga mbaresa –j: bie, shpie, shtie Kujdes duhet bërë me shkrimin e fjalëve të huaja që i kanë këto grupe zanoresh Apostrofi përdoret kryesisht në rastet me elizion Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 150-154.
4
Shkrimi i bashkëtingëlloreve Shkrimi i s-/z- dhe i sh-/zh-/ç- nistore Shkrimi me j ose me i Bashkëtingëlloret në grupet ce/ ci /, ge/gi (në fjalë të huaja) Emrat e përveçëm të huaj Ushtrime Shkrimi i s-/z- dhe i sh-/zh-/ç- nistore Emrat dhe emërtimet e përveçme të huaja shkruhen në përputhje me shqiptimin në gjuhën e burimit, por duke iu përshtatur sistemit fonologjik dhe morfologjik të shqipes: Paris, Sicili, Athinë Duhet të bëhet kujdes për njohjen dhe përvetësimin e normave gramatikore, që të forcohen shprehitë, aq të domosdoshme për ta kthyer gjuhën në mundësitë e saj reale. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 155-160.
5
Shkrimi i fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes: shkrimi i fjalëve njësh; shkrimi i fjalëve ndaras; shkrimi me vizë lidhëse; shkrimi me vizë të gjatë Ushtrime Shkrimi i fjalëve njësh apo ndaras mbështetet në parimin semantic dhe në parimin morfologjik, sipas të cilave shkruhen bashkë të gjitha ato njësi të përbëra që nga pikëpamja leksikore sillen si një fjalë e vetme. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 161-168.
6
Përdorimi i shkronjave të mëdha Emrat e përveçëm Pjesët përbërëse të emërimeve zyrtare Emërtimet e përveçme dy-a shumëfjalëshe Ushtrime Përdorimi i shkronjave të mëdha në shkrimin e emrave të përveçëm mbështetet në parimin simbolik: ashtu si dhe në shumë gjuhë të tjera, në shqipe shkronja e madhe shërben për të dalluar emrat dhe emërtimet e përveçme nga emrat e përgjithshëm. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 169-174.
7
Nyja e përparme dhe parafjalët Shkrimi i nyjës së përparme Shkrimi i nyjave, pjesëzave dhe i parafjalëve të përsëritura Ushtrime 1. Mbiemrat e nyjshëm dhe emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme. 2. Nyja e përparme e një mbiemri ose e një emri të rasës gjinore 3. Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e përparme të, ndërsa kur vjen pas një emri femëror në po këto rasa, shkruhet me së. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 81-98.
8
Provim gjysmëfinal
9
Pikësimi Shenjat e pikësimit Parimet e pikësimit Klasifikimi i shenjave të pikësimit Ushtrime Shenjat e pikësimit përdoren në të shkruar për ta bërë më të qartë e më të kuptueshme përmbajtjen e një thënieje të kumtuar me shkrim si dhe lidhjet midis pjesëve të saj. Të tilla janë vetëm ato shenja grafike me anën e të cilave bëhet ndarja e një teksti në fjali e periudha dhe tregohen kufijtë midis njësive më të vogla brenda tyre. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 189-194.
10
Shenjat e pikësimit në fund të fjalisë Pika Përdorime të tjera të pikës Pikëpyetja Pikëçuditja Tri pikat Presja, kllapat, thonjëzat Ushtrime Pika përdoret në fund të një fjalie të pavarur a të një periudhe për të treguar përfundimin e thënies, intonacionin zbritës dhe pauzë në ligjërim. Pikëpyetja përdoret në fund të një fjalie pyetëse. Pikëçuditja tregon përfundimin e një fjalie të pavarur thirrmore. Tri pikat tregojnë pengimin a ndërprerjen e ligjërimit. Përdorime të veçanta të presjes, kllapave e thonjëzave. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 195-208.
11
Pikësimi i fjalisë së thjeshtë Shenjat e pikësimit midis gjymtyrëve kryesore dhe të dyta Gjymtyrët homogjene pa lidhëza dhe me lidhëza Gjymtyrët homogjene me fjalë përgjithësuese Shenjat e pikësimit në fjalitë me gjymtyrë të veçuara: përcaktori i veçuar, ndajshtimi i veçuar, rrethanori i veçuar Ushtrime Shenjat e pikësimit midis gjymtyrëve kryesore dhe të dyta Midis gjymtyrëve homogjene që nuk lidhen me lidhëza, vihet presje Fjalë me kuptim përgjithësues janë përemrat dëftorë, përemrat e pacaktuar, ndajfoljet, emrat, numërorët e shoqëruar ose jo me emra, togjet e fjalëve etj. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 209-215.
12
Gjymtyrët sqaruese, plotësuese e saktësuese Thirrori Ndërtimet me forma të pashtjelluara Pjesëzat pohuese, mohuese dhe dëftuese Fjalët dhe shprehjet modale Pasthirrmat dhe tingullimitimet Ushtrime 1. Gjymtyrët homogjene të prira nga fjalët lidhëse me kuptim përforcues 2. Ndërtimet që përmbajnë një kumtim plotësues ndaj një gjymtyre parashkuese 3. Fjalët që sqarojnë kuptimin e një gjymtyre tjetër të fjalisë dhe që prihen nga fjalë ose shprehje 4. Gjymtyra e fjalisë shprehur me emër, përemër, ndajfolje a mbiemër Thirrori vihet midis presjesh ose ndahet me presje Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 216-222.
13
Pikësimi i periudhës Periudha me fjali palidhëzore Fjalitë me lidhje numërimi Me lidhje kundërshtie Me lidhje ftilluese Me lidhje sqaruese e shtuese Me lidhje shkakore Me lidhje kushtëzimi Ushtrime Ndërmjet fjalive të një periudhe pa lidhëza vendosen marrëdhënie kuptimore të ngjashme me ato të periudhave me lidhëza. Këto lidhje kuptimore në të folur shprehen me anë të intonacionit, kurse në të shkruar jepen me anë të presjes, pikëpresjes ose dy pikave. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 223- 225.
14
Periudha me bashkërenditje Periudha me nënrenditje fjalia përcaktore Fjalitë foljore (ftilluese e rrethanore) Ushtrime 1. Me lidhëzat shtuese dhe me lidhëzat veçuese nuk ndahen me presje 2. Ndahen me presje fjalitë këpujore 3. Fjalitë me lidhëzat kundërshtore ndahen me presje 4. Fjalitë e lidhura me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse ndahen me presje Me lidhëzat e përsëritura ndahen me presje. Kujdes duhet për vendosjen e shenjave të pikësimit te fjalia përcaktore, te fjalitë foljore (ftilluese e rrethanore). Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 226-233.
15
Periudha me fjali të ndërmjetme dhe të ndërshtëna Pikësimi i ligjëratës së drejtë, i dialogut dhe i citimeve Ligjërata e drejtë Dialogu Citatet dhe citimet Përsëritje. Ushtrime 1. Fjalitë e ndërmjetme kanë lidhje të dobëta kuptimore dhe sintaksore me fjalinë në të cilën përdoren, prandaj ndahen me presje. 2. Fjalitë e ndërshtëna veçohen me kllapa ose me viza nga fjalia a periudha ku përdoren. Pjesa lajmëruese dhe ajo përmnedëse. Mund të ndodhen në pozicione të ndryshme. Dialogu ka dy a më shumë replica. Citatet mbyllen në thonjëza. Memushaj, Rami. (2002) Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë Toena, Tiranë: 234-254.
16
Provim Final
1
Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit
2
Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi, projekte, punim diplome)
3
Të nxitet të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e korrektimit në rastet e shmangies nga shqipja standarde.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
1 10% 10%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 29 29
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00