Komunikim Vizual

Print

Rudi Dunga, Msc

Kodi
IMC 305
Emri
Komunikim Vizual
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë ndihmon studentët të kuptojnë çështjet e perceptimit pamor dhe sesi komunikohet saktë përmes elementëve pamorë, duke u dhënë dije teorike dhe praktike për t’i ndihmuar të kuptojnë dhe të zbatojnë në mënyrë të përgjegjshme e profesionale ato që kanë përftuar në dijet praktike. Kjo lëndë ndihmon edhe studentët e marrëdhënieve publike dhe të komunikimit të marketingut të vlerësojnë dhe t’i përdorin dijet për të përcjellë sa më mirë informacionin në të gjitha fushat e komunikimit.

Objektivat

Kjo lëndë ka për objektiv të t’u japë studentëve informacione të thelluara në fushën e komunikimit vizual. Në fund të kursit ata do të aftësohen për të interpretuar situate të ndryshme dhe të jenë të aftë të përgatisin përmbatje të ndryshme vizuale në kuadër të PR dhe komunikimit të marketingut.

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës, librat për t’u lexuar, hyrje në lëndë
2
Teoria e Perceptimit - Një perspektivë neurologjike mbi komunikimin vizual. - Revolucioni teknologjik. - Mekanika e Vizionit. - Sistemet Emocionale - Super Pasqyra dhe Përthithje Kulturore.
3
Njohja Vizuale - Historia e “të parit” - Shpejtësia e përpunimit, emocioni, ndërgjegjja - Pamjet vizuale dhe audio - Njohja vizuale në një ekosistem mediatik - Imazhet si përfaqësime të botës fizike - Njohja dhe Emocioni
4
Ekuilibri Vizuale-Verbale - Njohja vizuale dhe përpunimi i informacionit - Roli i përmbajtjes vizuale-verbale në përpunimin e informacionit - Njohja vizuale dhe reklamimi - Dizajni i mesazheve të njohjes vizuale
5
Zbatimi i Parimeve Estetike - Tregimi përmes Fotoraportimit - Fotogazetaria: Estetika, Historia dhe Teknika - Parimet estetike - Rregulli i të tretave - Mesatarja e Artë ose Raporti i Artë - Hapësira Pozitive-Negative - Sekretet e padukshmërisë
6
Estetika në Produktet Mediatike - Kodimi dhe dekodimi i meta-mesazheve - Çfarë është Estetika e Aplikuar e Medias? - Elementet Themelore - Meta-Mesazhet
7
Teoria E Medias Digjitale - Nga komunikimi një-drejtimësh në atë shumë-drejtimësh - Teksti i fokusuar në platformat vizuale - Teoria e Kultivimit - Teoria e të mësuarit social - Korniza e Affordances - Mundësitë e Identitetit - Aftësitë njohëse
8
Provimi gjysmefinal
9
Teoria e Intertekstualitetit Vizual - Eksplorimi i komunikimit politik dhe vizual - Intertekstualiteti përmes luftës së Memeve - Evolucioni i Intertekstualitetit - Memet politike
10
Zhvillimi i Tregimit Vizual - Tregimi vizual i ngjarjeve - Evolucioni i tregimit pamor
11
Grafikat informuese, studime rasti  Lester, P. M. (2018). Visual communication: Images with messages. Dallas, TX, USA: WritingForTextbooks. Pg. 187-210
12
Fotografia, studime rasti  Lester, P. M. (2018). Visual communication: Images with messages. Dallas, TX, USA: WritingForTextbooks. Pg. 246-272
13
Filmat, studime rasti  Lester, P. M. (2018). Visual communication: Images with messages. Dallas, TX, USA: WritingForTextbooks. Pg. 274-321
14
Përsëritje: Çfarë kemi mësuar, çfarë kemi arritur, ku është dallimi me orën e parë të lëndës
15
Prezantim projekti
16
Provimi final
1
Studentët do të kuptojnë stilet dhe tonet e ndryshme të përdorura për formate të ndryshme pamore.
2
Studentët do të demonstrojnë aftësi bazike mbi teknikat e analizimit të medumeve të komunikimit pamor për lloje të ndryshme mediash.
3
Studentët do të aftësohen në vlerësimin dhe kritikën e materialeve të komunikimit pamor.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
121
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.84
ECTS
5.00