Teoritë e Komunikimit

Print

Erlis Çela, PhD

Kodi
COM 102
Emri
Teoritë e Komunikimit
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë i ofron studentëve një vështirim të zgjeruar mbi teoritë e komunikimit. Lënda e teorive të komunikimit shqyrton perspektiva teorike kryesore mbi proceset e komunikimit. Përmes një qasje të integruar teorive kryesore në hulumtimin e traditave kryesore të teorive të komunikimit, studentët njihen me përqasjet objektive dhe interpretuese ndaj komunikimit. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të njihen me shtatë traditat në fushën e teorive të komunikimit. Lënda është konceptuar në mënyrë që tu japë mundësi studentëve të klasifikojnë teoritë e ndryshme të komunikimit dhe të dallojnë pikat e përbashkëta të këtyre teorive.

Objektivat

Java
Tema
1
Të flasësh për teorinë-Çfarë është teoria? Përkufizimi i përgjithshëm i teorisë dhe pse duhet të studiojmë teoritë. Metaforat për të shpjeguar teoritë dhe imazhi i teorive. Teoritë si rrjeta, lente dhe harta. Dy përqasjet kryesore në klasifikimin e teorive. Përqasja objektive dhe përqasja i interpretuese. Klasifikimi i teorive të komunikimit. Dallimi mes shkencëtarëve bihevioristë dhe retoricienëve. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit. Fq 13-23, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
2
Vlerësimi i teorive. Cilat janë kriteret që duhet të përmbushë një teori e mirë. Standardet shkencore për teoritë objektive dhe teoritë interpretuese. Hartëzimi i territorit. Shtatë tradita në fushën e teorive të komunikimit. Përqasja e Robert Craig mbi shtatë traditat. Përcaktimi i kufijve në fushën e teorive të komunikimit. Fq 37-50, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
3
Komunikimi ndërpersonal. Metafora e lojës dhe komunikimi ndërpersonal. Modeli i bulingut si mënyrë për të përcjellë mesazhet, është pikëpamja më e përhapur rreth komunikimit. Komuniteti: Efekti social i pritshmërive të të tjerëve. Ndërveprimi Simbolik. Menaxhimi i koordinuar i kuptimit. Fq 51-64, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
4
Teoria e depërtimit social.Çfarë është depërtimi social dhe si zhvillohet procesi i depërtimit social. Struktura e personaliteti sipas Irwin Altman dhe Dalmas Taylor. Teoria e përpunimit të informacionit social. Ndryshimet teknologjike dhe ndikimi në marrëdhëniet ndërpersonale. Ndryshimet e shpejta të teknologjisë së komunikimit i kanë vënë në vështirësi studiuesit e komunikimit që përpiqen të kuptojnë se çfarë ndikimi kanë ato për marrëdhëniet ndërpersonale. Fq 96-107, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
5
Teoria e shkeljeve të pritshmërisë. Modeli i komunikimit sipas parimit të hapësirës personale. Koncepti i hapësirës personale si vëllimi i padukshëm dhe i ndryshueshëm i hapësirës, e cila rrethon një individ, duke përcaktuar distancën që preferon të ketë me të tjerët. Proksemika dhe njohja me studimin e hapësirës sipas Edward Hall. Njohja me konceptet bazë të teorisë sipas autores Judee Burgoon. Teoria e përpunimit të informacionit social dhe idetë e autorit Joseph Walther. Koncepti i Komunikimit të ndërmjetësuar nga kompjuteri. Komunikimi i ndërmjetësuar nga kompjuteri dhe komunikimi ballë për ballë. Fq 177-212, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
6
Komunikimi Publik dhe në grup Konceptet kryesore të teorive që studiojnë komunikimin publikd he komunikimin në grup. Një vështrim i përgjithshëm mbi komunikimin organizativ. Përqasja kulturore ndaj organizatave. Teoria kritike e komunikimit në organizata. Fq 242-277, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
7
Retorika- Paradigma narrative. Idetë për ligjërimin ideal të Platonit dhe retorika e arsitotelit. Njohja me dallimet mes dialektikës dhe retorikës. Provat retorike, logos, etos dhe patos. Rregullat e retorikës: Parimet e artit të bindjes, të caktuara nga retoristët e lashtë- krijimi, strukturimi, stili, interpretimi dhe kujtesa. Fq 278-308, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
8
Provim Gjysmëfinal
9
Komunikimi masiv. Ekologjia e mediave. Njohja me idetë e teoricienit Marshall McLuhan. Marrëdhënia e medias me kulturën dhe njohja me qasjet postmoderniste. Baza e torisë së McLuhan sygjeron që mediat duhet kuptuar ekologjikisht. Analizimi i konceptit “Mediumi është mesazhi”. Fuqia e një medium për të na shndërruar. Duke e përdorur vazhdimisht një medium ai bëhet një lloj zgjatimi i vetvetes. Shtjellimi i konceptit të “fshtatit global”. Roli medias në formësimin e fshatit global. Fq 309-322, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
10
Teoria e kultivimit si një portë hyrëse në fushën e studimit të efekteve të mediave. Prezantimi i konceptet dhe parimeve bazë të teorisë së kultivimit. Analizimi i qëndrimeve të Geroge Gerbner dhe Marshall McLuhan mbi fuqinë dhe ndikimin e mediave. Ndryshe nga McLuhan që e mbivendoste mediumin me mesazhin, Gerbner besonte se fuqia e TV buron nga përmbajtja simbolike e dramës së jetës së vërtetë, e shfaqur orë pas ore, ditë pas dite. Gerbnet besonte se televizioni dominon mjedisin e simboleve, duke u bërë rrëfimtar i pjesës më të madhe të historive. Njohja me kritikat mbi teorinë e kultimivimit dhe diskutim mbi të metat e kësaj teorie. Fq 360-370, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
11
Teoria përdorim dhe kënaqësi. Kontributi i teorisë në studimin e efekteve të medias. Njohja me konceptin e komunikimit me dy ndalesa. Analizimi i kontributit të Elhu Katz në ndryshimin e këndvështrimit mbi studimet e efekteve të medias. Si e ndryshoi fushën e studimeve të efekteve mediatike zëvendësimi i pyetjes “Çfarë u bën media njerëzve?” me pyetjen “Çfarë bëjnë njerëzit me median?”. Duke kuptuar nevojat e konsumatorëve të medias, qartësohen dhe arsyet se pse ne e përdorim median. Po ashtu sqarohen dhe efektet e medias ose mungesa e tyre. Tipologjia e Alan Rubin për përdorimin e medias. Fq 350-359, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
12
Teoria e përcaktimi të axhendës. Çfarë është përcaktimi i axhendës dhe si media ndikon në përcaktimin e axhendës së publikut? Shtjellimi i hipotezës kresore të përcaktimit të axhendës, sipas të cilës masmediat kanë aftësinë të transferojnë interesin për çështjet, nga axhenda e tyre informative tek axhenda e pulikut. Njohja me idetë e McCombs dhe Shaw mbi rolin e funksionit axhendë-përcaktues të mediave si përgjegjës për korrelacionin që ekziston ndërmjet mediave dhe dhe përparësive të publikut. Diskutimi mbi qendrueshmërinë e teorisë në kushtet e një ekosistemi mediatik të ndryshuar. A kanë të njëjtën fuqi në përcaktimin e axhendës, mediat e reja? Fq 371-385, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
13
Teoritë kritikë të komunikimit dhe Shkolla e Frankfurtit. Çfarë janë toritë kritike të komunikimit dhe si mund të aplikohen parimet kryesore në studimin e mediave të reja? Një vështrim mbi idetë e Georg Lukács, Theodor W. Adorno, Herbert Marcuse, etj. Media sociale, puna dixhitale përmes lentes së teorive kritike. Shtjellimi i konceptit të medias sociale dhe pushtetit sipas Christian Fuchs. Fq 389-401, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
14
Linja të përbashkëta në teoritë e komunikimit. Dallimet dhe pikat e përbashkëta të shkollave kryesore të torive të komunikimit. Fq 467-482, Griffin, Em; Ledbetter, Andrew; Sparks, Glen: Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit, Educational Center shpk, Tiranë, 2016
15
Prezantim projektesh
16
Provim Final
1
Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të njohin teoritë kryesore të komunikimi
2
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi evoluimin e teorive të komunikimit në kohë dhe konceptet e reja të komunikimit
3
Studentët do të përfitojnë njohuri të nevojshme për të klasifikuar, analizuar dhe vlerësuar dobishmërinë e teorive të komunikimit.
4
Studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë e marra rreth teorive të komunikimit në projekte dhe studime kërkimore
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 25 25
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
129
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.16
ECTS
5.00