Teknologjitë e informacionit

Print

Erjola Osmani, Msc

Kodi
IMC 204
Emri
Teknologjitë e informacionit
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Teknologjia e Informacionit luan një rol të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin e shoqërisë moderne të ditëve të sotme.. Teknologjia e informacionit perfshin mbledhjen, ndarjen, analizimin, ruajtjen dhe transmetimin e të dhënave të të gjitha llojeve me anë të kompjuterave. Ajo perfshin shume aspekte të ndryshme si Software, Sistemet e informacionit, dhe internetin. Perdorimi i saj përfshin biznesin, edukimin, perkujdesjen shëndetësore etj. dhe shtrihet në pothuajse çdo aspekt te jetës sonë. Njohuri të mira të teknologjisë së informacionit rrit produktivitetin dhe efiçencën, ul kohën e humbur dhe fuqizon kapacitetin njerëzor.

Objektivat

Në këtë kurs synohet të jepen njohuri mbi Teknologjitë e Informacionit, në mënyrë që studentët të fitojnë njohuritë dhe kompetencat e nevojshme në përdorimin e TIK. Lënda shpjegon në sesi procesi i punës së tyre bëhet më funksional dhe efektiv me përdorimin e teknologjive të reja.

Java
Tema
1
Çfarë është Teknologjia e Informacionit, Përdorimi i Teknologjisë se Informacionit si dhe benefitet e saj. Tregu per sistemet IT. Disa aspekte te IT në të ardhmen si Rritje e vazhdueshme në teknologjinë Cloud, Rritje ne IoT,Sistemet Robotike, Asistentet Dixhitale, Inteligjenca artificiale, Siguria.
2
Pjesët përbërëse të kompjuterit, Hardware dhe Software. Perkufizimi i pjesëve si dhe lidhja e tyre me njëra tjetrën si Motherboard, CPU, RAM, buset e Sistemit, Portat I/O, Video controller, Hard Disk. Ligji Moore-it si dhe llojet e kompjuterave.
3
Si funksionon kompjuteri. Funksionimi i një kompjuteri duke ndjekur rrymën elektrike nga kutia e shpërdarjes nëpërmjet buseve, RAM, Cache, CPU në varësi të orës së sistemit.
4
Numrat binar dhe portat llogjike. Gjendja ON/OFF si konceptet bazë të funksionimit të sistemeve kompjuterike. Konvertimi i numrave nga sistem numërimi me bazë 10 në 2 si dhe anasjelltas. Portat llogjike AND, OR, NAND, NOR si dhe ndjekja e Outputit nga nje varg portash llogjike.
5
Interneti dhe rrjetet kompjuterike. Historia e rrjetave kompjuterike , LAN dhe funksionimi i Tij, Cfare eshte interneti dhe si funksionon ai, Sherbimi i informacionit, Server dhe browser modeli Klient-Server si shkëmbehet informacioni në internet.DNS , URL dhe Adresa – IP.
6
Çfarë është HTML, si bëhet markimi i tekstit, taget hapëse dhe mbyllëse. Struktura bazë e ndërtimit të një faqe webi (<head>, <body>). Ndarja e elementeve kryesorë si h1, p, div etj. Ruajtja ne tekst editor si dhe hapja faqeve te webit në browser.
7
Ndërtimi i një faqe webi, duke dizenjuar tekstin me taget e fontit, permasat e fontit, ngjyrat. Centrimi i tekstit në faqen e webit, insertimi i imazheve, me përmasa të ndryshme. Formatimi i faqes me fontet dhe ngjyrat e përshtatshme.
8
Provimi Gjysmëfinal
9
Databazat, përkufizimi dhe përdorimi në ditët e sotme. Konceptet bazë të një databaze si çelësi primar, fushat, rekordet, tipet e të dhënave, databazat relacionale etj. Ndërtimi i një databaze të sheshtë me elementët e saj përkatës.
10
Sistemet Cloud. Përkufizimi i sistemeve Cloud, si dhe përdorimi I tyre. Modelet e sistemeve Cloud, IAAS ( Infrastructure As A Service), PAAS ( Platform As A Service), SAAS ( Software As A Service). Avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të sistemeve Cloud.
11
Fazat e zhvillimit të një Software-i. Çfarë është cikli i zhvillimit të një Software. Sistemet e-commerce, aplikacionet Enterprise, si dhe procesi i publikimit të një Software.
12
Siguria ne Kompjutera , rreziqet e Sigurisë Kompjuterike. E ardhmja në Teknologjinë e Informacionit.
13
Punim Projekti, Faqe webi në HTML, duke perdorur disa paragrafe, me formatim teksti si dhe imazhesh.
14
Dorezim projekti
15
Përsëritje te temave, parapregatitje për provim.
16
Provimi Final
1
Studentët në përfundim të kursit do të arrijnë të njohin konceptet bazë të Teknologjisë së Informacionit. Ato do të jenë të aftë të njohin pjesët përbërëse të kompjuterit, të njohin komponentët e rrjeteve kompjuterike, të përkufizojnë një databazë si dhe të ndërtojnë një database të sheshtë më të gjitha elementët perkatëse, te konvertojnë numra me system numërimi me bazë 10 dhe 2, të njohin portat llogjike si dhe të ndjekin llogjikën e daljes së tyre. Të kuptojnë teknologjinë Cloud dhe përdorimin e Tij, të dinë strukturën bazë të një faqe webi, si dhe të kuptojnë konceptin e markimit të një faqe webi. Gjithashtu studentët do të jenë të aftë të përkufizojnë ciklin e Zhvillimit të një Software.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
119
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.76
ECTS
5.00