Komunikimi Organizativ

Print

Erilda Ajaz, Msc

Kodi
COM 351
Emri
Komunikimi Organizativ
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Komunikimi organizativ është fushë studimi e cila merret me bashkëveprimin, koordinimin dhe marrëdhënieve mes individëve në një grup, kompani apo organizatë. Më tej shqyrtohen disa kuptime themelore të sjelljes organizative. Ajo paraqitet sot një fushë dijesh e kërkimi ndërdisiplinar, që i dedikohet kuptimit dhe menaxhimit më të mirë të njerëzve në punë. Shtjellohen konceptet e organizatës, strukturës, organizimit, planifikimit, motivimit, vlerave, etikës dhe vlerësimeve, të gjitha në funksion të sjelljes organizative, ku, natyrisht, fokusimi është tek kontributi i komunikimit organizativ. Gjatë këtij kursi jepet mundësia që studentët, nga këndvështrimi i punonjësit të medias, ta shohë efektivitetin e organizatës punuese të lidhur me komunikimin nga niveli individual, grupor, tek ligjërimi në publik si dhe ai lloj komunikimi që rezulton efektiv në zgjidhjen e problemit dhe marrjen e vendimit, në nivel organizate.

Objektivat

Java
Tema
1
Konceptet dhe teoritë e komunikimit organizativ, një qasje orientuese. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazet të lëndës, prezantimi i syllabus-it dhe i mënyrës së vlerësimit.
2
Teoritë mbi organizatën dhe menaxhimin organizativ
3
Fordizmi dhe Komunikimi Organizativ
4
Organizatat si sisteme komunikimi
5
Komunikimi, kultura dhe organizimi
6
Post fordizmi dhe komunikimi organizativ
7
Komunikimi strategjik
8
Provim Gjysmëfinal
9
Komunikimi organizativ i zyrave të shtypit
10
Teknologjia e informationit dhe komunikimi në punë
11
Komunikimi organizativ, globalizimi dhe përgjegjësia sociale e korporatave
12
Komuniimi, puna dhe identiteti personal
13
Pushteti dhe motivimi në organizatë
14
Vlera, etika dhe vlerësimet në organizatë
15
Konflikti në organizatë dhe menaxhimi i krizës
16
Provim Final
1
Të njohin teoritë kryesore mbi organizatën punuese, strukturën, organizimin dhe planifikimin e saj, në interes të zhvillimit të aftësive të tyre menaxheriale & lidershipit, për kuptime të thelluara komunikative të sjelljes organizative;
2
Të jenë të aftë orientohen për të dalluar diferencat individuale të sjelljeve njerëzore, kushtëzimin e tyre nga tipi i personalitetit, bota motivacionale, sistemi i vlerave që krijohen në kuadrin e organizatës dhe reflektime të tyre në sjelljen organizative;
3
Të jenë të aftësuar me shprehi praktike për zhvillimin me sukses të komunikimit në organizatë punuese, për komunikimin në grupet dhe formimin e ekipet;
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00