Historia e Shqipërisë

Print

Ilirjana Kaceli, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
HST 101
Emri
Historia e Shqipërisë
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Programi synon të pajisë studentët me një rreth të caktuar njohurish nga historia jonë kombëtare, t’u paraqesë momentet dhe ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë që nga lashtësia deri në ditët tona. Programi u jep mundësi studentëve të analizojnë dhe mbajnë qëndrim për probleme të ndryshme historike.

Objektivat

Ky kurs synon: 1. Të njohë studentët me ngjarjet kryesore të periudhave historike të ndodhura në Shqipëri përgjatë shekullit XX deri në ditët e sotme. 2. T’i njohë studentët me mënyrën e organizimit juridik dhe shtetëror të qeverive të ndryshme shqiptare në periudha të caktuara shqiptare. 3. T’i aftësojë studentët në arsyetimin dhe argumentimin e fakteve të ndryshme historike dhe sociale në konteksin historik. 4. Të zhvillojë tek studentët mendimin kritik për tema të caktuara historike. 5. Të fitojnë njohuritë themelore. 6. Të jenë në gjendje të diskutojnë zhvillimet politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonominë, arsimin, artin dhe kulturën në Shqipëri për gjatë viteve 1912 deri më sot.

Java
Tema
1
Krijimi dhe Veprimtaria e Shtetit Shqiptar 1912-1914- Kuvendi i Vlorës dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë- Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, 1912-1913- Statusi i shtetit shqiptar- Kufijtë e shtetit shqiptar- Përpjekjet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë (dhjetor 1912 – gusht 1913)- Situate në Shqipëri pas Konferencës së Londrës- Veprimtaria e Komisioneve Ndërkombëtare- Rrëzimi i Qeverisë së Vlorës Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 17-53
2
Shqipëria nën Drejtimin e Princ Vidit- Princ Vidi pranon kurorën e Shqipërisë- Administrimi i Shqipërisë së Jugut- Kryengritja kundër Princ Vidit Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 56-80
3
Shteti Shqiptar Dhe Lufta e Parë Botërore- Tokat shqiptare arenë lufte- Traktati i fshehtë i Londrës- Zona e pushtimit austro-hungarez- Zona e pushtimit Italian- Zona e pushtimit francez- Mbarimi i luftës dhe Kongresi i Durrësit Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 80-99
4
Shqipëria dhe Konferenca e Paqes në Paris- Shqipëria në kuadrin e çështjes së Adriatikut- Kongresi i Lushnjës- -Lufta e Vlorës Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 101-118
5
Diaspora Shqiptare e Amerikës dhe Sfidat e Shtetit të ri Shqiptar (1912-1918)- Shqipëria në vitet 1920- 1924- Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve- Sfidat e shtetit shqiptar (prill 1921-dhjetor 1921)- Zogu në krye të qeverisë Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 119-137
6
Lëvizja e Qershorit dhe Qeveria e Fan Nolit- Përmbysja me dhunë e Ahmet Zogut- Qeveria e Fan Nolit Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 144-147
7
Presidenca Shqiptare (1925-1928)- Sfidat e para të Zogut President- Kundërshtarët e Zogut filluan të organizohen Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 149-166
8
Provim Gjysmëfinal
9
Mbretëria Shqiptare- Shpallja mbret e Ahmet Zogut- Ekonomia dhe situate sociale në vitet e monarkisëPolitika e jashtme e Mbretit Zog (1928-1935)- Lëvizjet politike kundër mbretit- Qeveria liberale e Mehdi Frashërit Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 173-194
10
Shqipëria Gjatë Luftës së Dytë Botërore- Përgatitja e pushtimit Italian të Shqipërisë- Shqipëria nën pushtimin Italian- Rezistenca e armatosur antifashiste- Pushtimi gjerman dhe rezistenca kundër tij Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 205-223
11
Triumfi i Sistemit Komunist (1945-1948)- Lufta politike në vitet 1945-1947- Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik- Përpjekjet për njohjen ndërkombëtare- Orientimi marksist i ekonomisë Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 227-246
12
Instalimi i Stalinizmit (1949-1961)- Triumfi i vijës së ashpër në gjirin e PPSH-së- Orientimi i politikës së jashtme drejt Bashkimit Sovjetik (1949-1956)- Kriza në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike (1956-1961)- Situata ekonomike dhe shoqërore (1949-1961) Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 251-273
13
Orientimi Kinez i Shqipërisë (1961-1978)- Revolucioni kulturor kinez vjen edhe në Shqipëri- Ndërtimi dhe Prishja e Miqësisë me Kinën- Mbështetja kineze e ekonomisë shqiptare (1961-1978) Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 279-293
14
Orientimi Kinez i Shqipërisë (1961-1978)- Revolucioni kulturor kinez vjen edhe në Shqipëri- Periudha e Izolimit të Plotë të Shqipërisë (1978 - 1991)- Vitet e fundit të sundimit të Enver HoxhësRamiz Alia, mes trashëgimisë dhe nevojës për ndryshim (1985-1991)- Procesi i reformave të druajtura ramiziste- Fundi i regjimit komunist dhe vendosja e pluralizmit politik Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 299-318
15
Vitet e Tranzicionit (1991-2001)- Qëndresa e fundit e komunistëve (prill 1991 – mars 1992)- Qeverisja e demokratëve (1992-1996)- Nga kriza drejt anarkisë (qershor 1996 – qershor 1997)- Restaurimi I shtetit (1997-1998)- Zhvillimet ekonomike në vitet 1991-2001- Sfidat e tranzicionit Literatura përkatëse: 1. Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-200 (Tiranë 2007) 330-374
16
Provim Final
1
Studentët do të pajisen me njohuritë bazë dhe do të dinë të diskutojnë hollësishëm rreth zhvillimeve politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë, arsimit, artit dhe kulturës në Shqipëri për vitet 1912-2000.
2
Studentët do të jenë në gjendje të analizojnë dhe kuptojnë më lehtësisht shtratin historik dhe gjenezën e problemeve bashkohore të sistemit politik, ekonomisë, apo dukurive të tjera sociale të vendit tonë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
92
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.68
ECTS
4.00