Komunikim Biznesi

Print

Valmora Gogo, PhD

Kodi
IMC 224
Emri
Komunikim Biznesi
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda e komunikim biznesit, njeh studentët me një spektër të gjerë të teorive, teknikave dhe praktikave të aplikuar për të arritur një komunikim sa më efektiv në biznes. Kjo lënë njeh studentët me bazat e shkrimit efektiv të biznesit, ku përfshihen metodat, rregullat dhe protokollet për hartimin e dokumenteve në fushën e biznesit. Gjithashtu gjatë kësaj lënde studentët do të kenë mundësi për tu njohur me rëndësinë dhe metodat e komunikimit verbal.

Objektivat

Gjatë këtij kursi synohet që studentët të njihen me teoritë kryesore bashkëkohore në fushën e komunikimit, si dhe të shtjellohen strategjitë e ndjekura në në këtë fushë. Lënda ka si objektiva kryesore shtjellimin e koncepteve të komunikimit në biznes si dhe aftësimin e studentëve në njohjen dhe aplikimin e dijeve të përfituara në prakikë. Lënda ka si objektiv aftësimin e studentëve në përgatitjen e materilave të shkruara, dhe prezantimeve verbale, të cilat përdoren gjerësisht në aktivitetin e përditshëm të biznesit.

Java
Tema
1
Prezantim i lëndës. Diskutim i temave. Përkufizimi i Komunikimit në Biznes. Hyrje, Qëllimet, Prirjet.
2
Komunikimi korporativ në Organizatat Bashkëkohore. Komunikimi i integruar dhe organizata.
3
Komunikimi korporativ në mjedisin mediatik në ndryshim. Peizazhi i ri mediatik. Mediet sociale, sfidat dhe mundësitë.
4
Menaxhimi i palëve të interesuara dhe Komunikimi. Angazhimi, menaxhimi dhe komunikimi i palëve.
5
Identiteti i Korporatës, Marka dhe Reputacioni i Korporatës. Përshtatja e identitetit, imazhit dhe reputacionit.
6
Komunikimi i Biznesit në Praktikë. Strategjia e Komunikimit dhe Planifikimi Strategjik. Zhvillimi i një strategjie të komunikimit. Mesazhimi Strategjik dhe platformat e përmbajtjes. Planifikimi dhe ekzekutimi i programeve të komunikimit dhe fushatat.
7
Kërkimi dhe Matja. Kërkimi dhe Vlerësimi. Metodat. Matja e reputacionit të korporatës. Teoritë në matjet e efektit të komunikimit.
8
Provimi gjysmëfinal
9
Marrëdhëniet me Mediet. Gazetaria dhe organizatat e lajmeve. Efekti i mbulimit të lajmeve në reputacionin e korporatës. Historitë e lajmeve.
10
Përcaktimi i komunikimit të punonjësve. Komunikimi i punonjësve dhe identifikimi organizativ. Zëri, heshtja dhe stimulimi i pjesëmarrjes së punonjësve. Media sociale, rrjetet dhe komunitetet e praktikës.
11
Menaxhimi i çështjeve. Përkufizimi i çështjeve. Influencimi i politikave publike, Aktivizmi anti-korporatë.
12
Rast praktik se si evidentohet, menaxhohet dhe zgjidhet një krizë. Komunikimi i Krizave. Përcaktimi i krizës. Menaxhimi i krizave. Ndikimi i një krize në reputacionin e korporatave. Komunikimi për një krizë.
13
Komunikimi efektiv. Pse na duhet? Pse na jep rezultate më të mira? Cilat janë aftësitë kryesore për ta ushtruar. Ta ushtrojmë në praktikë.
14
Udhëheqja dhe komunikimi i ndryshimit. Përcaktimi i lidershipit dhe ndryshimi. Komunikimi gjatë një ndryshimi. Komunikimi efektiv i drejtuesit.
15
Prezantim Projekti
16
Provimi final
1
Të aplikojnë strategjitë e komunikimit të biznesit dhe parimet bazë për të përgatitur komunikim efektiv në kontekstin e brendshëm dhe të jashtëm të biznesit.
2
Studentët janë në gjendje të shfrytëzojnë aftësitë analitike në zgjidhjen e problemeve të të komunikimit të biznesit.
3
Studentët mund të konceptojnë, hartojnë dhe analizojnë materiale të shkruara dhe prezantime verbale për nevojat e aktivitetit të biznesit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 12 12
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
117
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.68
ECTS
5.00