Marketingu dhe Marrëdhëniet Publike Online

Print

Ana Kekezi, PhD

Kodi
IMC 211
Emri
Marketingu dhe Marrëdhëniet Publike Online
Semestri
3
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda kombinon pikëpamjet strategjike të marketingut në epokën dixhitale me taktikat dhe praktikat e përdorura në këtë fushë. Lënda ndërton një kornizë strategjike për planifikimin dhe analizimin e teknologjive të web-it, teknologjive mobile, email-ve aplikacioneve, mediave sociale dhe përmbajtjes së gjeneruar nga përdoruesit. Lënda mbulon tematikat kryesore të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun dhe prek zhvillimet që kanë të bëjnë me kanalet e reja të komunikimit me klientin.

Objektivat

Objektivat e lëndës përfshijnë aftësimin e studentëve në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve publike online. Njohjen me zhvillimet e reja në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, si rezultat i revolucionit në teknologjitë e informacionit. Lënda synon t’i aftësojë studentët të aplikojnë, median sociale dhe teknologjinë e motorrëve të kërkimit si hapësira të reja për hartimin e dhe zbatimin e strategjive të reja të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun.

Java
Tema
1
Hyrje në marketingun digjital: Prezantimi i lëndës, literatura, hyrje në lëndë: bazat e marketingut digjital , hyrje në strategjinë e marketingut digjital
2
Strategjitë e marketingut digjital: Hyrje dhe bazat, Analiza e modeleve dhe kornizave; qëllimet SMART, SWOT, Prezantimi i tematikave tw Projektit dhe Projektit Semestral, Ndarja ne grupe pwr projektin semestral
3
Barrierrat në marketingun digjital: Teknologjia në epokën digjitale, Burimet njerëzore, Kostot dhe Buxhetet
4
Planifikimi: Planfikimi efektiv strategjik; modelet e planifikimit; qëllimet; objektivat; strategjitë; planet e veprimit; kontrolli; burimet njerëzore;
5
Kanalet digjitale: SEO-optimizimi i motorrëve të kërkimit; PPC- kërkimi i paguar; rrjetet sociale; posta elektronike; ekrani/display; mobile; faqja online/ëebsite. Interaktiviteti i kanaleve.
6
Mediat Sociale: Përkufizimi; Evoluimi; gjendja aktuale; përzgjedhja e platformave; Përdorimi i tyre; Ndërlidhja e shkencës me praktikën
7
Eksperienca e përdoruesit (UX): Konsumatori digjital; eksperiencat dhe prithshmëritë e tij; privatësia dhe besimi, faktorët që ndikojnë në to; vlerësimi i angazhimit të konsumatorit; elementët thelbesorë për eksperiencë efektive; mjetet që përdoren për të identifikuar Prezantim i faqeve të hapura në IG për detyrën finale të kursit – Komente nga pedagogu & studentët
8
Provimi gjysmefinal
9
Komunikimi marketing : komunikimi duke përdorur kanalet digjitale, Taktikat aksioni dhe kontrolli, Planifikimi RACE; Trafiku dhe krijimi i tij; aspektet kryesore dhe teknikat e Trafikut; Përdorimi i duhur i komunikimit miks Prezantim i faqeve të hapura në rrjetin social të përzgjedhur për projektin semestral – Komente nga pedagogu & studentët Projekti : Dorëzimi i detyrës së kursit /ese individuale “Analiza e elementëve të marketingut digjital në një kompani me prezencë online”
10
Plani marketing digjital: Planifikimi i duhur i fushatës digjitale; llojet e planeve; aplikimi iplanit sipas kornizës SOSTAC; Prezantim i faqeve të hapura në rrjetin social të përzgjedhur për projektin semestral – Komente nga pedagogu & studentët
11
Analitika: Matja dhe vlerësimi: Korniza e matjes ; strategjitë matëse; komponentët e kornizës së matjes , fokusi dhe aplikimi i tyre; Prezantim i faqeve të hapura në rrjetin social të përzgjedhur për projektin semestral – Komente nga pedagogu & studentët
12
B2B dhe B2C: Transaksionet në 4 format B2B, B2C, C2C dhe C2B; Llojet kryesore te pranisë në internet; aktivitet thelbësore në marketingun digjital në kontekstin e transaksioneve; CRM – costumer relation marketing – mardhëniet me klientin në kontekstin marketing ; ndryshimet bazë të CRM B2B vs B2C Prezantim i faqeve të hapura
13
Mardhëniet me Publikun online: Si ka ndryshuar komunikimi në dekadat e fundit; implikimet për komunikuesit; influencat dhe audienca; kanalet e reja të PR; PR digjital dhe motorrët e kërkimit; influencat online; lojtarët kryesorë Rishikim i njohurive thelbësore 8 leksionet e para
14
Prezantimi i strategjisë: Hapat për tu ndjekur: E ardhmja digjitale: Rishikim i njohurive thelbësore leksionet e tjera Prezantim paraprak i 6 grupeve për detyrën finale projektit semestral
15
Projekti Semestral : Fushatë e plotë – 6 grupe “Krijimi i një faqe publike në një nga platformat e rrjeteve sociale” aplikimi i gjithë njohurive të marra të aplikueshme në detyrë, Prezantimi i saj nga 6 grupet,
16
Provimi final
1
Studentët do të jenë të përgatitur me njohuri bazë për marketing dixhital dhe PR, me mjete të reja të komunikimit dhe metodat e përdorimit të llojeve të ndryshme të mediave të reja
2
Studentët do të demonstrojnë aftësi bazike mbi teknikat dhe aplikimin e njohurive të marketingut digjital , vecanërisht në platformat e medias sociale dhe do të jenë në gjendje të identifikojnë elementët kryesorë dhe mjetet e përdorura të një fushate dixhitale dhe mjete
3
Studentët do të jenë në gjendje të kryejnë studime të marketingut në biznes, përvojën e klientit, modelet e marketingut më të zbatueshme në mënyrë që ta përdorin atë në zhvillimin e një strategjie efektive dixhitale të marketingut dhe PR
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
1 25% 25%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 5% 5%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
2 0 0
Gjysmë finale
1 9 9
Provimi përfundimtar
1 9 9
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
136
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.44
ECTS
5.00