Teknikat e Shkrimit në Komunikimin e Integruar

Print

Anxhela Hoxha, PhD

Kodi
IMC 201
Emri
Teknikat e Shkrimit në Komunikimin e Integruar
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kjo lëndë shumë praktike ndihmon studentët të kuptojnë se si të shkruajnë kopje profesionale dhe efektive duke ju përshtatur mënyrave të ndryshme të reklamimit, duke përfshirë mediat e shkruara, elektronike, dhe ato jo-tradicionale. Pjesëmarrësit fitojnë një kuptim të asaj që e bën një histori të mirë dhe teknikat kryesore për të shkruar kopje efektive dhe angazhuese, si dhe rëndësinë e redaktimit të suksesshëm.

Objektivat

Nëpërmjet kësaj lënde synohet që studentët të mësojnë parimet themelore dhe të zhvillojnë aftësitë në teknikat e shkrimit në komunikimin e integruar (copyëriting) për reklamat në media me një fokus të veçantë në mediat kryesore të shtypura, në natyrë, televizion, radio, postë e drejtpërdrejtë, online, etj. Gjithashtu synohet që studentët të zhvillojnë të kuptuarit e procesit të prodhimit të reklamave me një përfshirje bazike në menaxhimin e procesit për median e shkruar dhe elektronike

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës, librat për t’u lexuar, hyrje në lëndë: si është e strukturuar një agjenci marketingu, çfarë është një copywriter dhe detyra e tij në një agjenci, copywriter si freelancer; prezantime rastesh; Detyrë: gjeni 2-3 produkte që i blini më shpesh
2
Bindja: Pse duhen fjalët për të shitur; fuqia e fjalëve; koncepte etike, këshilla; hinka e shitjeve AIDA; çfarë e bën një fushatë të suksesshme; të kuptosh buxhetin; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: nga produktet gjeni sa më shumë reklama rreth tij, bëni një prezantim të shkurtër ku të analizoni elementet e përdorur. Ruajeni prezantimin për në fund të lëndës, që të bëjmë krahasimin (ora 13).
3
Bazat e punës së një krijuesi: brief të fushatës, personas, USP, kërkimi i fushatave paraprake të klientit dhe të konkurrencës, fjalët që i flasin blerësit; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: krijimi i një mesazhi për një fushatë në varësi të brief
4
Sloganet: ndryshimi mes mesazhit dhe sloganit, pse duhen, si flasin (slogani/nën-slogani/tiparet e produktit), 4 U-të; call to action; tone of voice, studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim slogani
5
Posterat: tekst dinamik në një medium të palëvizshëm, raporti mes tekstit dhe imazhit, llojet e posterave, metafora në postera, studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim posteri
6
Materiale të shitjes së drejtpërdrejtë: çfarë është BTL marketing, eventi, broshura, letra shitje, direct marketing; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim broshure, ide BTL
7
Marrëdhëniet me publikun, si të shesësh me stil, si reklama të marrë vlerë lajmi; raste të tjera të përdorimit të reklamës jo si shitje e drejtpërdrejtë; marketingu politik; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Artikull PR
8
Provim Gjysmëfinal
9
Reklamat klasike: TVC dhe radio; skemat e shkrimit të skenarëve, të tregosh një ngjarje në 30 sekonda, në 15 sekonda, në 6 sekonda, bumper ads, storyboards, të përshtatësh pamjen në zë; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim TVC dhe radio
10
Të shkruash për web, shkenca pas faqeve të internetit, si të shmangësh largimin nga faqja dhe ta mbash lexuesin deri në fund, emails studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Krijim shkrim për web, me fjalë për SEO
11
Media sociale: Facebook, Instagram, përmbajte vs. Copy, targetimi, fenomeni Cambridge Analytica; mjete, si ta kthesh nga ndjekës në blerës; viral, studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: Përshtatje e një fushate për media sociale
12
Guerrila marketing dhe krijim produkti për fushatë të caktuar: çfarë është; pse përdoret; cilat janë mjetet; ç’synime arrin; buzz; studime rasti; Pjesa e dytë detyrë dhe diskutim: ide për guerrila marketing
13
Përmbledhje: prezantime të detyrave të kursit, krijimi i portfolios.
14
Prezantime të detyrave të kursit, fushatë e plotë, krijimi i portfolios
15
Përsëritje: Çfarë kemi mësuar, çfarë kemi arritur, krahasim me prezantimin e leksionit 2
16
Provimi final
1
Studentët do të kuptojnë stilet dhe tonet e ndryshme të përdorura për formate të ndryshme marketingu.
2
Studentët do të demonstrojnë aftësi bazike mbi teknikat e shkrimit në komunikimin e integruar për disa lloje të ndryshme media dhe do të krijojnë skenarë dhe materiale për shtyp, radio, televizion media sociale, etj.
3
Studentët do të aftësohen në vlerësimin dhe kritikën fushatave reklamuese.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
2 10 20
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
160
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.40
ECTS
6.00