Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik

Print

Ardita Reci, PhD

Kodi
COM 305
Emri
Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik pohon se në të vërtetë me anë të këtij përcaktimi kuptohet një teori e nyjëtuar, konceptet operative të së cilës përdoren për të nxënë njohuri që janë në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të koncepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, për menaxhim efektiv. Metodat e Kërkimit dhe Shkrim Akademik ndihmojnë në përgatitjen e një punimi të mirë, që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparimsjellëse të të studiuarit, të kuptuar jo thjesht si grumbullim të dhënash, por si përpunim kritik i një përvoje, si fitim aftësie (të vlefshme për të ardhmen) për të zbuluar problemet, për t`i trajtuar në mënyrë metodike ato dhe për t`i parashtruar sipas disa mënyrave komunikuese të caktuara. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një studim që mbështetet në metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike-analitike rreth dobisë së të marrit me studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshme të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualisht.

Objektivat

Të marrë njohuri bazë mbi metodat e avancuara shkencore të kërkimit Të përvetësohen konceptet operative për të nxitur përvetësimin e njohurive që kanë të bëjnë me hartimin me shkathtësi, si një përgatitje modern, pa të cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të pavarësimit si dhe të daljes nga rrethi vicioz i kohës. Të arrijnë studentët që duke aplikuar instrumentët metodologjikë, të mundësojnë shqyrtimet teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime, observime dhe hartime të punëve profesionale, si një hap për të hyrë në brendinë e shkencës. Kursi i ligjëratave Bachelor mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkuara, si dhe të skicimit të ideve me performancë të dobishme për zhvillimin e tërësishëm të kulturës, si parakusht i gjithë zhvillimeve të tjera.

Java
Tema
1
Cfare eshte punimi i diplomes, si dhe format e tjera te shkrimit akademik
2
Proceset e perzgjedhjes se temes se studimit
3
Mbledhja dhe e materialit te studimit
4
Hartimi i planit te punes dhe skedimi
5
Dijet, teoritë paradigmat dhe këndvështrimet. Natyra e subjektit të kërkimit shkencor në shkencat sociale
6
Natyra e të dhënave. Karakteristikat e të dhënave. Përdorimi i të dhënave si përfaqësim i relitetit shoqëror
7
Pyetjet e kërkimit shkencor, hipotezat, përkufizimet operative të kërkimit shkencor.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Zgjedhja e kampionit. Propozimet e hulumtimit
10
Mbledhja e të dhënave, pyetsorët, intervistat gjysmë të strukturuara.
11
Fokus grupet, vrojtimi dokumenteve
12
Analiza e të dhënave, puna me të dhënat
13
Planifikimi dhe struktura e shkrimit akademik. Mënyra e të shkruarit
14
Shkrimi i pare i punimit
15
Hartimi i variantit perfundimtar te punimit
16
Provim Final
1
Të aftësohet student në thellimin e njohurive shkencore dhe profesionale, si një lëmë i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, për krijim, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e studimit dhe më gjerë.
2
Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punime të tjera, punime diplome etj.)
3
Të nxitet të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e ndjeshmërisë së veprës si dhe të kuptuarit të saj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 20 20
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
1 20 20
Ngarkesa totale e punës
131
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.24
ECTS
5.00