Komunikimi Organizativ

Print

Ardita Reci, PhD

Kodi
COM 351
Emri
Komunikimi Organizativ
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Komunikimi organizativ është fushë studimi e cila merret me bashkëveprimin, koordinimin dhe marrëdhënieve mes individëve në një grup, kompani apo organizatë. Më tej shqyrtohen disa kuptime themelore të sjelljes organizative. Ajo paraqitet sot një fushë dijesh e kërkimi ndërdisiplinar, që i dedikohet kuptimit dhe menaxhimit më të mirë të njerëzve në punë. Shtjellohen konceptet e organizatës, strukturës, organizimit, planifikimit, motivimit, vlerave, etikës dhe vlerësimeve, të gjitha në funksion të sjelljes organizative, ku, natyrisht, fokusimi është tek kontributi i komunikimit organizativ. Gjatë këtij kursi jepet mundësia që studentët, nga këndvështrimi i punonjësit të medias, ta shohë efektivitetin e organizatës punuese të lidhur me komunikimin nga niveli individual, grupor, tek ligjërimi në publik si dhe ai lloj komunikimi që rezulton efektiv në zgjidhjen e problemit dhe marrjen e vendimit, në nivel organizate.

Objektivat

Kjo lëndë do të ndihmojë studentët që: - të pasurojnë njohjen për organizatat si dhe eksperiencën e studentëve si anëtar i një organizate - të zhvillojnë cilësitë komunikuese që janë të rëndësishme për veprimtarinë në organizatë - të mësojnë teknikat dhe specifikat e komunikimit në grup dhe marrëdhëniet mes liderit dhe anëtarëve, mënyrës së përcjelljes së mesazheve, motivimit në organizatë - të mësojnë sesi mund të kalojnë momentet e krizës së meaxhimit të një grupi apo edhe kompanie - të zhvillojnë vlerat e etikës, qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për përgatijen e tyre si specialistë të komunikimit në organizatë.

Java
Tema
1
Konceptet dhe teoritë e komunikimit organizativ. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazet të lëndës, prezantimi i syllabus-it dhe i mënyrës së vlerësimit.
2
Komunikimi dhe funksionet e tij organizative. Struktura e komunikimit organizativ.
3
Teoritë mbi organizatën dhe menaxhimin organizativ. Teoritë e kulturës organizative-Pacanowsky.
4
Kontrolli kulturor, diversiteti dhe ndryshimi.
5
Marrëdhëniet në grup. Marrëdhëniet lider-staf.
6
Pushteti dhe motivimi në organizatë.
7
Qasjet dhe prirjet e komunikimit organizativ.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Vlera, etika dhe vlerësimet në organizatë.
10
Konflikti në organizatë dhe menaxhimi i krizës
11
Komunikimi strategjik.
12
Komunikimi në organizatën mediatike. Struktura, hierarkia, format funksionale dhe prirjet.
13
Komunikimi në mediat e centralizuara të periudhës komuniste.
14
Komunikimi organizativ i zyrave të shtypit.
15
Varësia e komunikimit brendaredaksional nga ndryshimet e marrëdhënieve me grupet e interesit.
16
Provim Final
1
Të njohin teoritë kryesore mbi organizatën punuese, strukturën, organizimin dhe planifikimin e saj, në interes të zhvillimit të aftësive të tyre menaxheriale & lidershipit, për kuptime të thelluara komunikative të sjelljes organizative;
2
Të jenë të aftë orientohen për të dalluar diferencat individuale të sjelljeve njerëzore, kushtëzimin e tyre nga tipi i personalitetit, bota motivacionale, sistemi i vlerave që krijohen në kuadrin e organizatës dhe reflektime të tyre në sjelljen organizative;
3
Të jenë të aftësuar me shprehi praktike për zhvillimin me sukses të komunikimit në organizatë punuese, për komunikimin në grupet dhe formimin e ekipet;
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
1 10% 10%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 11 11
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00