Prokurim Publik

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 204
Emri
Prokurim Publik
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Lënda “Prokurimi Publik” studion mënyrën e organizimit dhe rregullat bazë të funksionimit të Prokurimit Publik, sipas kuptimit të këtij ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” i cili përcakton rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit. Prokurimi, sipas kuptimit të këtij ligji, është blerja e punëve, furnizimit të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet një kontrate publike nga ana e një ose më shumë autoriteteve ose enteve kontraktore nga operatorët ekonomikë që zgjidhen nga këto autoritete ose ente kontraktore, pavarësisht nëse punët, furnizimet e mallrave ose shërbimet përdoren ose jo për qëllime publike. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij ligji duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin e institucioneve si Agjencia e Prokurimit Publik, Komisioni i Prokurimit Publik etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej direktivave kryesore të BE me qëllim përafrimine legjislacioni shqiptar me acquis e BE-së, duke transpozuar ose adaptuar direktivat specifikë, të cilët mbulojnë procedurat e prokurimit në sektorin klasik, sektoral dhe direktivat e rishikimit administrative.

Objektivat

“Prokurimi Publik” merr përsipër të japë njohuri të plota mbi prokurimet, Koncesionet/Parneritetet Publike Private ankandet si edhe procedurat për dhënien e Lejeve Minerare. Në veçanti lënda jep informacion të detajuar mbi disa prej institucioneve më të rëndësishme në fushën e prokurimit publik duke patur si qëllim të njohë studentët me parimet bazë të formimit, veprimtarisë dhe problemeve të ndryshme administrative, që ato shfaqin në praktikë. Qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj lëndë është njohja e studentëve me parimet bazë të këtij ligji dhe zgjidhjen që u bëhet nga praktika administrative e gjyqësore mosmarrëveshjeve administrative që lindin në kuadër të zbatimit të tij. Lënda synon që të aftësojë studentët të bëjnë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, projekte). Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit ligjor në rastet e shmangieve nga standardet juridike, etj.

Java
Tema
1
Hyrje në Legjislacionin e Prokurimit Publik; Historiku i prokurimit publik në Shqipëri,; Evoluimi i tij nga krijimi deri në ditët e sotme. Hyrje e përgjithshme mbi kontratat publike, do të jepen elementet bazë dhe kuptimi i kontratave publike në një këndvështrim të përgjithshëm. (Ligji për Prokurimin Publik)
2
Konceptet dhe parimet e prokurimit publik. Shpjegimi i disa koncepteve kryesore të cilat janë fjalët kyce të kësaj lënde dhe që do i ndihmojë studnetët në kuptimin e temave të tjera pasardhëse. (Ligji për Prokurimin Publik)
3
Elementët e procesit të prokurimit publik, nevoja për një mall, shërbim, apo punë, fondi publik në dispozicion të Autoritetit Kontraktor për këtë qëllim; Roli dhe rëndësia e parimeve në procesin e prokurimit publik; Rastet e shkeljes së parimeve të prokurimit publik. (Ligji për Prokurimin Publik dhe Udhëzues Për mbështetjen dhe forcimin e sistemeve shqiptare të prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve publike
4
Konflikti i interesave në prokurimin publik ; Llojet e konfliktit të interesave; Rasti i konflikteve të anëtarëve të njësisë së prokurimit, të anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të titullarit të AK-së, etj. Rastet e konfliktit të interesave të operatorëve ekonomikë; Parashikimet ligjore për zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave. (Ligji për Prokurimin Publik dhe Udhëzues Për mbështetjen dhe forcimin e sistemeve shqiptare të prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve publike)
5
Rëndësia e identifikimit të nevojave që do të realizohen nëpërmjet procesit të prokurimit publik; ekzistenca e nevojës, si element kyç në legjitimimin e procesit të prokurimit; ndikimi i drejtëpërdrejtë i identifikimit të nevojave, në realizimin me sukses, ose jo të kontratës publike që do të lidhet në përfundim të procesit të prokurimit; identifikimi dhe planifikimi i nevojave, si pjesë e planifikimit buxhetor të Autoritetit Kontraktor. (Ligji për Prokurimin Publik dhe Udhëzues Për mbështetjen dhe forcimin e sistemeve shqiptare të prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve publike)
6
Specifikimet teknike, kriteret për kualifikim dhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit; Përgatitja e specifikimeve, -Parimet që duhet të mbahen parasysh në përgatitjen e specifikimeve teknike, Karakteristikat e specifikimeve teknike si dhe roli i tyre në një procedurë prokurimi, etj. (Ligji për Prokurimin Publik dhe Udhëzues Për mbështetjen dhe forcimin e sistemeve shqiptare të prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve publike)
7
Llojet e procedurave të prokurimit publik sipas legjislacionit shqiptar; Procedurat e prokurimit publik; Rastet e përzgjedhjes së tyre; (Ligji për Prokurimin Publik dhe Udhëzues Për mbështetjen dhe forcimin e sistemeve shqiptare të prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandeve publike)
8
Gjysmëfinal
9
Zhvillimi i procesit të prokurimit publik ; Hapat që duhet të ndiqen gjatë procesit të prokurimit; Roli dhe përgjegjësia e secilit prej funksioneve brenda AK, gjatë ciklit të prokurimit; Përgjegjësia e AK-së në administrimin e këtij procesi. (Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, nr. 125/2013 ndryshuar me ligjin nr. 88/2014)
10
Sistemi i rishikimit në prokurimin publik; E drejta për ankim në procesin e prokurimit publik; Shkallët e ankimit. (Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, nr. 125/2013 ndryshuar me ligjin nr. 88/2014)
11
Sistemi i prokurimit elektronik në Shqipëri; Mënyra e prokurimit nëpërmjet sistemit elektronik, Roli i APP-së dhe AK-ve në sistemin e prokurimit elektronik, Integriteti dhe gjurmueshmëria e të dhënave në sistemin e prokurimit elektronik, Përparësitë e përdorimit të sistemit të prokurimit elektronik etj (Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, nr. 125/2013 ndryshuar me ligjin nr. 88/2014
12
Menaxhimi i kontratës; Roli i Autoritetit Kontraktor në menaxhimin e kontratës;; Lidhja midis kontratës dhe procesit të prokurimit; Mundësia e ndryshimit të kushteve të kontratës publike, pas lidhjes së saj; Rëndësia e mirëmenaxhimit të kontratës publike. (Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, nr. 125/2013 ndryshuar me ligjin nr. 88/2014
13
Regjimi i Komisionit Evropian për Prokurimin Publik dhe situata aktuale dhe ndryshimet e nevojshme legjislative për përafrimin e mëtejshëm të sistemit të prokurimit publik shqiptar me atë evropian 3. (Christopher Bovis (2007) EU Public Procurement Law, Edward Edgar Publishing, London)
14
Direktivat e BE-së për prokurimin publik; Rëndësia e rregullimit të prokurimit publik sipas Direktivave përkatëse të BE-së. / Detyrimet e MSA për prokurimin publik,Ndryshimet e nevojshme në legjislacionin shqiptar të prokurimit, etj. (Christopher Bovis (2007) EU Public Procurement Law, Edward Edgar Publishing, London)
15
Praktikë gjyqësore mbi kontratat publike
16
Final Exam
1
Fitimi i njohurive rreth çështjeve dhe problematikave të fushës se prokurimit Publik.
2
Përcaktimi i ngjarjeve dhe temave komplekse, nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve dhe bërjes së sugjerimeve të reja në përputhje me hulumtimet e fushës
3
Ne perfundim te lendes studentet do jene te afte te ndjekin zhvillimet e procesit te prokurimit publik dhe ankimet ne rastet e duhura.
4
Studentet do te fitojne njohuri ne lidhje me konfliktin e interesit ne prokurimin publik, llojet e konfliktit te interesave.
5
Studentet do te fitojne njohuri ne lidhje me regjimin e Komisionit Evropian për Prokurimin Publik dhe Direktivat e BE-së për prokurimin publik.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
94
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.76
ECTS
4.00