E Drejtë Civile II

Print

Denard Veshi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 226
Emri
E Drejtë Civile II
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta civile është një nga disiplinat e formimit karakterizues dhe profesional të programit të studimeve të nivelit të parë. Ky kurs eshte pjesa e dyte e cila ka për qëllim të familjarizojë studentët me konceptet e bashkepronesise, te drejten e parablerjes, uzufruktin, servitutin, mbrojtjen e te drejtes se pronesise. Në këtë lëndë do të trajtohet edhe koncepti i trashegimise, si trashegimia me ligj, me testament dhe padite perkatese. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën civile.

Objektivat

Kuptimi i normave juridike të përmbajtura në Kodin Civil jepet edhe nën këndvështrimin e praktikës gjyqësore shqiptare në kushtet e reja sociale të zhvillimit të shoqërisë shqiptare duke konsideruar edhe realitete të paparashikuara nga legjislatori në kohën e hartimit të Kodit Civil. Nëpërmjet seminareve të integruara me leksionet, debateve dhe diskutimeve në klasë studentët do të mund të prekin nga afër temat më të rëndësishme të lëndës.

Java
Tema
1
Marrëdhëniajuridike e pronësisë Hyrje e përgjithshme në marrëhdënien juridike të pronësisë duke shpjeguar se cfarë është ajo dhe duke pëërcaktuar elementët e saj. Ndalet në shpjegimin e llojeve të sendeve të cilët janë objekt pronësie. Po ashtu, përcaktohen subjektet të cilët mund të kenë në pronësi sende të caktuara. Libri: Ardian Nuni & Luan Hasneziri, E Drejta Civile II : Pronësia (Tiranë 2010) (Fq.5-93)
2
Bashkëpronësia Ky leksion trajton marrëdhënien e bashkëpronësisë dhe përcakton llojet e saj duke patur parasysh si lind bashkëpronësia, të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronarëve si dhe procedurat e ndjekura për pjesëtimin e sendit objekt bashkëpronësie. (Fq. 156-222)
3
Fitimi dhe humbja e pronësisë Në këtë leksion shqyrton mënyrat e fitimit të pronësisë të cilat janë mënyra origjinale dhe të prejardhura. Të gjitha këëto mënyra sqarohen në mënyrë të detajuar. Gjithashtu, një vëmendje e vecantë i kushtohet mbarimit të së drejtës së pronësisë duke sqaruar edhe pasojat që kanë për pronarët e sendeve. (Fq. 94-155)
4
Posedimi Posedimi trajtohet në mënyrë të vecantë si një nga të drejtat e përfshira në ushtrimin e pronësisë nga ana e pronarit. Bëhen të qarta dy situatat ku e drejta e posedimit mund t’i takojë pronarit të sendit ose një personi tjetër të cilit pronari i ka kaluar të drejtën e posedimit mbi sendin. Bëhet shpjegimi se cfarë përmbaj e drejta e posedimit, si lind ajo dhe kur mbaron kjo e drejtë për subjektët. (Fq. 520-556)
5
Mbrojtja e pronësisë Në këtë leksion trajtohen mënyrat e mbrojtjes së pronësisë duke sqaruar të gjitha llojet e padive nëpërmjet të cilave subjektet mund t’i drejtohen gjykatës për mbrojtjen e pronësisë së tyre. Këtu mund të përmendim padinë e rivendikimit, padinë mohuese, padinë e saktësimit dhe të rregullimit të kufijve, padinë e kallzimit të një dëmi të mundshëm etj. Të gjitha këto padi analizohen duke përcaktuar kushtet e ngritjes së padisë, legjitimimin aktiv dhe pasiv të subjekteve, afatet dhe mundësinë e parashkrimit të padive. (Fq. 420-519)
6
Uzufrukti - Kuptimi, mënyrat e krijimit, afati dhe objekti i uzufruktit – Bashkëuzufrukti Kjo temë trajton institutin e uzufruktit duke dhënë përkufizimin, mënyrën sesi krijohet uzufrukti, si dhe sendet të cilat mund të vendosen në uzufrukt. Gjithashtu trajtohet edhe bashkëuzufrukti. (Fq. 227-241)
7
Uzufrukti vazhdim Kjo temë trajton të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga uzufrukti për uzufruktuesin dhe pronarin e sendit objekt uzufrukti. Krahas kësaj jepen udhëzimet se si mund të mbarojë uzufrukti duke përcaktuar mënyrat e shuarjes së tij dhe kohëzgjatjen e përcaktuar nga dispozitat ligjore. (Fq. 242-304)
8
Provim Gjysmë-final
9
Servitutet Në këtë leksion jepet përkufizimi i servitutit, si një koncept shumë I rëndësishëm dhe i aplikueshëm në marrëdhëniet e bashkëfqinjësisë. Po ashtu, përcaktohen llojet e servittuteve duke përfshirë servitutet e qytetit dhe servitutet e fshatit. (Fq. 305-385)
10
Servitutet vazhdim Në këtë leksion përcaktohen mënyrat sesi mund të bëhet ushtirmi i servituteve si dhe përcaktohen momentet e shuarjes së servituteve. Një vëmendje e vecantë I kushtohet mbrojtjes së sëervituteve pra përcaktimit të mënyrave sesi subjektet fqinje mund t’i drejtohen gjykatës për mborjtjen e servituteve. (Fq. 386-419)
11
Kuptimi i trashëgimisë, përmbajtja dhe karakteristikat e saj Ky leksion jep kuptimin dhe rëndësinë e trashëgimisë duke sqaruar vecanërisht karakteristikat, kohën dhe vendin e celjes së trashëgimisë. Gjithashtu trajtohet objekti i trashëgimisë si dhe mënyra si mund të bëhet heqja dorë nga trashëgimia. Libri: Ardian Nuni & Luan Hasneziri, E Drejta Civile III : Trashëgimia (Tiranë 2010) (Fq. 7-55)
12
Trashëgimia ligjore Në këtë leksion shpjegohet rrethi i trashëgimtarëve ligjorë dhe mënyra sesi bëhet thirrja në trashëgimi e këtyre trashëgimtarëve. Po ashtu jepen karakteristikat e saj dhe përcaktohet mënyra sesi rregullohet trashëgimia me zëvendësim dhe e drejta e shtimit. (Fq. 56-82)
13
Trashëgimia testamentare Në këtë leksion jepet kuptimi i testamentit dhe karakteristikat e tij. Gjithashtu trajtohen subjektet të cilët e kanë zotësinë për të disponuar me testament dhe të për të fituar me testament. Krahas këtyre, analizohet forma, përmbajtja e testamentit dhe rezerva ligjore. Në përfundim, bëhet shpjegimi i pavlefshmërisë së testamentit, përfshirë pavlefshmërinë absolute dhe relative. (Fq. 83-166)
14
Paditë në lidhje me trashëgiminë Leksioni trajton mënyrat sesi mbrohet trashëgimia duke përcaktuar edhe paditë me anë të të cilave trashëgimtari mund t’i drejtohet trashëgimtari. Kështu, sqarohet dëshmia e trashëgimisë, padia për kërkimin e trashëgimit, pjesëtimi i pasurisë trashëgimore dhe masat për sigurimin e pasurisë trashëgimore. (Fq. 167-210)
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionit mbi te drejten e pronesise, mënyrat e fitimit dhe mbrojtjen e saj.
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionit mbi uzufruktin.
3
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionit mbi servitutin.
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionit mbi te drejten e trashegimise.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
100%
Përqindja e provimit përfundimtar
0%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
0 0 0
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 0 0
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
64
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
2.56
ECTS
6.00